Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Bota
Von der Leyen: Bullgaria të mundësojë hapjen e negociatave të BE-së me Shkupin
8 Prill 2022, 08:04Nga DOSJA
BULLGARI– Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, kërkoi nga Bullgaria të ndihmojë në zbatimin e vendimit të Këshillit Evropian për fillimin e negociatave për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Nga Sofja, Von Der Leyen tha se duhen nisur negociatat sa më parë.
“Këshilli Evropian ka vendosur të fillojë negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë në vitin 2020”, tha Von der Leyen në një konferencë të përbashkët shtypi pas takimit me kryeministrin bullgar Kiril Petkov.
Von der Leyen theksoi rëndësinë që shtetet anëtare të BE-së “përmbushin premtimin e tyre ndaj fqinjëve të tyre në këto kohë të vështira.
“Është gjithashtu e rëndësishme që të kemi një qasje të qartë ndaj detyrave që kemi përpara. Dua të na kujtoj të gjithëve, se në vitin 2020, Këshilli Evropian mori një vendim të madh për të ecur përpara dhe për të thënë – tani është koha dhe ne premtojmë të fillojmë negociatat e anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Unë mendoj se tani është e rëndësishme që ne të ofrojmë së bashku. Unë mbështetem te Bullgaria se ju do ta drejtoni me mjeshtëri procesin dhe e di që jeni në gjendje ta bëni këtë.”
GREQI– Ky është momenti kur Babis Anagnostopoulos futet në Gjykatën e Athinës, aty ku do të dalë për të folur për vrasjen e gruas së tij, Caroline Crouch....
Nga Ambasada gjermane kanë folur për numrin e kosovarëve që do t’u lëshohen viza pune sivjet. Mijëra aplikime për viza dorëzohen çdo muaj në Ambasadën gj...
UKRAINË– Yahidne, një fshat 140 km në veri-perëndim u pushtua nga ushtarët rusë për gati një muaj. Në murin e bardhë dhe të lagësht të bodrumit të nj...
Për momentin në Gjermani nuk do të ketë vaksinim me detyrim për personat nga mosha 60 vjeç. Projektligji i koalicionit qeveritar nuk mori shumicën e duhu...
Dmitry Muratov, kryeredaktori i një prej gazetave kryesore të pavarura ruse, Novaya Gazeta, tha se ishte sulmuar nga një person i panjohur, i cili i kishte hedh...
Ukraina po përgatitet për një operacion të madh rus në lindje të shtetit, tani që trupat ruse janë tërhequr nga zonat rreth kryeqytetit, Kievit. Ministri i Jash...
UKRAINË- Prokurorja e Përgjithshme e Ukrainës, Iryna Venediktova tha të enjten se 26 trupa ishin gjetur nën dy ndërtesa të rrënuara në qytetin Borodyanka t...