LIVE UPDATES
Bota

Ka një limit, sa shqiptarë nga Kosova mund të marrin vizë pune sivjet për në Gjermani

8 Prill 2022, 07:15 Nga DOSJA
Ka një limit, sa shqiptarë nga Kosova mund të marrin vizë

Nga Ambasada gjermane kanë folur për numrin e kosovarëve që do t’u lëshohen viza pune sivjet. Mijëra aplikime për viza dorëzohen çdo muaj në Ambasadën gjermane në Prishtinë. Shumë kosovarë ia mësyjnë këtij misioni diplomatik për të marrë një vizë që u siguron një vend pune në shtetin gjerman. Kjo ambasadë i lëshon 500 deri në 800 viza pune çdo muaj, e për to aplikojnë rreth 50 mijë kosovarë.

Këto termine do të ofrohen derisa të arrihet numri maksimal që është i lejuar për një vit. Nga Ambasada kanë deklaruar për Express se gjatë këtij viti, jo më shumë se 5 mijë e 500 aplikues kosovarë do të mund të marrin një vizë për nisje të punësimit atje.

“Në fakt ambasada mund t’i ofrojë rreth vetëm 500 deri në 800 termine për aplikim në muaj, derisa të arrihet numri maksimal prej 5.500 viza për një vit për aplikuesit nga Kosova. Do të thotë në vitin 2022 gjithsej jo më shumë se 5.500 aplikues nga Kosova do të mund të marrin një vizë për nisje të punësimit sipas Rregullores së Ballkanit Perëndimor”, thanë nga ambasada gjermane.

Sipas ambasadës gjermane në Prishtinë te shumica e regjistrimeve të reja për terminë bëhet fjalë për personat e njëjtë.

“Shifrat që po qarkullojnë në mediat kosovare rreth aplikacioneve për viza kinse të parashtruara në ambasadë janë çorientuese. Në secilin muaj, që nga dhjetori e këndej për një termin sipas procedurës së shortit janë regjistruar rreth 45.000 – 55.000 persona. Regjistrimet për termine, të cilat nuk kanë qenë të suksesshme, pas përzgjedhjes me anë të shortit duhet të fshihen. Kush do që dëshiron të marrë pjesë në procedurën e shortit për muajin e ardhshëm, duhet të regjistrohet sërish nga e para. Në këtë mënyrë sigurohet që kërkesat për termin janë edhe më tej aktuale. Mund të llogaritet në atë, se ata, të cilët nuk kanë pasur sukses në procedurën e shortit, të regjistrohen sërish në muajt e ardhshëm. Prandaj tek shumica e regjistrimeve të reja bëhet fjalë për personat e njejtë, të cilët janë regjistruar në muajt paraprakë. Kështu që vetëm mbledhja e shifrave të regjistrimeve për të gjithë muajt çon në rezultate të gabuara, gjegjësisht çorientuese”, thuhet në përgjigjen e ambasadës gjermane për Gazetën Express.

Nga kjo ambasadë njoftojnë se në muajin mars 2022 kanë pranuar 48 mijë e 44 aplikime për viza pune.

“Për shkak të kërkesës tejet të madhe për termine për viza me qëllim fillimin e punësimit sipas Rregullores së Ballkanit Perëndimor, e cila i tejkalon dukshëm terminet që janë në dispozicion dhe për të siguruar mundësi të barabarta gjatë aplikimit për një termin, që nga dhjetori i vitit 2021 këto termine në shtetet e Ballkanit Perëndimor jepen çdo muaj nëpërmjet një procedure të shortit.

Për procedurën e shortit në mars 2022 ambasada i ka pranuar 48.044 kërkesa për terminet që janë në dispozicion për aplikim për vizë. Nga të gjitha regjistrimet, nga gjeneratori i rastësishëm i drejtuar në mënyrë kompjuterike në një procedurë të shortit janë përzgjidhur ata, të cilët e marrin një termin për aplikim në muajin e ardhshëm. Amabsada ofron rreth 500 deri në 800 termine çdo muaj për këtë kategori, derisa të arrihet numri maksimal i vizave prej 5.500 në vit. Mund të llogaritet, se ata, të cilët nuk kanë sukses për të rezervuar një termin, provojnë sërish në muajt pasues”, thuhet në përgjigjen e ambasadës.

Ndryshe, Presidentja Osmani në një intervistë para dy ditësh tha se edhe pse është brengosëse numri prej 50 mijë aplikantëve për viza, numri i tyre nuk shtohet çdo muaj.

“Neve na është qartësuar nga ambasadat respektive që 2-3 mijë aplikacione trajtohen por pastaj janë të njëjtit ata 50 mijë që aplikojnë përsëri, pra është një numër i njerëzve në masë të madhe që janë të njëjtit por që riaplikojnë deri sa të ju vijë radha dhe derisa të ju trajtohet aplikacioni sepse nuk ka kapacitete asnjë ambasadë t’i trajtojë 50 mijë. Në qoftë se prej 53-54 mijëve, 3-4 mijë trajtohen tani pas një kohe pas 2-3 muajve pak a shumë janë të njëjtit ashtu jemi informuar zyrtarisht nga ambasadat respektive. Pra pak a shumë po flasim për këtë numrin rreth 50 mijë. Por natyrisht edhe në këtë masë është brengosëse, prandaj për ne prioritet mbi prioritete duhet të jetë jeta e qytetarëve në mënyrë që sidomos gjeneratat e reja ta gjejnë perspektivën këtu”, tha ajo në Atv./ Express

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

diaspora diaspora kosove shqiptaret ne kosove kosove shqiptaret ne kosove

Sondazh

Poll
Bota 8 Prill 2022, 06:46

Dështoi vaksinimi me detyrim në Gjermani

Për momentin në Gjermani nuk do të ketë vaksinim me detyrim për personat nga mosha 60 vjeç. Projektligji i koalicionit qeveritar nuk mori shumicën e duhu...

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?