LIVE UPDATES
Politike

16 Shtator 2021, 16:56 Nga DOSJA

TIRANË- Kryedemokrati Lulzim Basha në foltorën e Kuvendit ka folur për zgjedhjet e 25 prillit, për të cilën u shpreh se edhe raporti i OSBE/OHDIR-it e vërtetoi që ato nuk kishte lidhje me demokracinë. Basha shtoi se të këqijat e qevëerisë Rama në këto 8 vite nuk kanë të mbaruar dhe se ai mund t’i listonte të gjitha. Ai gjithashtu ka cituar disa pjesë të raportit të publikuar nga OSBE/ODIHR në lidhje me masakrën elektorale që është bërë. Kryedemokrati gjthashtu foli edhe për programin e qeverisjes së PD-së, për të cilin shtoi se është më i miri në 30 vite. Basha tha se do të bëjnë çmos që ai të marrë jetë, pasi është me angazhime konkrete për çdo sektor të shoqërisë   

Fjala e Bashës:

Raporti i OSBE/ODIHR gur varri mbi zgjedhjet dhe deligjitimon rezultatin e një procesi zgjedhor që nuk kishte lidhje me demokracinë. Dhe mund të vazhdoj kështu me orë të tëra, duke numëruar të këqijat dhe poshtërsitë që i keni bërë shqiptarëve dhe Shqipërisë, nga aferat më të vjetra, tek ato më të reja, si ajo e portit të Durrësit. Nga dështimi i reformës në arsim, te kolapsi nën peshën e PPP-ve korruptive, i reformës në shëndetësi.

Nga reforma e falimentuar territoriale, që u qëndis si një këmishë force për t’u shërbyer interesave tuaja politike, por jo qytetarëve, tek e sëmura e madhe, që është reforma në drejtësi. Një e sëmurë që mbahet e intubuar nga partnerët, por e goditur dhe e rrezikuar nga virusi i korrupsionit i kësaj pakice që e ka kapur për të penguar ndëshkimin e merituar të eksponentëve të saj të korruptuar e të lidhur me krimin! E pas kësaj ekspozeje të shkurtër, që shqiptarët e njohin mirë sepse pasojat i kanë vuajtur dhe i vuajnë në lëkurën e tyre, pyetja që ngrihet është ku i gjetët votat?

Dhe përgjigja e menjëhershme vjen prej një tjetër raporti ndërkombëtar, atij të OSBE/ODIHR, i cili konfirmon masakrën zgjedhore. Aty thuhet se ka patur blerje masive të votave dhe presion ndaj votuesve. Se partia në pushtet dhe shteti janë shkrirë në një. Se asetet publike janë keqpërdorur në avantazh të partisë në pushtet, pra abuzim me pushtetin dhe funksionet publike! Keni rritur fiktivisht punësimin në administratën publike, duke shtuar mbi 12 mijë vetë, për qëllime elektorale, keni ushtruar presion mbi administratën publike për të votuar partinë në pushtet.

Raporti thotë se keni përdorur fonde e rindërtimit për të ndikuar votën. Keni përdorur legalizime në këmbim të votës. Keni vjedhur të dhënat private dhe personale të shqiptarëve duke ngritur sistemin kriminal të patronazhistëve për të ushtruar përmes këtij sistemi presione dhe shantazhe ndaj qytetarëve. Keni përdorur grupe kriminale për të ushtruar presion ndaj zgjedhësve. Keni ndryshuar Kushtetuën në mënyrë të njëanshme, në kundërshtim me rekomandimet e Komisionit të Venecias. Ndryshuat për qëllimet tuaja fletën e votimit, cka solli numër rekord votash të pavlefshme.

Po ashtu raporti flet edhe për përdorim e turpshëm të komitetit politik të ekspertëve, për të mbyllur kufijtë dhe për t’iu mohuar të drejtën e votës qindra-mijëra shqiptarëve në emigrim. Mjafton një nga rekomandimet prioritare që ti vërë vulën rrëzimit të këtye zgjedhjeve, po ua lexoj: Shteti duhet te garantojë të drejtën për një votë të lirë dhe të fshehtë. Duhet ndalur cdo forme presioni për të zbuluar nëse dhe si qytetarët kanë votuar. E keni lexuar apo jo? Ngjan si pika uji me raportin e Bjellorusisë së Lukashenkos. Mjafton kjo fjali që rëndon si gur varri mbi zgjedhjet e vrara. Kjo, të dashur bashkëqytetarë, është vetëm ajo që vëzhguesit e huaj kanë konstatuar për masakrën zgjedhore të 25 prillit.

Por ju e dini mirë se ajo ishte shumë më shumë se kaq, ndaj dhe ndërthurja e partisë, krimit dhe oligarkisë, e kanë deligjitimuar rezultatin e një procesi zgjedhor që nuk kishte lidhje me demokracinë dhe është i papranueshëm për një vend anëtar të NATO-s dhe pretendent për anëtarësimin në Bashkimin Europian. Ndaj edhe imponimi i një realiteti të rremë nuk zgjidh asgjë për shqiptarët, problemet e të cilëve janë dhe do të jenë po ato që kanë pasur para masakrës zgjedhore, për sa kohë ata që kanë prodhuar këtë gjendje ekonomike, politike dhe sociale, ndalën dhunshëm ndryshimin. Kështu vdesin demokracitë. Kështu humbet Shqipëria dhe fiton autoritarizmi!

Programi i PD më i miri në historinë e këtyre 30 viteve. Do luftojmë me çdo mjet dhe formë, që këto angazhime të bëhen realitet dhe zëri i qytetarëve që kërkojnë ndryshim të dëgjohet Kjo është mazhoranca e rremë, këta janë aksionerët e saj, këta dhe sponsorizuesit e tyre do të jenë përfituesit e këtij pushteti, jo shqiptarët! Përballë këtyre individëve mbi të cilin ngrihet ky pushtet i paligjshëm, detyra jonë është që të bëjmë gjithcka që ata të mos jenë më në këtë sallë dhe i njëjti fat të ndjekë sa më parë të gjithë ata që mbajnë në këmbë këtë regjim që nuk përfaqëson vullnetin e lirë të qytetarëve. Kjo është detya jonë e parë dhe vetëm ne mund e do ta bëjmë, sepse vetëm kështu ndahet përfundimisht e ardhmja nga e shkuara.

Ne jemi në vijën e parë të betejës. Sepse ishim ne që refuzuam parimisht të përdornim të njëjtin model korruptiv të ndërtuar nga ky regjim, pasi jemi të vetëdijshëm se me barazimin e këtyre faktorëve, pra me aktivizimin edhe nga ne të grupeve dhe metodave kriminale asgjë nuk do ndryshonte për shqiptarët, edhe nëse ndryshimi nuk do të ishte penguar. E ndryshme ishte beteja jonë. Ajo nuk u bë nga njerëz të pushtetshëm, nga krimielë të lidhur me politikën, nga parazitë të përfitimeve ekonomike që burojnë nga taksat dhe pasuritë e qytetarëve.

Beteja jonë u bë nga njerëz të zhveshur nga cdo pushtet dhe imunitet, nga qytetarë të thjeshtë, nga të rinj e të reja, nga punëtorë e punëtore që kërkonin një të ardhme më të mirë për veten dhe fëmijët e tyre, nga sipërmarrës të ndershëm që mbajnë mbi supe peshën e korrupsionit dhe klientelizmit të regjimit, nga intelektualë dhe aktivistë që kërkonin ndryshimin e shumëpritur. Ne nuk kërcënuam. Ne nuk blemë. Ne nuk vodhëm. Ne nuk përdorëm asnjë mjet shtetëror. Ne nuk pranuam asnjë kriminel. Ne dolëm në fushatë si njerëz të lirë, ne folëm qartë dhe fortë për vizionin tonë për Shqipërinë, për bijtë dhe bijat e saj, u bëmë zëri i tyre duke frymëzuar shpresë për një të ardhme më të mirë.

Ne i kemi dhënë shqiptarëve programin më të mirë të hartuar në historinë e këtyre 30 viteve, fryt dhe prodhim i ekspertëve më të aftë të vendit dhe bashkëpunimit me ekspertët dhe aleatët perëndimorë. Fryt i viteve të punës së bazuar mbi studime të gjendjes reale të vendit, në bashkëpunim të thellë dhe të hapur me të gjithë grupet shoqërore, me të papunët, me fermerët, me sipërmarrjen e vogël, me sipërmarrësit e mëdhenj, me prodhuesit, me eksportuesit, me mjekët dhe personelin shëndetësor, me arsimtarët, pedagogët dhe studentët, artistët dhe intelektualët, me elitën e mendjes dhe shpirtit të këtij vendi, me personat me aftësi të kufizuara, me të përndjekurit politikë dhe shoqatat e pronarëve.

Një program me angazhime konkrete, për cdo sektor të shoqërisë, që ofron zgjidhje për të cliruar potencialin e cdo shqiptari, që cliron dhe zhvillon potencialin e Shqipërisë të goditur nga korrupsioni që ka kapur shtetin. Një program që ka në qendër familjen shqiptare, që synon forcimin e shtresës së mesme, si garante e stabilitetit ekonomik dhe politik të vendit. Këto angazhime morën një mbështetje masive, sepse ishin rruga e vetme për të nxjerrë Shqipërinë nga stanjacioni dhe qëndrimi për shumë gjatë në vendnumëro. Ndaj ne do të luftojmë me cdo mjet dhe me cdo formë, që këto angazhime të bëhen realitet dhe zëri i qytetarëve që kërkojnë këto ndryshime të dëgjohet.

Distanca që ekziston midis vënies në jetë të këtij programi në dobi të shqiptarëve dhe vazhdimit të një modeli që ka rezultuar i dëmshëm për interesin publik nuk është e madhe, por e vogël sa 30 mijë votat që ndanë, pavarësisht gjithë paligjshmërive, dy kampet tona. Qytetare dhe qytetarë të nderuar, vendi ndodhet në një udhëkryq mes të shkuarës dhe të ardhmes. Për ne zgjedhja është e qartë, për ne zgjedhja është dhe do të jetë gjithmonë vetëm ajo që është e mirë për Shqipërinë dhe shqiptarët.

LAJM KRYESOR: Seancë MARATONË në Kuvend! Jepet votëbesimi për qeverinë e re, Rama “shtrin dorën” tek PD. Opozita kërkon kryeministrin për debat: Po talleni me shqiptarët, është detyrë kushtetuese të jetë këtu

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike lulzim basha seanca plenare 16 shtator 2021 lulzim basha seanca plenare 16 shtator 2021

Sondazh

Poll
Politike 16 Shtator 2021, 16:30

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka pasur një përplasje me deputetin e Partisë Demokratike, Ervin Salinjani lidhur me largimin e kreut të qeverisë nga Kuvendi...

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje