LIVE UPDATES
Aktualitet

Prishja e Teatrit Kombëtar, Ministrja e Kulturës kundër Ramës: Të restaurohet

31 Mars 2019, 10:42 Nga DOSJA
Prishja e Teatrit Kombëtar, Ministrja e Kulturës kundër

Tiranë- Ministrja e re e Kulturës Elva Margariti, në më pak se 3 muaj në detyrë, e ka rrëzuar projektin e qeverisë për shembjen e Teatrit Kombëtar. Sipas regjisorit Katsriot Çipi që është edhe një nga aktivistët kryesorë të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, propozimi i ministres së re, është në favor të reastaurimit konservativ, jo në favor të prishjes. Madje kjo konfirmohet nga pjesa e intervistës e shkëputur dhe e publikuar nga regjisori.

Reagimi i plotë i Çipit:

ELVA MARGARITI, MINISTRE E KULTURËS, KUNDËR RAMËS E VELIAJT PËR TEATRIN KOMBËTAR ARKITEKTJA E DIPLOMUAR NË FIRENCE DHE E SPECIALIZUAR PËR RESTAURIMIN DHE RIJETËZIMIN E OBJEKTEVE TË TRASHËGIMISË KULTURORE MENDON KREJT NDRYSHE NGA INJORANTËT RAMA E VELIAJ
Në një intervistë të dhënë dje për Report TV, zonja Margariti kërkon hapjen e një polemike publike për të vendosur nëse Teatri Kombëtar duhet t’i nënshtrohet një restaurimi të vëllimeve, me materiale të reja (falso storico – falsifikim historik) apo me të njëjtat materiale (restaurim konservativ).
Pavarësisht se kërkon hapjen e një debati specialistësh me këtë temë, duket se vetë zonja Margariti anon nga restaurimi konservativ, pra rikthimi në gjendjen e mëparshme të Teatrit Kombëtar, duke përdorur të njëjtat materiale, pra, pikërisht atë populitin e famshëm, që aq shumë e ka stigmatizuar i injoranti Veliaj, duke e quajtur herë “tallash” e herë “asbest”.
Madje zonja Margariti shkon edhe më tej, duke e quajtur pikërisht materialin e përdorur një “vlerë të shtuar të objektit”, thënë ndryshe, një arsye pse duhet ruajtur ndërtesa dhe duhet restauruar në mënyrë konservative, me të njëjtin material.
Së treti, qysh në hyrje të këtij prononcimi, zonja Margariti thotë se “Nuk është një problem thjesht arkitekture, sepse të flasësh vetëm për arkitekturën e teatrit, do të thotë ta minimizosh shumë”. Me fjalë të tjera, si specialiste e trashëgimisë, e diplomuar në Firence, ajo vlerëson se Teatri Kombëtar ka vlera përtej arkitekturës.
Ja pra, që specialistët, për të cilët Veliaj dhe Rama thonë se janë kundër restaurimit të Teatrit Kombëtar, paskan mendim ndryshe nga ata, madje edhe kur janë në poste të rëndësishme politike. Mbetet për t’u parë në vijim, nëse zonja Margariti do t’i qëndrojë besnike formimit të saj profesional dhe qytetar apo do ta “dredhë” si ca të tjerë dhe nëse Rama do të vazhdojë ta mbajë në Qeveri, apo do të gjejë rastin për ta liruar nga detyra.

Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama elva margariti ministrja e kulturës kundër ramës teatri kombetar edi rama elva margariti ministrja e kulturës kundër ramës teatri kombetar

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës