LIVE UPDATES
Bota

Zgjedhjet në Gjermani/ AfD rrit fuqishëm ndikimin e saj me anë të mediave sociale

26 Gusht 2021, 07:09 Nga DOSJA
Zgjedhjet në Gjermani/ AfD rrit fuqishëm ndikimin e saj me anë

GJERMANI– Mediat sociale po i kthejnë me kokë poshtë raportet politike në Gjermani. Edhe pse partitë në pushtet, kristiandemokratët CDU dhe socialdemokratët SPD, kanë numrin më të madh të anëtarëve, në facebook dhe media të tjera sociale ata janë vetëm liliputë të komunikimit. Partia ultra e djathtë, AfD ende e re ngarend shumë më përpara. Kjo është interesante, kur kemi parasysh rëndësinë gjithnjë e më të madhe të mediave sociale në fushatën zgjedhore të partive. Edhe partitë e tjera në Gjermani, si të Gjelbrit apo Liberalët, duket se janë të përgatitur më mirë për të luftuar për vota në internet sesa CDU/CSU dhe SPD.

Për të krahasuar ofertat e politikanëve dhe partive, Deutsche Welle krahasoi publikimet e tyre në platformat facebook, instagram, youtube dhe twitter në periudhën nga 1 qershori deri me 15 gusht 2021. Për këtë u përdor analizuesi “Storyclash”, me anë të të cilit mund të krahasohen numrat e shikimeve të videove apo interaksionet e përdoruesve me ofertat.

Më pak oferta – më shumë sukses

Politikania më e suksesshme gjermane në internet është kandidatja kryesore e AfD, Alice Weidel. Edhe pse ajo nuk ka shanse të fitojë zgjedhjet apo të bëhet kancelare, videot e saj në hapësirën kohore të sipërpërmendur u shikuan rreth 4.9 milion herë në mediat sociale.

Të gjithë kandidatët e tjerë dalin me as një çerektën. Me një rezultat tepër të keq shfaqet kandidati për kancelar nga Unioni Kristiandemokrat Armin Laschet me vetëm 320.000 shikime, edhe pse ai është një nga favoritët në garën për pasuesin e kancelares Angela Merkel.

Weidel fiton ndaj konkurrencës, edhe përsa i përket ndarjes dhe komentimit të postimeve. Kjo gjë ka shumë rëndësi për lidhjen e përdoruesve me ofertat. Konsulenti i komunikimit Johannes Hillje mendon se suksesi nuk është rastësi. “Ekziston një afinitet mes algoritmeve të mediave sociale dhe polarizimit dhe emocionalizimit të populistëve të djathtë.”

AfD bazohet mbi emocione. Në rradhë të parë te frika dhe zemërimi: frika nga emigrantët, kriminaliteti dhe rrënimi social, dhe zemërimi ndaj Angela Merkelit, qeverisësve dhe elitave. Përmbajtjet e saj kjo parti i shet shpesh me parulla sensacionale si: “Gjermania po bëhet republikë bananesh”.

Postimet e demokristianit Laschet nga ana tjetër mbeten të zbehta: slogani i tij “Mbrojtja inteligjente e klimës është detyrë gjithëpërfshirëse” ka mobilizuar vetëm pak përdorues në internet.

Sukses në zgjedhje falë facebook-ut

Facebooku ka në rradhë të parë rëndësi të veçantë për ngjitjen e AfD. Që nga themelimi në vitin 2013 partia ankohet se përfaqësohet pak në mediat kryesore. AfD gjeti pastaj te facebooku një platformë, ku mund të lidheshin ndjekësit e saj dhe ku partia mund të përhapte të pafiltruara fushatat e saj raciste dhe nacionaliste. Në një intervistë për DW zëdhënësi i shtypit të grupit parlamentar AfD, Marcus Schmidt, shprehet me bindje: “Pa facebookun mendoj se AfD nuk do të ishte bërë kaq shpejt kaq e suksesshme.”

Edhe analiza e DW tregon se deri sot facebooku luan një rol të jashtëzakonshëm për prezencën e AfD në mediat sociale. Kandidatja kryesore Alice Weidel realizon këtu rreth 84 përqind të interaksioneve të saj. Për trajnimin e personelit të saj në mediat sociale partia AfD merr mesa duket mbështetje edhe nga Facebooku. Kjo konfirmohet nga një punonjës i grupit parlamentar të AfD në një intervistë për DW.

Kjo shihet nga ofertat. Ato duken më konkrete dhe më të kuptueshme se ato të konkurrencës politike. Shkrimi në titujt kryesorë dhe tekstet është shpesh më i madh dhe më i lexueshëm se tek partitë e tjera, dizajni është konsekuent dhe uniform. Të gjitha këto janë elemente të vogla, që krijojnë suksesin digjital.

Dezinformimi si model biznesi?

Ofertat kanë në rradhë të parë një gjë, janë më emocionale. “Mendoj se emocionaliteti në sensin e një komunikimi të bazuar në vlera është shumë i rëndësishëm për suksesin në mediat sociale”, thotë konsulenti i komunikimit Hillje. “Fatkeqësisht emocionaliteti te partitë e tjera ngatërrohet shumë shpesh me mos të qenit racional.” Hillje ka shkruar një libër mbi strategjinë e AfD në internet. Në të ai paralajmëron se kjo parti me anë të aparatit të saj mediatik dëshiron të krijojë një “shoqëri të djathtë radikale të dezinformuar”.

Lajmet e rreme dhe dezinformimi kanë qenë që në fillim pjesë e fushatave të AfD. Partia duket se vepron në mënyrën e ish-presidentit amerikan Donald Trump, i cili kujdesej pak për të vërtetën në mesazhet e tij në twitter. Ajo që kishte rëndësi, ishte vëmendja. Analiza e DW për një video-koment të deputetit të AfD në Bundestag, Stephan Brandner, në YouTube tregon një strategji të ngjashme.

Akuza të tilla hidhen poshtë nga partia. Drejtuesi i ekipit të mediave sociale të grupit parlamentar të AfD, Mario Hau, tha për DW: “Ne i bëjmë të gjitha këto të bazuara në fakte, bazuar në, për shembull, pyetje dhe hulumtime, ne nuk prodhojmë lajme të rreme.”

Interneti si Perëndimi i egër

Duke pasur parasysh rritjen e rëndësisë të mediave sociale, një aleancë civile e sindikatave dhe iniciativave në Gjermani u bën thirrje partive, që të angazhohen për një fushatë elektorale të drejtë dhe transparente në internet. Felix Kartte nga nisma “Reset” thekson se për fushatat zgjedhore në rrugë dhe për reklamat elektorale në televizion ka prej kohësh rregulla strikte. “Por asnjë nga këto rregulla nuk zbatohet në internet. Në mediat sociale është pak a shumë si në Perëndimin e egër, gjë që shkon shumë në favor të AfD.”

Alternativa për Gjermaninë i refuzon thirrjet për angazhimin e të gjitha partive për një fushatë zgjedhore të drejtë dhe transparente. Në një intervistë për DW zëdhënësi i shtypit të grupit parlamentar të AfD, Marcus Schmidt, i quan të tilla iniciativa një “show” për të diskredituar partinë e tij.

Duke pasur parasysh informacionet e rreme, kritikët mendojnë se edhe kompanitë e mëdha të teknologjisë kanë përgjegjësi. “Është detyrë e platformave, që të mos ndihmojnë që artikujt me informacion të rremë dhe gënjeshtra të arrijnë të shpërndahen më shumë”, kërkon konsulenti i komunikimit Johannes Hillje. Përveç kësaj lajmet e rreme do të duhej të bëheshin të dallueshme për përdoruesit./DW/

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota afd cdu-csu zgjedhjet ne gjermani afd cdu-csu zgjedhjet ne gjermani

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë