Raportimi i Endri Shabanit sjell përplasje në Kuvend, PD: U zgjodh në mënyrë antikushtetuese. PS shtyn projekt-rezolutat në seancën e fundit plenare
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
Incident para Kuvendit! Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj(VIDEO) ...
"Jo 50, as 150, por edhe 1 550 ditë, ne do jemi këtu"/ Protestuesi dekoron qytetarët në shesh: Ju meritoni medalje ...
TIRANË- Varreza tumulare të 3500 viteve më parë dhe artefaktet e gjetura në të janë pasaporta ilire në Himarë. Trashëgimia që konsiderohet ndër më të vyerat për kohën, doli në dritë pak ditë më parë nga puna 2 vjeçare e arkeologëve shqiptarë. Arkeologu, Mariglen Meshini, pjesë e skuadrës që punoi për zbulimin, thotë për Rtv Ora se gjetja e kësaj varreze i shton akoma më shumë potencialin arkeologjik gjithë kësaj zone.
Meshini: Për herë të parë në zonën e Bregut ndeshim atë që në gjuhën tonë profesionale quhet kultura e tumave apo riti i varrimit me tuma që i përket periudhës së Bronzit të vonë e lidhur ngushtësisht me formimin e etnosit ilir. Gjetja e kësaj varreze në këtë pozicion të Shqipërisë i shton akoma më shumë potencialin arkeologjik gjithë kësaj zone, shohim shtrirjen e kësaj kulture ilire edhe në këtë pjesë të Shqipërisë. Kjo i rrit vlerat akoma më shumë.
Ai sqaron me tej se kultura e varrimit me tuma lidhet me periudhën e Bronzit dhe në përgjithësi arkeologët e kanë lidhur këtë kulturë jo vetëm me pjesën e territorit të Ilirisë por në gjithë Ballkanin Perëndimor.
Por ajo që ka rëndësi, sipas arkeologut, është që kjo është periudha kur formohet etnosi ilir dhe nga pikëpamja historike por edhe arkeologjike, kjo është shumë e rëndësishme.
Meshini: Bëhet fjalë për një varrezë që duhet të ketë përmasa të mëdha.
Ky zbulim ka potencial të konsiderueshëm edhe sa i përket objekteve të zbuluara dhe studimi antropologjik që do tu bëhet skeleteve të zbuluara, pritet të japë informacione shumë të detajuara.
Meshini: Është një vlerë e shtuar për fondin e trashëgimisë kulturore por ka një vlerë të shtuar edhe në aspektin edukativ. Brezat do të kenë mundësi të informohen dhe edukohen që edhe në këtë periudhë kjo zonë ka qenë e banuar dhe ka pasur aktivitet, dhe dëshmitë janë të dukshme dhe të prekshme. Kemi një potencial të konsiderueshëm sa i përket edhe objekteve të zbuluara dhe studimit antropologjik që do tu bëhet skeleteve të zbuluara që do të na japin informacione shumë të detajuara jo vetëm mbi gjininë e personave por edhe mbi aktivitetin e tyre të përditshëm, sëmundjet që kanë pasur, e me radhë.
Arkeologu shton se këto objekte patjetër janë potencial për tu ekspozuar në një muze dhe pse jo në të ardhmen në një muze të përshtatshëm lokal në Himarë që do të ishte atraktiv për të gjithë atë zonë dhe turistët që e vizitojnë në masë gjatë verës. Po kërkimet nuk mbarojnë këtu.
Meshini: Jemi duke përgatitur raportin paraprak të këtij gërmimi që do të pasohet nga studime të mirëfillta.Në vëmendjen tonë do të jetë edhe parja e kësaj zone në një këndvështrim më të gjerë duke i lidhur vendbanimet e identifikuara deri më tani me këtë varrezë të gjetur por edhe për të kërkuar dhe parë pika të tjera me interes përreth kësaj zone që duket që është shumë e pasur.
(Marrë nga Ora News)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Pastori Fitor Muça ka pranuar se i njihte motrat Josifi dhe nënën e tyre Zhaneta, të cilat besonin tek ringjallja dhe sollën horrorin në Kom...
TIRANË- Mjeku i Urgjencës, Petrit Vargu tha për Euronews Albania se situata nga COVID-19 në Shqipëri nuk është menaxhuar siç duhet që nga fillimi i ...
ITALI-Një 32-vjeçar shqiptar, tentoi që qëllonte me pistoletë një polic. Ngjarja e rëndë ndodhi jashtë nja garazhi në Cinncovallazione të Sassuolos, i ci...
TIRANË– Ditari i familjes Josifi ka nxjerrë në dritë detaje të reja mbi shënimet që kanë mbajtur dy motrat dhe nëna e tyre që besonin tek ringjallja....
TIRANË– Në redaksinë e Euronews Albania kanë mbërritur denoncime nga qytetarë për refuzim të realizimit të tamponit nga institucionet përkatëse, ndon...
TIRANË– Presidenti i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë dhe Kryetar i Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë, Imzot George Frendo, ka komentuar ngjarje...
ELBASAN-Ronaldo Lazari, i cili u arrestua pas sherrit masiv në Elbasan është lënë i lirë nga gjykata. Atij iu vunë prangat për kundërshtim të forcave të policis...
TIRANË- Agjencia e Prokurimit Publik prej pak javësh është pa drejtues. Që pas shkarkimit të Evis Shurdhës, Kryeministria ka hapur garën dhe po kërkon drej...
ELBASAN– Një person ka në Elbasan ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Mësohet se personi që është i infektuar nga koronavirusi është një efektiv.Efektivi në...