LIVE UPDATES
Aktualitet

“Mbylljani gojën”/ Sherr në studio, pastori Muça përplaset me Manen: Isha në bregdet kur ndodhi horrori në Kombinat! G

7 Korrik 2020, 15:57 Nga DOSJA
“Mbylljani gojën”/ Sherr në studio, pastori Muça

TIRANË– Pastori Fitor Muça ka pranuar se i njihte motrat Josifi dhe nënën e tyre Zhaneta, të cilat besonin tek ringjallja dhe sollën horrorin në Kombinat. Në një lidhje me Skype në studion e ‘Shqipëria live”, Muça tha se vajzatnë fjalë, para gjashtë vitesh frekuentonin kishën Rilindja që drejtonin ai, por që më pas janë zhdukur,

Sipas Muçës, vajzat e kanë frekuentuar këtë kishë për më shumë se tre vite e gjysmë, ndërsa më pas jan shkëputur prej saj në mënyrë të papritur dhe pa i thënë gjë askujt.

Po, i kam njohur vajzat. Frekuentonin prej më shumë se tre vitesh e gjysmë dhe para gjashtë vitesh u shkëputën. Nuk i thanë gjë askujt. Shoqeve u thonin që kemi drejtim tjetër,”– tregon Muça.

Mës pas, fjalën e mori Bledi Mane, i cili u shpreh se ka lexuar se vajzat hoqën dorë nga kjo kishë pas pakënaqësive që kishin nga pastori Muça.

Ju kanë përmendur edhe me emër,”– shton Mane.

Ju kuptoj,”- vijon pastori,- “atëherë unë fola dhe natyrisht mendoj që profesionalisht ai që i thotë këto fjalë duhet të kontaktonte edhe me mua nëse këti gjëra janë të vërteta apo jo. Ndoshta në mendjen e vajzave mund të ketë pasur pakënaqësi, por unë nuk jam në dijeni të tyre.”

Pastor, pas pesë ditësh tollovatjesh, ju gjeni kohën dhe dilni në publik, vetëm kur ju përmendet emri. Ndërkohë që ju, si person që i njihni vajzat nga afër, i keni trajtuar për aq vite, duhet të kishit nxituar të dilnit të jepnit deklaratë. Vonesa juaj më bën të dyshoj,”– vijoi Mane.

“Të dyshosh për çfarë,”- ndërhyri moderatorja Erjona Rusi.

Një kishë është një komunitet dhe jeton me hallet e besimtarëve,….”- tha Mane

Më lejoni,”– tha pastor Muça.

Të lutem Bledi ta lejojmë të flasë,”- tha Rusi.

Shife Bledi thotë…ai duhet të dilte të fliste, jo pas pesë ditësh. Të tregonte si i ka njohur. Do nxirrni Bledin fajtor tani që i ka çuar drejt vetëvrasjes,”– tha Bledi Mane.

Po jo monolog Bled…e bëre pyetjen,”– u shpreh Flori Gjini, bashkëmoderator i emisionit.

Duhen këto, sepse po marrim në qafë njerëzit dhe nuk do ketë më zjarrfikës që të na nxjerrë nga atje ku mund të jemi. Shkundini teologët se do na vijë radha një nga një,”– shtoi Bledi Mane.

“Të lutem, mos bëj parashikime makabre…lëre të flasë,”- iu kthye Erjona Rusi.

“Atëherë, makineria e palës funksionon në mënyrë të shkëlqyer. Më lejoni të flas sepse ju jeni në studio ndërsa unë jam këtu jashtë,”– tha Fitor Muça.

“Hajde pastor, merr makinën dhe hajde,”– tha Bledi Mane.

Atëherë, ngjarja ka ndodhur ditën e enjte. Unë kam qenë me pushime në Vlorë. Në darkë, mrr një mesazh nga një person i kishës që më pyet nëse i kam parë lajmet. Pastaj më sqaroi se bëhej fjalë për vajzat që kishin qenë në Kishën tonë. Nëse një person largohet nga kisha, nuk ka më autoritet mbi atë person dhe nuk mbajmë përgjegjësi për ta. Është sikur një fëmijë të largohet nga shtëpia,”– tregon pastori.

Atëherë pastor më lejoni…në një tjetër intervistë keni theksuar se nëse vajzat do të kishin frekuentuar kishën ku jeni ju do të ishin gjallë sot, në të kundërt ndodhi kjo. Çfarë fshihet?”- tha Erjona Rusi.

“Duhet të jetë një dorë e fuqishme, një mendje dhe një zë që imka stopuar nga vërteta që i futi në qorrsokkun e asaj që quhet përjetësi. Është e pamundur…Unë kam cituar median dhe portalet. Janë portalet që kanë thënë se i vizitonin njerëz me kostum. Një pastor i një kishe që frekuentohet nga 500 njerëz, nuk mund të kontrollojë se çfarë bën çdonjëri prej tyre,”– përfundoi Muça.

Mos ma merr për keq, ta qaj hallin se ndoshta nuk jeni mësuar me këto situata, por duhet të kishit treguar dhe reaguar që në ditën e parë,”- tha Mane.

“A ka mundësi, nuk më keni ftuar ju,”- vijoi Muça.

“Po ju s’të lini, më keni vënë këtu dhe s’më lini të flas. Jeni mirë apo jo,”- tha Mabe.

Kam edhe unë të drejtën time. Mbyllini gojën zotërisë se do e dorëzoj telefonin dhe do vij në studio,”- vijoi Muça.

Hiqi more këto fjalë, mbyllini gojën sepse nuk jemi te oborri i kishës tënde,”– tha Mane më tej, ndërkohë që në studio u konfuzua situata. Në fund pastori Muça tha se nesër në studio do t’u përgjigjet të gjitha pyetjeve.

Ngjarja e rëndë u zbulua mbrëmjen e 2 korrikut dhe tronditi opinionin publik, ku në pallatin parafabrikat në Kombinat, u gjetën dy trupat e vdekur të Zhaneta dhe Anisa Josifit (nënë e bijë).

Në gjendje të rëndë ishte edhe vajza tjetër e Zhanetës, Blerta Josifi 34-vjeçe. Kjo e fundit bashkë me nënën e saj kishin mbajtur në banesë trupin e pajetë të Anisës, të cilin e lyenin me vaj e uthur që të mos binte erë. Në banesën e tyre të thjeshtë në këtë lagje të Tiranës, policia gjeti shënime fetare, për të cilat ende vijojnë hetimet për të gjetur se kujt sekti fetar i përkiste familja Josifi.

Blerta që prej 2 korrikut, ndodhet e shtruar në spitalin Psikiatrik të Tiranës. Ajo tashmë është në gjendje të mirë shëndetësore dhe dëshmia e saj pritet të zbardhë detaje në lidhje me ngjarjen e rëndë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet bledi mane erjona rusi fitor muca flori gjini horrori ne kombinat shqiperia live bledi mane erjona rusi fitor muca flori gjini horrori ne kombinat shqiperia live

Sondazh

Poll
Aktualitet 7 Korrik 2020, 14:21

TIRANË- Shefi i zjarrfikëses së Tiranës tregoi momentin kur ata ndërhynë në shtëpinë e familjes Josifi në Tiranë ku në 2 korrik, u gjet e pajetë, Zhaneta d...

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më