LIVE UPDATES
Aktualitet

Konkursi për Patrullën e Përgjithshme në Policinë e Shtetit/ Vendoset data e testit, ja se me çfarë duhet të jenë të p

15 Shtator 2020, 06:40 Nga DOSJA
Konkursi për Patrullën e Përgjithshme në Policinë e

TIRANE– Policia e Shtetit njofton se do të zhvillohet faza e parë e konkurrimit, testimi me shkrim për “Patrullë të Përgjithshme, me dy faza, paradite dhe pasdite, duke respektuar masat anticovid.

Testet do të kryehen nga data 16 deri në datën 18 shtator, në Pallatin e Kongreseve ndërsa ka bërë të ditur datat për aplikantët nga qytetet e ndryshme.

Aplikantët që do t’i nënshtrohen testimit me shkrim, paraditen e çdo dite konkurrimi duhet të paraqiten sipas grafikut të konkurrimit, në orën 07:30 në Pallatin e Kongreseve, ndërsa ata të pasdites duhet të paraqiten në orën 14:00 në Pallatin e Kongreseve.

Ata që duan të konkurojnë duhet të kenë me vete fletën e regjistrimit të lëshuar nga DVP-ja ku ka aplikuar, kartën e identitetit, si dhe maskën mbrojtëse, pa të cilën nuk do të lejohen të hyjnë në testim.

Policia hapi aplikimet në datën 10 korrik për 350 vende për Patrullë të Përgjithshme, fazë e cila u përmbyll më datë 10 gusht, me aplikimin e mbi 2100 vajzave dhe djemve nga të 12 qarqet e vendit.

Njoftimi i policise: 

Policia e Shtetit. Në kuadër të procesit të nisur gjatë viteve të fundit, për të bërë pjesë të Policisë vajza dhe djem, Policia e Shtetit, në datën 10 korrik, hapi aplikimet për 350 vende për Patrullë të Përgjithshme, fazë e cila u përmbyll më datë 10 gusht, me aplikimin e mbi 2100 vajzave dhe djemve nga të 12 qarqet e vendit. Pas përfundimit të afatit të aplikimit, u bë verifikimi i dokumentacionit, u shpallën listat dhe u njoftuan të gjithë aplikantët për datën dhe vendin e zhvillimit të fazës së parë të konkurrimit, asaj të testimit me shkrim. Nga data 16 deri në datën 18 shtator, në Pallatin e Kongreseve, do të zhvillohet faza e parë e konkurrimit, testimi me shkrim për “Patrullë të Përgjithshme, me dy faza, paradite dhe pasdite, duke respektuar masat anticovid. Paraditen e datës 16 shtator do të marrin pjesë në testim apikantët e Tiranës, duke filluar nga numri kodik 0001 deri në 0350, ndërsa pasdite pjesa tjetër e aplikantëve të qarkut Tiranë duke filluar nga numri kodik 0351 deri në 0458  dhe të gjithë  aplikantët e qarkut Korçë. Më datë 17 shtator paradite do marrin pjesë të gjithë aplikantët e qarqeve Berat, Gjirokastër dhe Shkodër, ndërsa pasdite të gjithë aplikantët e qarqeve Fier, Lezhë e Kukës. Më datë 18 shtator paradite do të marrin pjesë të gjithë aplikantët e qarqeve Vlorë dhe Elbasan, ndërsa pasdite do të marrin pjesë të gjithë aplikantët e qarqeve Durrës e Dibër.

Aplikantët që do t’i nënshtrohen testimit me shkrim, paraditen e çdo dite konkurrimi duhet të paraqiten sipas grafikut të konkurrimit, në orën 07:30 në Pallatin e Kongreseve, ndërsa ata të pasdites duhet të paraqiten në orën 14:00 në Pallatin e Kongreseve.

Aplikantët duhet të kenë me vete fletën e regjistrimit të lëshuar nga DVP-ja ku ka aplikuar, kartën e identitetit, si dhe maskën mbrojtëse, pa të cilën nuk do të lejohen të hyjnë në testim. Aplikantët, në momentin që futen në sallën e konkurrimit, nuk duhet të kenë me vete celular dhe u ndalohet komunikimi me njëri-tjetrin gjatë zhvillimit të testimit. Të dyja fazat e testimit gjatë tre ditëve do monitorohen me kamera nga Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit dhe Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme. Pyetjet e testimit me shkrim do të prodhohen nga Qendra e Shërbimeve Arsimore në Ministrinë e Arsimit dhe do të tërhiqen nga komisioni në orën 07:00 të mëngjesit dhe do jenë pyetje me karakter të formimit të përgjithshëm.

Testet janë në kuti të mbyllura e me vulë dhe hapen në prezencë të aplikantëve. Çelësi i përgjigjeve të testimit tërhiqet nga Qendra e Shërbimeve Arsimore, në momentin kur përfundon testimi dhe mblidhen testet e pjesëmarrësve. Në prezencë të një grupi me rreth 30 aplikantë të zgjedhur si përfaqësi nga vetë aplikantët, bëhet korrigjimi me skandron dhe përgjigjet afishohen menjëherë në Pallatin e Kongreseve.

Renditja e pikëve do bëhet në bazë të qarqeve dhe të kuotave që kanë DVP-të. Çdo konkurrent, në fund të çdo faze konkurrimi, në rast se nuk është dakord me rezultatin, ka të drejtën e ankimimit brenda dy ditëve. Ankesa bëhet me shkrim dhe dorëzohet në Akademinë e Sigurisë, në zyrën e Burimeve Njerëzore dhe më pas kjo ankesë i përcillet Komisionit të Apelimit në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Policia e Shtetit, këtë interesim të lartë të të rinjve dhe të rejave për t’u bërë pjesë e Policisë e shikon si inkurajim të madh për organizatën e Policisë, e cila vitet e fundit ka hapur dyert për ta dhe në këtë kuadër iu uron aplikantëve suksese në fazat e konkurrimit.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet konkurs patrulle e pergjithshme policia e shtetit konkurs patrulle e pergjithshme policia e shtetit

Sondazh

Poll
Aktualitet 14 Shtator 2020, 20:30

TIRANË– Suzana Paljevic, TEZJA E Lusinda Garunjës, vajzës që humbi jetën një natë më parë, kur festonte edhe ditëlidnjen, ka përlotur rrjetin. Përmes...

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës