Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Bota
Weinstein deklarohet i pafajshëm mbi 11 akuzat për sulm seksual në Kaliforni
22 Korrik 2021, 10:02Nga DOSJA
SHBA- Producenti Harvey Weinstein u deklarua i pafajshëm në një gjykatë në Los Anxhelos të Mërkurën për katër akuza për përdhunim dhe shtatë akuza të tjera të sulmeve seksuale.
Sipas mediave amerikane, policët e sollën 69 vjeçarin e akuzuar për përdhunim në gjykatë me një karrocë invalidi. Ai kishte veshur uniformën kafe të burgut dhe mbante maskë anti-Covid.
Ai u deklarua i pafajshëm për katër akuza për përdhunim, katër akuza për seks oral të detyruar, dy akuza të ngacmimit seksual dhe një akuzë për përdorimin e forcës, akuza që së bashku mund të sjellin një dënim prej 140 vjetësh.
Weinstein foli vetëm për t’i thënë “faleminderit” gjyqtarit Sergio Tapia, i cili i uroi fat pasi mbaroi seanca. Ai tani pret një gjykim të dytë dhe mundësinë e një dënimi tjetër të gjatë.
Kushtet e ekstradimit të Weinstein kërkojnë që gjyqi i tij të fillojë në nëntor. Werksman tha se Weinstein ende nuk kishte hequr dorë nga kjo e drejtë, por do të ishte e pazakontë që gjyqi të fillojë kaq shpejt. Weinstein do të kthehet në gjykatë për një seancë dëgjimore javën e ardhshme.
Padia e Weinstein në Kaliforni përfshin pesë gra në incidente që shtrihen nga 2004 në 2013. Shumica thuhet se kanë ndodhur në hotelet e Beverly Hills dhe Los Angeles ku Weinstein kishte selinë e tij për biznesin e Hollywood. Disa u zhvilluan gjatë javës së çmimeve Oskar, kur filmat e tij ishin pretendentë për vite me rradhë. Në total, gati 90 gra, përfshirë Angelina Jolie, Gwyneth Paltrow dhe Salma Hayek kanë akuzuar Weinstein për ngacmime seksuale ose sulme.
(d.a/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
KOSOVË-Nëntë zyrtarë të Ministrisë së Bujqësisë në Kosovë janë pezulluar nga puna për kepërdorim të detyrës, mashtrim dhe marrje rryshfeti.Rreth këtij rast...
BRAZIL– YouTube thotë se ka hequr videot e postuara nga presidenti brazilian, Jair Bolsonaro, sepse përhapin lajme të rreme në lidhje me koronavirusin.Sipas BBC...
SHBA-Një studim i ri ka nxjerrë ka nxjerrë në pah se vaksinat Pfizer dhe Astra Zeneca janë të vlefshme edhe jundër variantit të transmetueshëm Delta.Aljazeera r...
BRUKSEL– Partitë politike opozitare e kritikuan kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për takimin e fundit në Bruksel me presidentin e Serbisë Aleksandër ...
IZRAEL– Zgjodhëm emrin ”Pegasus”, sepse softueri është një kalë Troje, madje një kalë Troje me krahë, që fluturon direkt në telefonin celular, qe shprehur njëhe...
SHBA– Ceremonia e hapjes së Lojërave Olimpike të Tokios të premten do të nisë nën hijen e pandemisë, e cila nxiti shtyrjen në kohë të kësaj ngjarjeje spor...
KOSOVË– Zëvendësministri i Infrastrukturës së Kosovës, Hysen Durmishi, njoftoi se ka marrë vendim që të pezullojë marrëveshjen prej 5 euro shtesë për vendo...
KINË-Përmbytjet ‘shkatërruese’ vazhdojnë në Kinën Qendrore duke e çuar numrin total të viktimave në 33 si dhe të eth 200.000 personave që janë janë ...