"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Aktualitet
Vrasja e Anton Kelit, Artan Hoxha drejton ‘gishtin’: Ajo dorë ka qëlluar dhe më parë, dëm anësor i përplasjeve mes fi
18 Dhjetor 2020, 13:03Nga DOSJA
TIRANË– Gazetari Artan Hoxha ka drejtuar gishtin tek përplasjes mes fiseve Gjini-Reçi për vrasjen e Anton Kelit. I ftuar në studion e “Abc”, Hoxha tha se nuk ka dëshirë të merret fare me personazhin, pasi për të, ai është një dëm anësor i përplasjes mes dy fieseve që daton nga viti 2016.
“Anton Keli. Unë nuk do të merrem me personazhin, unë e cilësoj dëmet anësore të një konflikti që ka nisur në Romë për një sasi të madhe heroine, personat që kanë marrë lekët pas një ore u grabitën, këtu bëhej fjalë për shitje informacione, bëhej fjalë për 2.2 mln euro. Ngjarja ndodhi në 2017, tani është bërë si ndeshje basketbolli kalojnë 3 pikë para apo 2 pikë para, por ne vazhdojmë që të mbledhim kufomat rrugëve. Anton Keli nuk ruhej në Rrëshen, kujdesej për nënën se familjen e kishte në Gjermani. Vrasja është me dy të shtëna, nuk është nga ato me kallashnikov, por qitje selektive, një dorë që ka qëlluar edhe herë tjetër. Pista kryesore në këto momente është seriali i vrasjeve që ngjarjet kanë ndjekur nga vrasja e Gaspër Recit në Romë në 2017 dhe që vazhdoi më pas deri në atentatin e Preng Gjinit në Tiranë. Kjo është pista kryesore se ky personazh nuk ka problematik tjetër,”- tha Hoxha.
Anton Keli, 51 vjeç, u qëllua mbrëmjen e 16 dhjetorit në Rrëshen. Ai ishte kushëriri i Tonin dhe Preng Gjinit, dy persona që rrjedhin nga një familje që prej vitesh është në hasmëri me fisin Reçi. Edhe kjo ngjarje dyshohet se ka lidhje me sagën e hakmarrjeve por vetë familja Reçi është tërhequr duke deklaruar se nuk kanë asnjë lidhje me këtë ekzekutim. Keli jetonte jashtë shtetit bashkë me familjen, por erdhi në Shqipëri për të takuar të ëmën për festat e fundvitit, që nuk arriti t’i priste.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Gazetari Artan Hoxha ka dhënë detaje në lidhje me arrestimin e Plaurent Dervishajt në Dubai. I ftuar në studion e ABC, Hoxha tha se Dervishaj sipas...
TIRANË– Policia e Shtetit ka vendosur gjoba ndaj 426 qytetarëve pasi ishin në ambiente të jashtme pa maskë.Gjatë kontrolleve të ushtruara në subjekte...
VLORË– Gjatë operacionit anti drogë në Vlorë ranë në pranga më shumë se 30 persona të akuzuar për trafikim lëndësh narkotike.Gjykata ka vendosur detyrim pa...
SHQIPËRI– Ndërkohë që e gjithë vëmendja e njerëzve është fokusuar të pandemia e Covid-19, krismat e kallashnikovit nuk kanë ndaluar këtë dhjetor. Edhe pse ...
TIRANË– Pas përfundimit të pushimeve të Krishtlindjeve dhe Vitit të ri, Ministrja e Arsimit dhe Sportiti, Evis Kushi ka bërë të ditur se mësimi do të fillo...