LIVE UPDATES
Bota

Mungesë vaksinash për gati dy muaj/ ‘Joe Biden nuk lëviz asnjë gisht për të ndihmuar Europën’. Paralajmëron

9 Shkurt 2021, 09:13 Nga DOSJA
Mungesë vaksinash për gati dy muaj/ ‘Joe Biden nuk lëviz

SHBA– Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shumë vaksina COVID-19. Nga afro 59 milionë doza në dispozicion, gjendja e datës 6 Shkurt, janë shpenzuar vetëm rreth 39 milionë. Gjysma e vaksinave në SHBA janë të Modernës, produkt i pastër amerikan, gjysma tjetër nga BioNTech-Pfizer. Kjo vaksinë e zhvilluar nga firma e re dhe relativisht e vogël BioNTech në Mainz së bashku me gjigantin farmaceutik amerikan Pfizer u lejua në treg kryesisht në Evropë. Ndërkohë ajo prodhohet në tri qendra të mëdha në SHBA dhe një tjetër në Belgjikë.

Para gati një muaji Britania e Madhe e përmbylli Brexit-in edhe ekonomikisht. Ky vend vaksionon me të gjitha kapacitetet. Edhe këtu nuk bëhet fjalë për mungesë vaksinash: AstraZeneca ka dy qendra prodhimi në ishull, përveç kësaj importohen edhe vaksina të Pfizer-BioNTech nga Belgjika.

 

Mangësi së paku edhe për dy muaj të tjerë

Gjermania dhe i gjithë BE, ku vazhdon të ketë mungesë vaksinash, shikojnë dhe bëjnë çudi. “Çfarë nuk ka funksionuar tek ne?”, pyesin qytetarët, mediat dhe politikanët. Pakënaqësia shtohet. Ajo u nxit javët e fundit nga lajmet gjithnjë e më të këqija, në radhë të parë nga njoftimet gati të pakuptueshme të prodhuesve lidhur me vonesat e furnizimeve me vaksina. Kështu nuk mund të vazhdohet! Në diskutim i përfaqësuesve të industrisë farmaceutike Komisionit Evropian dhe të qeverisë gjermane dhe të qeverive të landeve gjermane duhej të sillte sqarim në këtë çështje.

Sqarimi u bë. Po ta shohësh i ashtuquajturi ”samiti i vaksinimit” në fillim të javës që shkoi ishte një sukses. Sepse tani e dimë se në Gjermani dhe në shumicën e BE do të ketë mungesë vaksinash së paku edhe dy muaj të tjerë! As më shumë para nuk do të ndihmonin dot, tha në fund kancelarja, e cila e ka shpallur vaksinimin detyrën e saj prioritare.

Angela Merkel tha edhe se: “Duhet të shihni edhe se SHBA kanë një situatë me War Act, ku mezi mund të eksportojnë në vende të treta. Kështu Evropa duhet t‘ia dalë mbanë me qendrat e veta të prodhimit. Për fat të mirë këto qendra i kemi dhe kjo na gëzon. Por Evropa nuk ka një numër të pafund qendrash të tilla prodhimi”.

Me fjalë të tjera: Për aleatët dhe miqtë Gjermania dhe BE janë vetëm partnerë të klasit të tretë. Dhe në këto kohë të vështira ato janë lënë në dorë të fatit të vet. Kjo të kthjellon. Dhe të çudit fakti që nuk ka gjetur jehonë më të fortë në media.

Të paktën po të kishte qenë Donald Trump ende president, kjo do të ishte më e lehtë për t‘u duruar. Por edhe Joe Biden, i cili mezi pritej nga Evropa, nuk lëviz asnjë gisht për të ndihmuar BE. Biden dëshiron që në 100 ditët e tij të para në detyrë të vaksinohen 100 milion amerikanë dhe për këtë arsye vazhdon të ndalojë eksportin e vaksinës së Coronës në bazë të një urdhëri presidencial. Pra ende vlen deviza “America First”.

Kjo është arsyeja, pse ajo që paralajmëroi Angela Merkel në maj 2017, pas samitit të parë të G7 me Donald Trump në Taormina të Sicilisë, vlen edhe nën Presidentin Biden: “Kohët, kur mund të mbështeteshim plotësisht tek të tjerët, kanë kaluar disi. Ne evropianët duhet ta marrim vërtet fatin në duart tona”.

Jo gjithçka do të jetë përsëri si dikur

Katër vjet me radhë shumica e Evropës u mundua shumë të punojë me Donald Trump dhe shpresoi që britanikët nuk do ta kishin vërtetë seriozisht. Por tani, pas javësh të trazuara, erdhi zgjimi i ashpër: Britanikët kanë ikur vërtet, dhe nën Joe Biden nuk do të jetë gjithçka automatikisht si dikur.

Nëse Evropa e kupton këtë tani, mund të bëhet vetëm më mirë. Dhe do bëhet më mirë: Fillon me prodhimin e vaksinave të Moderna në Spanjë. Një fabrikë e re BioNTech-Pfizer në Marburg do të fillojë punë në fund të shkurtit. Sanofi në Francë, Bayer në Leverkusen, edhe ato do të prodhojnë vaksinën e Coronës. Jo për disa ditë dhe jo prodhim i brendshëm, por për të gjithë Evropën dhe partnerët e saj në botë.

Marrë nga DW.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota angela merkel joe biden vaksinimi ne be angela merkel joe biden vaksinimi ne be

Sondazh

Poll

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim