Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
SLLOVENI- Gazetarë sllovenë që nuk pajtohen me qeverinë e tyre po përballen këto ditë në Twitter ose Facebook me të shara, fyerje e madje edhe kërcënime me vdekje. Kjo vlen edhe për yjet e televizionit publik. Sikur të mos mjaftonin këto kërcënime edhe kryeministri u dha gazetarëve një goditje të fuqishme: “Nën patronazhin e së majtës ekstreme RTV Slovenija është bërë një nxitës qendror i urrejtjes dhe kërcënimeve”. Sipas tij radio-televizioni publik slloven RTV Slovenija, është pjesë e një “grupi ogurzi” që kërcënon “shëndetin dhe jetën” gjatë epidemisë së Coronës.
Epidemia si pretekst
Askund në Evropë lufta për masat e krizës për Coronën nuk po zhvillohet kaq e fortë sa në Slloveni. Kryeministri i ri, Janez Janša, ka vetëm gjashtë javë në detyrë dhe po përpiqet të përdorë momentin për të zgjeruar më tej pushtetin e tij. Epidemia është një mundësi unike për ta bërë këtë: armiku është virusi, dhe kushdo që kritikon qeverinë është i lidhur me virusin. Edhe emërimet dhe largimet nga detyra në televizionin publik justifikohen me gjendjen e emergjencës. Në kohë normale shanset për ndryshime të tilla do të ishin të pakta. Janša udhëheq një koalicion të dobët prej tre partish. Me qëllimet e tij nacionaliste të djathta dhe qeverisjen autoritare, 61-vjeçari nuk ka as shumicë në qeveri, e lëre më popullsi.
Sapo u bë e njohur se gazetari investigativ Blaž Zgaga u nderua me çmimin Freedom of Speech Award (FOSA) nga Deutsche Welle, ai u godit në mediat sociale me një sulm të stilit rus. “Fakti që Zgaga mori çmimin është dëshmi se askush nuk di sllovenisht në Deutsche Welle” – u shpreh p.sh. një deputet i partisë qeveritare. Qindra trollë nga llogari të rreme po shajnë këto ditë “lajmet e rreme të drejtuara nga George Soros”.
Fushata qeveritare
Burimi kryesor i fushatave është radiostacioni privat Nova24, i themeluar pesë vjet më parë sipas modelit të FoxNews në SHBA për të thyer hegjemoninë e mediave liberale. Nova24 sulmon refugjatët, homoseksualët dhe romët dhe financohet nga partia e Janšas SDS, e cila është e afërt me Orbánin. Në mes të marsit shefi i Nova24 Aleš Hojs, një nga twitteristët më të etur, u bë ministër i Brendshëm në qeverinë e drejtuar nga SDS.
Sulme personale kundër Zgagas
Blaž Zgaga është figurë e urryer për kampin e Janšas pasi zbuloi një skandal për blerjen e tankeve finlandeze më shumë se dhjetë vjet më parë. Ekspertiza e tij ishte e padiskutueshme: me një koleg të radios, ai botoi tri vëllime mbi kontrabandën e armëve në kohën e luftërave në Jugosllavi – një vepër standarde me më shumë se 1.300 faqe e hulumtuar me përpikëri. Që nga ajo kohë, ish-redaktori i gazetës së Mariborit “Večer” ka shkruar kryesisht për mediat e huaja, përfshirë “Spiegel” dhe “Guardian”. Në shkrimet e tij ai nuk është marrë vetëm me Janšan dhe kampin e tij – por edhe me ish-presidentin Milan Kuçan, i cili qe përfshirë në një tregti armësh. Kur gazetari shkruajti për korrupsionin në furnizimin me aparate frymëmarrjeje në fillim të muajit prill, kryeministri Janša e sulmoi personalisht atë – një veprim i palejueshëm për qeveritë demokratike. Zgaga “i përtyp gënjeshtrat e tij për dekada të tëra”, shkroi kryeministri në Twitter.
Në intervistë me DW, Zgaga tha se jeton në një izolim të dyfishtë: “Nga njëra anë për shkak të Coronës, nga ana tjetër për shkak të kërcënimeve që mora. Për ca kohë guxoja të dilja nga banesa vetëm natën”. Ai është i vetëdijshëm se politika nganjëherë ka si qëllim frikësimin e gazetarëve dhe shmangien e kritikave ndaj shtetit. “Ne të gjithë duhet të jetojmë të frikësuar, qëllimi është një diktaturë e frikës,” tha gazetari investigativ, fitues i çmimit Freedom of Speech Award.
(a.s/ dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
KINË– Një profesor i Universitetit të Pittsburgh, i cili ishte në prag të një zbulimi shumë të madh dhe domethënës në lidhje me virusin Covid-19. është gje...
Të rrezikshme për Evropën i ka quajtur raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon, shkëmbimet etnike-territoriale, duke shprehur në të një...
GREQI–Shënohet incidenti i parë pas karantinës në Greqi. Një grup të rinjsh janë mbledhur së bashku pas orës 23:30 në Agia Paraskevi, për të pirë birra. Mirëpo ...
PRISHTINË– Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas lajmit se sot në vedn ishet shënuar vetëm një rast i ri me koronavirus.Lajmi...
PRISHTINË– Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka emëruar si këshilltarin e tij politik dhe udhëheqës të zyrës për Komunitete, Cvetko Vejlkoviq. ...
Kosovë- Komisioni i Venecias ka refuzuar të trajtojë kërkesën e kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, për një opinion rreth kompetencave të president...
Kosovë- Gazetari Milaim Zeka ka thënë se avokati Tomë Gashi dhe Nol Nushi janë konfrontuar fizikisht në debatin e Radio Televizionit të Kosovës të Ridvan Berish...
Kosovë– Situata është ende e tensionuar në Qendrën e Studentëve në Prishtinë, pas ngjarjes së 3 majit, ku një ri nga Gjilani i dha fund jetës. Në këtë qendër, k...
Kosovë– Ka kaluar në fyerje personale një debat në televizionin publik të Kosovës. Avokati Tomë Gashi dhe aktivisti i PSD’së Nol Nushi mospajtimet e tyre i shfa...
ZAGREB-BE-ja është partneri më i rëndësishëm i rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe videokonferenca do të nënvizojë rëndësinë e marrëdhënieve unike BE-Ballkani P...