LIVE UPDATES
Bota

Zgjedhjet në Gjermani, në sondazhe kryeson SPD, diferencë e ngushtë me CDU/CSU

26 Shtator 2021, 13:47 Nga DOSJA
Zgjedhjet në Gjermani, në sondazhe kryeson SPD, diferencë e

GJERMANI – Rezultati i zgjedhjeve konsiderohet i hapur dhe duket se mes socialdemokratëve (SPD) dhe unionit konservator (CDU/CSU) diferenca mund të jetë fare e ngushtë. Në vend të tretë renditet në sondazhe kandidatja e ekologjistëve „Të Gjelbërit”, Annalena Baerbock. Partia liberal-demokrate FDP synon sërish të arrijë një kuotë mbi 10% të përfaqësimit në parlament. Partia populiste e djathtë AfD gjithashtu pritet të jetë sërish e përfaqësuar në Bundestag (parlamenti gjerman). Partia „E Majta” sipas sondazheve mund të pësojë humbje elektorati, por sërish pritet të jetë e përfaqësuar në parlament.

Rreth 60,4 milionë qytetare e qytetarë me të drejtë vote janë ftuar të votojnë. Qendrat e votimit qendrojnë të hapura nga ora 8:00 deri në 18:00. Sistemi elektoral në Gjermani parashikon dy lloj votash, vota e parë për kandidatët e qarqeve për në parlament dhe vota e dytë për partitë. Eshtë pikërisht vota e dytë për partitë që në bazë të numrit të votave përcakton edhe partinë me përqindjen më të lartë e si rrjedhojë edhe se kush do të jetë kancelare apo kancelar. Pra vota e dytë për partinë është përcaktuese edhe për kancelarin. Në bazë të rezultateve përcaktohet niveli i përfaqësimit politik në parlament dhe numri i mandateve për secilën parti.

Steinmeier bën thirrje për pjesëmarrje në votime

Presidenti Frank-Walter Steinmeier përpara hapjes së qendrave të votimit bëri thirrje: „Çdo votë ka rëndësi – vota juaj ka peshë. Ndaj ju lutem: shkoni sot në votime!”, nënvizon Steinmeier si autor i ftuar në një artikull për gazetën “Bild am Sonntag”. Demokracia jeton prej pjesëmarrjes dhe bashkëveprimit. „Kush bashkëvepron, dëgjohet. Kush nuk voton, ua lë të tjerëve të vendosin edhe për të”, shkruan Steinmeier.

Gjithsej janë 47 parti dhe grupime që konkurrojnë në zgjedhje – kaq shumë nuk ka pasur asnjëherë më parë në garë që pas ribashkimit të Gjermanisë. Në Bundestag-un e 20 gjerman sidoqoftë me gjasë do të përfaqësohen vetëm gjashtë partitë e sipërpërmendura si deri më sot. Kancelarja Angela Merkel pas 16 vjetësh në këtë post nuk rikandidon më.

Reporteri i DW-së Jared Reed ka biseduar me zgjedhësit në një qendër votimi dhe i ka pyetur ata, se çfarë i preokupon më shumë në këto votime. Sikurse shkruan ai në twitter, përgjigja ka qenë, se prblemi më shqetësues për njerëzit është mbrojtja e klimës.

Sipas sondazheve pritet që për herë të parë që nga viti 1957 në Gjermani të jetë i nevojshëm një koalicion qeverisës i përbërë nga tri parti. Asnjëra nga partitë me gjasë nuk mund të arrijë shumicën e nevojshme për të qeverisur vetëm ose në koalicion dysh. Kësisoj konstelacionet e mundshme janë nga më të ndryshmet, si më realiste duken modelet:CDU/CSU – Të Gjelbërit – FDP, ose opcioni SPD – TË Gjelbërit– FDP. Në një koalicion të tillë do të ishte mjaft e vështirë ujdia për përmbajtjen e marrëveshjes së koalicionit për shkak të koncepteve politike me dallime të mëdha mes këtyre partive. Një koalicion SPD – Të Gjelbër – Të Majtë duket më pak i mudnshëm duke iu referuar shifrave nga sondazhet paraelektorale. Ndërsa një aleancë me partinë popiliste të djathtë AfD e përjashtojnë të gjitha partitë.

Prej javësh ka qenë evidente, se edhe për shkak të pandemisë së koronavirusit – ka një shifër rekord të votimit në distancë përmes postës. Rreth 40 përqind e votave mund të jenë dërguar me postë.

Marrë nga DW

LAJMI KRYESOR: Mbyllet procesi i votimit në Gjermani, pjesëmarrje më e lartë se në 2017! Dalin Exit Poll-et e para, CDU/CSU dhe SPD janë ‘kokë më kokë’

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota kryesojne socialdemokratet lajm i dw sondazhet per zgjedhjet ne gjermani zgjedhjet ne gjermani 26 shtator 2021 kryesojne socialdemokratet lajm i dw sondazhet per zgjedhjet ne gjermani zgjedhjet ne gjermani 26 shtator 2021

Sondazh

Poll
Bota 26 Shtator 2021, 15:46

Mbi 50% e parlamentit të Islandës janë gra

ISLANDË – Për herë të parë në Evropë, gratë zotërojnë më shumë se gjysmën e vendeve në parlamentin e ri të Islandës, sipas rezultateve përfundimtare ...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet