LIVE UPDATES
Aktualitet

Koronavirusi/ Shqetësimi i grekëve për rastin e dyshuar, plani i jashtëzakonshëm për të shmangur virusin vdekjeprurës

26 Shkurt 2020, 08:35 Nga DOSJA
Koronavirusi/ Shqetësimi i grekëve për rastin e dyshuar, plani i

GREQI– Greqia ka raportuar për katër raste të dyshuara të koronavirusit, por në bazë të mediave të huaja nuk është identifikuar ende nëse testet kanë rezultuar pozitivë. Personat e dyshuar kanë udhëtuar nga Italia drejt Greqisë dhe tashmë janë nën kujdesin e ekspertëve dhe mjekëve në vend.

Autoritetet shëndetësore greke janë në gatishmëri ndërsa koronavirusi po përhapet në Evropë. Qëllimi i tyre është mbrojtja më e mirë e mundshme për të gjithë qytetarët e Greqisë dhe të tjerë emigrantë që jetojnë e punojnë brenda territorit të saj.

Mjekët dhe specialistët po bëjnë të pamundurën që edhe nëse do të regjistrohet një rast i koronavirusit, do të mjekohet siç duhet për të parandaluar përhapjen e tij. Në Ministrinë e Shëndetësisë, si udhëheqja politike, ashtu edhe Komiteti Special i Sëmundjeve Infektive po zhvillojnë vazhdimisht takime të rregullta, duke vlerësuar të gjitha të dhënat më të fundit epidemiologjike.

Komuniteti grek i kujdesit shëndetësor në gatishmëri

Ndërsa numri i vdekjeve në Itali u rrit në 11 dhe rastet e konfirmuara janë 322, në Francë rastet e konfirmuara janë 14, në Gjermani 16, Zvicër, Spanjë, në Kroaci, Austri dhe Serbi janë raportuar nga dy raste të banorëve me koronavirus, institucionet e sëmundjeve infektive greke po vlerësojnë çdo situatë që ndodh në Greqi. Katër raste të dyshimta janë parë tashmë në Spitalin Universitar Patras, Spitalin e Fëmijëve Aglaia Kyriakou, Spitalin Sotiria dhe Spitalin Atticon në 48 orët e fundit . Të tre tashmë janë konfirmuar në mënyrë laboratorike nga Instituti Pasteur të jenë koronavirus negativë, dhe për rastin e katërt rezultatet laboratorike priten. Një tipar i zakonshëm i të katër pacientëve është historia e tyre e udhëtimit në Itali.

Në kuadër të planit për të shmangur një shpërthim të mundshëm të koronavirusit të ri në Greqi, qeveria do të nxjerrë një akt legjislativ i cili do të përfshijë masa për të parandaluar shfaqjen dhe përhapjen e tij në vend. Sipas zëdhënësit të qeverisë Stelios Petsas, akti legjislativ përbëhet nga pesë nene kryesore.

Qeveria do të vendosë kontrolle parandaluese në pikat hyrëse dhe dalëse të vendit dhe gjithashtu do të kufizojë përkohësisht linjat ajrore, detare, hekurudhore ose rrugore me vendet ku është përhapur sëmundja.

Gjithashtu në rast të një incidenti të ri të koronavirusit në çdo zonë, akti legjislativ parashikon pezullimin e përkohshëm të funksionimit të të gjitha institucioneve arsimore si shkolla, universitete, teatrot, kinematë, vendet sportive dhe shërbimet publike.

Nenet e tjera synojnë t’i japin qeverisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë, veçanërisht, fleksibilitetin e nevojshëm që do t’i lejojë ata të forcojnë autoritetet mjekësore për t’u marrë me një epidemi të mundshme.

Koronavirusi po përhapet me shpejtësi në Europë. Në Itali deri në tani janë shënuar 11 viktima dhe mbi 320 persona janë infektuar, ndërkohë nurmi i këtyre të fundit po rritet nga ora në orë. Mes të infektuarve është edhe një fëmijë. Ndërkohë harta e koronavirusit po zgjerohet, pasi një rast është konfirmuar në Koraci, dy në Austri dhe dy në Serbi. Ndërsa në Greqi, dyshohet se është infektuar me koronavirus një person në Patra. Nga ana tjetër, koronavirusi po vijon të marrë jetë njerëzish në Kinë dhe vendet të tjera, ku mësohet se në rang global janë regjistruar 2.700 të vdekur dhe mbi 80.000 të infektuar. Në Shqipëri nuk ka asnjë rast të konfirmuar me Koronavirus.

Burimi: Protothema 

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi në greqi koronavirusi ne itali koronavirusi në greqi koronavirusi ne itali

Sondazh

Poll

"Pyes veten kush je"/ Bardhi replikon me Spiropalin: Mos je gjë motra e Olsi Ramës

"Pyes veten kush je"/ Bardhi replikon me Spiropalin: Mos je gjë motra e Olsi Ramës

Rezoluta anti-korrupsion, Çuçi: Ka rënë korrupsioni, 95 % e shërbimeve kryhen nga telefoni

"Vënia në kontroll e SPAK, fantazi"/ Rama i kthehet Opozitës: Po treteni tek 'Rrugica e Shpresës'

Rama mban fjalën në seancë plenare, deputetët godasin tavolinat

"Keni ende shumë për të parë"/ Rama: Korrupsioni në Shqipëri vazhdon

Rezoluta e PS-së në Kuvend/ Rama: Jemi në luftë me korrupsionin prej 10 vjetësh

Argita Malltezi: Ndërrimi i destinacionit të Kompleksit Partizani u bë nga Rama

"Kryedemokrati dhe Malltezi të arrestuar politik", Argita: SPAK ka kaluar nga një akuzë në tjetrën

Paralajmërimi i Argita Mallatezit: Do të përfshihem në politikë nëse është e nevojshme

Pjesmarrja e Berishës në Kuvend u refuzua/ Gjokutaj: Veprim skandaloz i SPAK

Gjyqi ndaj Berishës, Mëngjesi: Është përdorur standard i dyfishtë

Lapsusi me datën/ Rama njofton samitin e madh me komunitetin Europian

“Keni fituar më shumë zgjedhje se unë”/ Cameron batuta me Ramën

"Emigracioni është problem," Cameron i prerë: Partneritet dhe në luftën kundër krimit të organizuar

Emigracioni/ Rama me Cameron: Operacionet do të vazhdojnë, gadishmëria jonë është maksimale

“Anglia më e pranishme në vendin tonë”, Rama: Projekt strategjik për hekurudhën Durrës-Prishtinë

Rama: Me Cameron kemi biseduar për marrëdhëniet bilaterale

Nis fuqishëm protesta para Bashkisë Tiranë, qytetarët hedhin molotov para godinës

Të pranishëm në protestë, akti fisnik i qytetarëve, u japin ujë efektivëve të policisë

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM