Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
SHBA– Numërimi i votave në SHBA po shkon drejt fundit. Edhe Pensilvania që ishte e sigurtë për Donald Trump ka kaluar në krahun e Joe Biden, i cili ka nevojë cetëm për 6 vota elektorale për t’u shpallur president. Aktualisht në kanë mbetur 349 mijë vota për numërim dhe diferenca mes Trump dhe Biden është vetëm 22.389 vota. Gjithsesi numërimi i votave po bëhet me një ritëm mjaft të ngadaltë. I njëjti ritëm vijon edhe në shtetet e tjera si: Arizona, Nevada dhe në Karolinën e Veriut. Ndërsa në Georgia votat janë vendosur që të rinumërohen.
Aktualisht Biden ka 264 mandate elektorale nga 270 që i duhen në total për të fituar dhe për t’u shpallur Presidenti i 46-ë i SHBA-ve, ndërsa Trump ka 214 mandate elektorale. Megjithatë gara mbetet e hapur deri në fund, pasi disavantazhi i Trump është zvogëluar shumë.
Si është gjendja në të pesta shtetet
Nevada: Biden kryeson me 49,8% ndërsa Trump ka 48,1% të votave.
Georgia: Biden kryeson me 0,1% ku 2 449 371 vota ka ish-nën presidenti dhe 2 448 454 ka Trump. Megjithatë votat do rinumërohen,
Pensilvani: Joe Biden kryeson me një diferencë të vogël. Ai ka 49,5% të votave, ndërsa Trump 49,4%.
Karolina e Veriut: Trump kryeson me 50.1% të votave, ndërsa Biden ka 48.7% të tyre.
Alaska: Trump kryeson me 62.1% ndërsa Biden ka 33.5% të votave.
Zgjedhjet në SHBA janë shoqëruar me debate të shumta. Prej dy ditësh, Trump ka ngritur alarmin teksa ka deklaruar se i janë vjedhur votat. Sot ai tha se Gjykata e Lartë ka shkelur Kushtetutën, duke theksuar se në Pensilavani janë kryer shkelje, ndërkohë që votat me postë që janë bërë pas ditës së zgjedhjeve janë të paligjshme. Këto akuza i mbështetën dhe djemtë e tij, të cilët thanë se me votat po bëhet kërdia. Këtyre akuzave iu përgjigj grupi i vëshguesve të OSBE/ODIHR, të cilët i konsideruan të pabaza. Biden nga ana tjetër, është munduar të zbusë situarën. Ai ka deklaruar se nuk ka dyshime për fitoren me këtë ritëm votash, por duhet ruajtur qetësia.
“Nuk kam dyshim se kur të mbarojë numërimi i votave, Kamala Harris dhe unë do të shpallemi fitues. Unë kërkoj nga të gjithë të qëndrojnë të qetë, numërimi është duke u zhvilluar dhe ne do t’i dimë së shpejti. Në Amerikë vota është e shenjtë, çdo votë duhet të numërohet. Faleminderit për durimin tuaj,”- deklaroi Biden.
Por ka pasur edhe tensione në Pensilvani dhe Filadelfia, ku edhe janë ndaluar një kamion me persona të armatosur, të cilët ishin nisur në qendra votimi. Po ashtu në lidhje me zgjedhjet në SHBA ka folur edhe Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Mass, i cili është shprehur se e rëndësishme është që rezultati i zgjedhjeve të pranohet nga të gjithë.
(k.m/f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
KOSOVË– Ish-Presidenti i Kosovës, i cili aktualisht ndodhet në dhomat e parabugimit në Hagë, do të dalë para Dhomave të Specializuara me datë 9 nëntor në...
SUEDI- Kryeministri suedez Stefan Lofven është vetëizoluar, pasi një person i afërt me të ishte në kontakt me një person tjetër, i cili u testua pozitivisht. Ai...
SHBA– Kandidati demokrat për president të SHBA-ve, Joe Biden ka reaguar lidhur me afrimin e fundit të garës për Shtëpinë e Bardhë. Në një konferencë për s...
ATHINË-Ministri i Jashtëm Nikos Dendias duke iu referuar konflikteve me Turqinë ka thënë se Greqia është pro dialogut, por nga ana tjetër mbetet e gatshme ...
SHBA– Numërimi i votave për të shpallur presidentin e ri të Amerikës vazhdon. Ndërkohë që anëtarë të stafit të fushatës së Donald Trump po zhvillojnë një fushat...
HOLANDË– Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi është prangosur dhe është vendosur në dhomat e paraburgimit do të dalë para Gjykatës Spec...
Pensilvania duket të jetë një nga shtetet përcaktuese në garën për president të Shteteve të Bashkuara si dhe vendi i fundit që pritet të përfundojë numërimin e ...
TIRANE-Kreu i Aleanca Kosova e Re, Behgjet Pacolli, deklaroi mbrwmjen e sotme nw emisionin ‘Çim Peka LIVE’ se ai do të ishte një president fa...
SHBA– Zgjedhjet presidenciale në Amerikë, kanë shkaktuar protesta. Disa janë në mbështetje të Donald Trump dhe kerkojnë, ndalimin e numërimit, ndërsa përk...
KOSOVË-Ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ditën e sotme ka mbërritur në Gjykatën e Hagës, për t’u përballur me aktakuzat e ngritura ndaj tij. U ...