Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Bota
“Një Kalë Troje që fluturon”, DW mbi skandalin Pegasus: Kujdes, jo vetëm armiku por edhe miku të përgjon
22 Korrik 2021, 09:13Nga DOSJA
IZRAEL– Zgjodhëm emrin ”Pegasus”, sepse softueri është një kalë Troje, madje një kalë Troje me krahë, që fluturon direkt në telefonin celular, qe shprehur njëherë në një intervistë Shalev Hulio, shefi i firmës izraelite NSO. Madje programi i spiunimit mund të instalohet nga distanca, pa asnjë ndërhyrje në aparaturë, në mënyrë krejtësisht të fshehtë, pa dijeninë e personit që përgjohet, madje edhe pa qenë nevoja, që viktima të bëjë diçka.
Produkti më i shitur
Pegasus është bestselleri i firmës. Në mbarë botën shërbimet sekrete dhe autoritetet policore e shfrytëzojnë këtë program, për të spiunuar plotësisht dhe pa u vënë re personat që kanë në shenjestër.
Nëse sulmuesit kanë arritur të fusin Pegasus në celularin e dikujt, atëherë ata kanë kontrollin e plotë mbi aparaturën. Ata janë në gjendje të kopjojnë të gjitha të dhënat nga telefoni celular dhe të aktivizojnë fshehurazi mikrofonin apo kamerën dhe të lexojnë madje edhe mesazhe të koduara. Një ndër arsyet kryesore për popullaritetin e softuerit konstrovers është ndoshta fakti, se Pegasus mund të instalohet relativisht lehtë në celular dhe kjo vështirë se mund të pengohet.
Për të shpëtuar jetë?!
Prodhuesi bën të ditur se ua shet teknologjinë e tij vetëm organizatave qeveritare të verifikuara. Dhe vetëm për të luftuar terrorizmin dhe krimin. Për këtë qëllim, raporton NSO, softueri përdoret ”çdo ditë” në të gjithë botën duke përmbushur një ”mision që shpëton jetë”.
Por në mbarë botën qindra gazetarë, aktivistë të të drejtave të njeriut, avokatë dhe politikanë, ndër ta edhe presidentë shtetesh, janë spiunuar me softuerin e fuqishëm të spiunazhit.
Përgjim gazetarësh dhe aktivistësh
Kjo rezulton nga hulumtimi i bërë prej një konsorciumi ndërkombëtar gazetarësh, në të cilin bëjnë pjesë edhe NDR, WDR, ”Süddeutsche Zeitung” dhe gazeta javore ”Zeit”. Kërkimet e gazetarëve së bashku me organizatën Forbidden Stories dhe Amnesty International zbuluan një rekord prej më shumë se 50.000 numrash telefoni të përgjuar.
Softueri spiun është përdorur kundër gazetarëve dhe aktivistëve të të drejtave të njeriut në Bjellorusi, Hungari dhe Arabinë Saudite.
Sipas mediave softueri i spiunazhit Pegasus është përdorur edhe kundër presidentit farncez Emanuel Macron dhe politikanëve të tjerë francezë.
Marrë nga DW.
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
SHBA– Ceremonia e hapjes së Lojërave Olimpike të Tokios të premten do të nisë nën hijen e pandemisë, e cila nxiti shtyrjen në kohë të kësaj ngjarjeje spor...
KOSOVË– Zëvendësministri i Infrastrukturës së Kosovës, Hysen Durmishi, njoftoi se ka marrë vendim që të pezullojë marrëveshjen prej 5 euro shtesë për vendo...
KINË-Përmbytjet ‘shkatërruese’ vazhdojnë në Kinën Qendrore duke e çuar numrin total të viktimave në 33 si dhe të eth 200.000 personave që janë janë ...
GREQI– Policia hapi gaz lotsjellës dhe ujë për të shpërndarë turmat që protestuan kundër vaksinimeve të koronavirusit në Athinë të Mërkurën. Sipas mediave venda...
SHBA– Një çift nga Kalifornia është akuzuar për 30 vepra penale, përfshirë dhe vrasjen pasi në festën e organizuar për zbulimin e gjinisë së bebit që p...
BRITANI– Sot është një ditë e veçantë për familjen mbretërore të Britanisë pasi princi George ka ditëlindjen. Më i madhi nga tre fëmijët e princ William ...
BRITANI– Studiuesit e Amnesty International kanë zhvilluar një paketë që mund të ndihmojë përdoruesit të identifikojnë nëse telefoni i tyre ka sistemin e spiuni...
IZRAEL-Izraeli ka ngritur një ekip të lartë ndër-ministror për të vlerësuar pretendimet në rritje se sistemi i spiunimit i shitur nga një firmë kibernetike izra...