LIVE UPDATES
Aktualitet

VOA: Dhuna ndaj grave sfidë për autoritetet dhe shoqërinë në Shqipëri

6 Prill 2022, 21:04 Nga DOSJA
VOA: Dhuna ndaj grave sfidë për autoritetet dhe shoqërinë

TIRANË- Në Shqipëri fenomeni i dhunës ndaj grave dhe vajzave vazhdon të jetë një sfidë për autoritetet dhe shoqërinë. Denoncimet për këtë dhunë në familje në 5 vitet e fundit janë rritur me 21%, dhe sipas autoriteteve kjo tregon se ajo ka qenë e fshehur. Gjatë dy viteve të pandemisë së COVID- 19 ky fenomen u përkeqësua, gjë që çoi në rritjen e numrit të vrasjeve të grave dhe vajzave. Zyrtarët nënvizojnë se ka disa përmirësime ligjore me qëllim zbutjen e këtij fenomeni ndërsa përfaqësues të shoqërisë civile thonë së ende mbetet shumë për të bërë.

“Që në fillim ka ndodhur, që kur jemi njohur ka patur dhunë ndaj meje. Dhe kur kam qenë shtatzënë ka përdorur dhunë. Dhe në fund nuk e durova më, kur përdori dhunë dhe ndaj vajzës. Shkova në komisariat. Kam qenë me shenja. E dhunuar e rrahur, në një gjendje shumë të keqe, unë dhe vajza. Mora urdhër të menjëhershëm të mbrotjes dhe më vonë urdhër mbrojtje për një vit. Kam shumë frikë, se gjatë gjithë kohës më thoshte, që nëse ne ndahemi apo më bën diçka do të të vras. Dhe nëse futem në burg do dal”- tha për Zërin e Amerikës Ema, emër ky i përdorur nga Zëri i amerikës për t’i ruajtur anonimatin kësaj gruaje të dhunuar nga bashkëshorti. Ajo është një ndër 3960 gratë e dhunura në familje gjatë vitit të kaluar, ku afro gjysma e tyre janë bashkëshorte.

Në Shqipëri dhuna me bazë gjinore dhe kryesisht ajo ndaj grave dhe vajzave vijon të mbetet një barrë e rëndë për shoqërinë dhe autoritetet. Gjatë 5 viteve të fundit ka rënie me 9% të numrit të grave dhe vajzve të dëmtuara nga veprat penale në përgjithësi ndërsa vihet re me shqetësim rritja me 21% e denoncimeve të dhunës ndaj grave dhe vajzave në familje, për të njëjtën periudhë. Situata sipas ekspertëve u përkeqësua gjatë pandemisë së kovid 19. Sipas të dhënave zyrtare në dy vite dhuna ndaj tyre u rrit me 10% gjë që çoi edhe në rritjen e numrit të vrasjeve. 12 gra dhe vajza gjithsej humbën jetën nga dhuna në vitin 2021, 10 prej tyre nga ajo në familje, kundrejt 9 grave dhe vajzave në vitin 2020, 6 prej tyre nga dhuna në familje.

“Kemi një dhunë ende të fshehur, e cila nuk denoncohet dhe përgjithësisht rastet kur ne kemi viktima janë rastet e patrajtuara të dhunës në familje. Pandemia shkaktoi një fenomen të dhimbshëm kur shumë gra që ishin në situatë dhune familjare u desh të izoloheshin me agresorët e tyre. Kështu, që në kohën e pandemisë, patëm një rritje dhe një agravim të situatës, e cila më pas i dha efektet e saj në 2021-in, sepse ndoshta rastet të cilat janë agravuar janë rënduar më pas për fat të këq përfunduan në vrasje”- u shpreh për Zërin e Amerikës Romina Kuko Zv. Ministre e Brendshme.

Përfaqësues të shoqërisë civile argumentojnë, se pandemia ndikoi në thellimin e problemeve sociale, që sipas tyre solli dhe rritjen e dhunës dhe të vrasjeve të grave dhe vajzave. Autoritetet thonë se shërbimet për gratë dhe vajzat e dhunura gjatë Pandemisë nuk u ndërprenë, dhe pohojnë se në vijimësi kanë ndërmarrë hapa me qëllim zbutjen e fenomenit të dhunës ndaj tyre. Ato veçojnë disa përmirësime ligjore si marrjen e urdhërit të menjëhershëm të mbrojtjes nga gratë në polici, largimin nga banesa të dhunuesit, ngritjen e mekanizimit të referimit të dhunës nga bashkitë, shtimin e numrit të strehëzave dhe qendrave të emergjencës për gratë dhe vajzat e dhunuara, rritjen e masës financiare për to nga 3 në 9 mijë lekë në muaj, kriminalizimin e dhunës psikologjike, mbrojtjen e personave në lidhje intime me dhunuesin, rehabilitimin dhe integrimin e viktimave të dhunës, etj. Por përfaqëues të shoqërisë civile që mbrojnë të drejtat e grave dhe vajzave thonë se ka ende mjaft për të bërë në drejtim të ofrimit të shërbimeve te specializuara.

“Çdo bashki duhet të ketë një shportë shërbimesh siç janë shërbimet psikologjike, ato të mbështetjes emergjente, ndihmë ligjore falas, shërime të strehimit të menjëhershëm dhe të sigurt për viktimën etj. Sot që flasim një pjesë e madhe e bashkive nuk e kanë këtë shportën e shërbimeve të buxhetuar”- i tha Zërit të Amerikës Marsela Allmuça, “Strehëza për gra dhe vajza”.

Zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale i thanë Zërit të Amerikës. se në të gjithë vendin në ndihmë të grave dhe vajzave të dhunura veprojnë 26 strehëza, nën juridiksion shtetëror dhe të organizatave joqeveritare. 17 prej tyre janë të klasifikuara si strehaza dhe 9 si qendra ditore këshillimi. Kritikave për mungesë shërbimesh nga bashkitë e vogla, zonja Merita Xhafaj, Drejtore e Politikave të Zhvillimit në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i përgjigjet kështu:

“Bashkitë jo të gjitha i kanë kapacitetet dhe mundësitë, sidomos bashkitë e vogla, jo vetëm profesionale, por edhe financiare për të ngritur qendra të tilla. Për këtë arsye kemi vënë në funksionim fondin social, në mënyrë që të mbështesim disa nga bashkitë dhe në mënyrë të veçantë e vogla, që nuk kanë mundësi të ofrojnë shërbime të tilla. Kanë ardhur rreth 40 kërkesa nga bashkitë për ngritjen e shërbimeve të munguara. Jam shumë e sigurt që ka kërkesa dhe për qendra për trajtimin e viktimave të dhunës në marrëdhëniet familjare në bashki”- u shpreh për Zërin e Amerikës, Merita Xhafaj, Drejtore e Politikave të Zhvillimit në Minitrisë e shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale.

Situata e dhunës ndaj grave dhe vajzave në familje vitet e fundit është përkeqësuar edhe për shkak të mungesës së mjaft gjyqtarëve si pasojë e Vetting-ut, dhe kryesisht të atyre të specalizuar për çështjet familjare. Kjo sipas ekspertëve të fushës, ka sjellë vonesa pa fund në çështjet gjyqësore për kujdestarinë e fëmijëve, dhe ndarjen e pronës në një proçes divorci, pas dhunës së ushtruar ndaj gruas. Në këto kushte ato mbeten edhe më gjatë të ekspozuara ndaj kësaj dhune.

“Në kushte të normalitetit kur kemi patur gjyqtar prezent, gjyqet e kësaj natyre kanë zgjatur një deri në dy vite e gjysmë. Kurse në këto rrethana që kemi, tani kur në sistemin gjyqësor mungon afro 45% e trupës së gjyqtarëve për shkak të largimeve nga Vetting dhe dorëheqjeve, proçeset zgjasin pafund dhe pa limit. Ka patur një kontradiktë mes urdhërit të menjëhershëm të mbrojtjes, i cili ka afat, dhe zvarritjes së proçesit të zgjidhjes së martesës. Kjo ka bërë që dhuna të vazhdojë”- u shpreh për Zërin e Amerikës Elta Milori, juriste/avokate.

Dhuna ndaj grave dhe vajzave mbetet një sfidë për autoritetet zyrtare dhe shoqërinë shqiptare. Rritja e rasteve të denoncimit përbën për autoritetet një hap të rëndësishëm në përballjen me të. Ekspertët thonë se sot ka disa përparime. që kanë rritur besimin e grave tek institucionet dhe policia dhe pse ende mbetet shumë për të bërë. Ema nëna e dhunuar. që ndau me Zërin e Amerikës nje pjesë të historisë së saj, ka një mesazh për të gjitha gratë dhe vajzat që janë në situatë dhune: -“ E para duhet të kenë shumë kurajo, dhe nuk kanë psë të durojnë që të dhunohen nga askush. Të denoncojnë, pse jo. Të mos kenë frikë. Thjesht guxim. Ky është mesazhi im për të gjitha gratë dhe vajzat në situatë dhune”.

Marrë nga VOA

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet dhuna ndaj grave shqiperi dhuna ndaj grave shqiperi

Sondazh

Poll

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë