Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Në një grumbullim të madh me rastin e Vitit të Ri pers, anëtarët e opozitës iraniane, së bashku me miqtë e tyre shqiptarë, festuan Vitin e Ri, Nevruz, në kompleksin e tyre në Manzë të Durrësit. Folësit në këtë mbrëmje sollën urime për një vit të lumtur e të suksesshëm për popullin iranian dhe atë shqiptar.
Presidentja e zgjedhur e Rezistencës Iraniane, Maryam Rajavi, uroi të gjithë iranianët në Iran e jashtë tij, duke thënë: “Gëzuar Vitin e Ri popullit të Iranit i cili ka refuzuar ta humbë shpresën ndonëse gjendet nën sundimin e errët e shtypës të mullahëve.” Ajo theksoi se viti i shkuar ishte “viti kur kryengritjet dhe protestat popullore i tundën shtyllat e regjimit. Politika e paqësimit dështoi, dhe mullahët u privuan nga njëri prej burimeve kryesore të mbështetjes për mbajtjen e pushtetit…”
Rajavi shtoi: “Mullahët i kanë hequr vendit dhjetëra biliona dollarë. Vlera e monedhës zyrtare të vendit ra me një të tretën brenda më pak se një viti. Inflacioni u rrit katërfish. Eksportet e naftës u reduktuan në gjysëm deri në një të tretën dhe defiçiti buxhetor u rrit të paktën 50 për qind… i gjithë regjimi sundues gjendet në një proces shkatërrimi me ritëm të përshpejtuar. Ngaqë nuk ka asnjë mundësi reale mbijetese, vali-e faqih (Khamenei) i ka organizuar asetet e regjimit të tij në funksion të drejtpërdrejtë të shtypjes, derdhjes së gjakut dhe veprimtarive kriminale. Ai emëroi ish-Kryegjyqtarin e pamëshirshëm të regjimit (mullah Larijani) si kryetar të Këshillit të Ekspediencës dhe një nga autorët më brutalë të masakrës së 30,000 të burgosurve politikë, anëtarë të PMOI-së, në 1988-ën (mullah Ebrahim Raisi) si Kryegjyqtar. Mullahët nuk kanë shans shpëtimi. Megjithatë gjatë vitit të shkuar, ata ëndërronin të gjenin një rrugëdalje duke asgjësuar Muxhahedinët dhe Rezistencën Iraniane. Kështu që e përqendruan thelbin e përpjekjeve të tyre në terrorizëm dhe demonizim kundër Muxhahedinëve. Ata planifikuan një komplot të madh terrorist kundër Rezistencës Iraniane në Tiranë të Shqipërisë; planifikuan të shpërthenin një bombë në tubimin e përvitshëm të Rezistencës Iraniane në Paris. U morën gjithashtu me terrorizëm e spiunazh kundër anëtarëve të Rezistencës Iraniane në SHBA. Shtojini kësaj edhe një vëllim të madh fushatash njollosëse kundër kësaj lëvizjeje në shtyp, uebsite e media sociale, veçanërisht brenda Iranit. Vetëm brenda vitit të shkuar, të paguarit e regjimit krijuan të paktën 126 seriale dhe filma kundër MEK, të transmetuar nga televizionet shtetërore ose në kinema. Megjithatë, përpjekjet e tyre të terrorizmit dhe denigrimit nuk qenë të suksesshme. Por ato e treguan qartë, me qindra herë, se kërcënimi kryesor, dhe alternativa ndaj regjimit të tyre janë Muxhahedinët (PMOI/MEK), dhe Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit.”
Maryam Rajavi tha: “Dyert e Iranit janë të hapura për të përqafuar një të ardhme pa shtypje, pabarazi e padrejtësi, një republikë të bazuar në ndarjen e fesë nga shteti, një vend që sundohet nga e drejta e votës dhe sovraniteti i popullit të vet, ku vota e popullit ka fjalën e parë dhe të fundit. Kopshti i lirisë dhe drejtësisë do ta çojë kombin tonë aq të bukur nga dimri në pranverë.”
Pandeli Majko, Ministër i Diasporës, Edmond Spaho, zëvendës kryetar i Partisë Demokratike, dhe një numër parlamentarësh e personalitetesh shqiptare morën pjesë në festim.
Në fjalimin e tij, Ministri i Diasporës Pandeli Majko tha: “Ka momente kur çdokush mendon për kufirin që ndan të ardhmen nga e shkuara, por sot unë kam ndjenja të thella për ju dhe për marrëdhëniet e forta që ju keni me popullin shqiptar. Sigurisht herën e shkuar që isha përpara jush, fola për zyrtarët e Teheranit; me ta, Shqipëria ka një protokoll, ne e quajmë protokoll të diplomacisë, por ata harrojnë se ju jeni nën mbrojtjen tonë, dhe kushdo që ju prek ju, prek Shqipërinë, prek shqiptarët, dhe kjo është arsyeja pse Shqipëria dëboi Ambasadorin e Teheranit. Mendoj se kjo është arsyeja pse Shqipëria dhe shqiptarët kanë një nga Ambasadat më të mira të Iranit dhe ajo është Kampi Ashraf, dhe jemi shumë krenarë që kemi miq si ju, që kemi miq si Madamë Rajavi, gruaja e hekurt, e cila pa dyshim do ta udhëheqë të ardhmen e Iranit.”
Edmond Spaho, zëvendës kryetari i Partisë Demokratike dha urimin për Vitin e Ri dhe tha: “Jam i bindur se me përpjekjet tuaja, me luftën e popullit iranian, vitin tjetër do ta festojmë Vitin e Ri në një Iran të lirë. E ardhmja i përket popullit të Iranit. Pa dyshim që Irani do të jetë i lirë, me një demokraci të vërtetë e cila do të krijojë prosperitet për popullin e tij dhe stabilitet në rajon. Jemi shumë krenarë që ju kemi këtu, dhe për sa i përket marrëdhënieve me organizatën tuaj, pavarësisht se partia ime është në opozitë, ne jemi të bashkuar dhe ju mbështesim, dhe mbështesim madje edhe veprimin e qeverisë në përjashtimin e diplomatëve iranianë të përfshirë në veprimtari terroriste. Do t’ju qëndrojmë përkrah në përpjekjet tuaja për ta çliruar Iranin dhe për të ndërtuar një shoqëri demokratike.”
Video nga festimet e Nevruzit në Shqipëri.
L.K/Dosja.al
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
Iva Tiço, ashtu si të gjtihë VIP-at shqiptar është grindur’ virtualisht me ndjekësen e saj. Një postim në Facebook, një koment që e revoltoi shumë ...
Shkrimtari i madh shqiptar, Ismail Kadare pasditen e sotme është fotografuar duke shëtitur nga Liqeni Artificial në kryeqytet. I shoqëruar nga miku e tij, Cerci...
Fëmijët me Sindromë Down përveç vështirësive që sjell sëmundja, janë të prirur të preken edhe nga shumë sëmundje të tjera. Për këtë arsye kanë nevojë për...
Moderatori i njohur shqiptar ka shumë arsye të forta për t’u ndjerë i plotësuar çdo ditë të jetës së tij! Ndonëse sot për të është një ditë e shënuar dhe...
Një ditë e trishtë për Luana Vjollcën, fansja e saj më e mirë ndahet nga jeta. Moderatorja ka bërë publik lajmin me anë të një fotoje të postuar në profilin e s...
Para disa ditësh moderatorja, Bora Zemani na tregoi ndryshimin që kishte bërë duke na lënë pa fjalë. Bora ka zgjedhur t’i presë flokët e saj shkurt dhe duket pl...
DashiJeni në një pozicion ku do të ndiheni të fuqishëm dhe me energji dhe kjo do të bëjë që të kaloni lehtësisht çdo të papritur të mundshme. Këshillohet...
TIRANË- Mbrëmja e sotme ka rezervuar pamje mbresëlënëse, pasi hëna është shfaqur e plotë dhe më e madhe se zakonisht, në fenomenin e rrallë të quajtur Supe...
L.K/Dosja.alTirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:View Results...
Raportet e Programit të dhënave të Pesticideve në ushqime nga Departamenti Amerikan i Bujqësisë treguan se kur mbetjet e pesticideve gjenden në ushqime, ato jan...