Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANE– Një 59–vjeçar është arrestuar në flagrancë për zjarrvënie në fshatin Kashar, në Tiranë.
Në vendin e quajtur “Pompat e ujit”, kishte rënë zjarri e për pasojë kishte dalë jashtë kontrollit duke përfshirë sipërfaqe më të madhe. Menjëherë forcat zjarrëfikëse kanë shkuar në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta kanë identifikuar dhe vënë në pranga autorin e zjarrvënies.
Si pasojë e përhapjes së zjarrit janë djegur dhjetra rrënjë ullinj dhe pemë frutore, në pronësi të shtetasve D. Xh., Sh. K. dhe R. K.
Shtetasi K. Xh., 59 vjeç është vënë në pranga dhe do të akuzohet për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.
Njoftimi i policise:
Vijojnë operacionet për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë në fushën e krimeve mjedisore. Arrestohet në flagrancë një 59–vjeçar, për zjarrvënien në fshatin Kashar nr. 2.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, ditën e djeshme, pas marrjes së njoftimit se në fshatin Kashar nr. 2, në vendin e quajtur “Pompat e ujit”, kishte rënë zjarr dhe për pasojë zjarri kishte dalë jashtë kontrollit duke përfshirë sipërfaqe më të madhe, menjëherë kanë shkuar në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta kanë identifikuar dhe vënë në pranga autorin e zjarrvënies, shtetasin K. Xh., 59 vjeç. Si pasojë e përhapjes së zjarrit janë djegur dhjetëra rrënjë ullinj dhe pemë frutore, në pronësi të shtetasve D. Xh., Sh. K. dhe R. K.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.
Policia e Tiranës apelon për të gjithë banorët e qarkut Tiranë, që në asnjë rast të mos kryejnë pastrime me anë të djegies apo të ndezin zjarr dhe fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe Komisariatin Dixhital, çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërisë në tërësi duke iu garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm.
(A.B)/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
RROGOZHINË- Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e Klevis Kapllanit në fshatin Sinaballaj të Rrogozhinës. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se i riu është v...
DURRES– Ndalohet shtetasi anglez në qytetin e Durrësit pasi lëvizte me mjet të vjedhur.Rezultoi se mjeti ‘BMW’ ishte i vjedhur në Angli me datë 28 gusht të këti...
GREQI– Kufiri shqiptaro-grek do të jetë i mbyllur deri në datën 30 shtator, duke mos lejuar të kalojnë turistët nga Shqipëria.Do të lejohen të kalojnë vetëm sht...
TIRANE– Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, gjatë emisionit ‘Opionin’ ka deklaruar se prioritet për hetimin epi...
VLORE– Një aksident me pasoje plagosjen e nje vajze te mitur 5-vjecare ka ndodhur ne Vlorë pak ditë më parë dhe për pasojë është arrestuar drejtuesi i mje...
DURRËS- Një zjarr i madh ka rënë gjatë natës në zonën e Kallmit të Durrësit. mësoeht Mësohet se për të shuar zjarrin në vendngjarje kanë arritur tre automj...
LEZHË– Ajo që u raportua nga policia dy ditë më parë, si dhunë ndaj vjehrrit duket të jetë tërësisht ndryshe. Nusja e kësaj familje Valentina Lezaj ka zgje...
KOSOVE– Aktori kosovar, Adem Mikullovci, ka ndërruar jetë në moshën 81-vjeçare.Përveç si aktor, ai mbahet mend edhe si delegat i Kuvendit të...
TIRANE– Policia e Shtetit njofton se do të zhvillohet faza e parë e konkurrimit, testimi me shkrim për “Patrullë të Përgjithshme, me dy faza, paradite dhe pasdi...
RROGOZHINË- Del fotoja e 33-vjeçarit Klevis Kapllani që u vra me armë zjarri në fshatin Sinaballaj të Rrogozhinës. 33-vjeçari u ekzektua me a...