LIVE UPDATES
Aktualitet

‘Visi i vogël që u tremb’/ Ish-polici Santiago Malko shkoi tek i biri në spital para se të vritej, klani Duka i zuri pri

9 Tetor 2020, 12:48 Nga DOSJA
‘Visi i vogël që u tremb’/ Ish-polici Santiago Malko shkoi

TIRANË- Dosja.al ka siguruar dosjen e plotë hetimore në ngarkim të Blendi Tetës, i cili tashmë do të përballet në gjykatë me akuzën e vrasjes me paramendim e kryer nga grupi i strukturuar kriminal. Vrasja e ish-policit Santiago Malko, që tronditi Tiranën përgjatë vjeshtës së vitit 2019, u realizua sipas prokurorisë nga klani Duka, një grup kriminal tejet i rrezikshëm që vepron në kryeqytet por jo vetëm. Në rastin e ekzekutimit të Santiago Malkos, grupi e ndoqi Malkon me dy makina, një golf 5 dhe një Skoda Soomster, e më pas ai është qëlluar nga një mjet tip Mercedes Benz. “Në automjetin tip ‘Volkzvagen Golf 5” me targë AA221 XB, pronë e Ervis Metanit, ndryshe i njohur si Visi i Vogël, kanë hipur Aleksandër Maxhaku, Oltian Loga, Dritan Agaj e Fatmir Hyseni. Automjeti tip “Skoda Roomster” ka lëvizur në rrugë pas automjetit Volkszagen golf 5, duke qarkulluar në rrugën tek IKV-ja, dei tek Komisiariati i Policisë nr,4, tek ka dëgjuar Leonard Dukën ti thoshte Ilir Selmanit të ndiqte Golfin. Nga shkolla e Bashkuar e Oxhaku kanë dalë në rrugën “Kongresi i Manastirit” në drejtim të SHISH e spitalit nr.5. Nga kqyrja e pamjeve nga kamera e Tabacco Shop, vërehet BMW në lëvizje që ndihet pas nga Skoda Romster dhe Volkszvagen Golf 5. Pamjet nga kamerat e market 24 orë, vërehet Volkzvagen; subjekti Fatmir Hyseni në supermarket dhe subjekti Santiago Malko deri ora 20:55.”-thuhet në dosjen hetimore.

Ndjekja e Malkos ka nisur që para pasdites dhe bazuar edhe në rrëfimin e të pandehurit Blendi Teta, prokuroria thotë se ”Të ndodhur para Spitalit të fëmijëve, dëgjoi njërin prej vëllezërve Duka që i tha shoferit, “ktheje se ka parkuar tek kazanët”. Makina u kthye këtu sërish në drejtim të spitalit nr.5 kur dëgjoi Ilir Selmanin tek tha “Ja tek është X 5-a”, duke bërë me shenjë drejt një makine BMW X5 ngjyrë të zezë të parkuar në anë të djathtë të rrugës afër një stacioni autobuzësh në rrugën “Kongresi i manastirit”. Në këtë automjet nuk ikishte njeri. Këtu vëllezërit Duka i kërkuan Ilir të ndalonte makinën (ndezur), para hyrjes së një kantieri ndërtimi. Nga vëllezërit Duka u “vendos” të qëndronin këtu.-thuhet në dosje.

Ky ishte edhe momenti, kur Teta pretendon se ka kuptuar se po bëhej një planifikim për vrasje. “Ndërsa qëndronin këtu, deklaron se ka zbritur nga makina për të pirë një cigare dhe se i ka thënë Leonardit se do largohej se “nuk kishte lidhje me këtë punë”. Sipas tij, kuptoi se nga mënyrë si po veprohej, diçka pritej të ndodhte. Ende pa u larguar, pa Ilir Selmanin që zbriti nga makina dhe shkoi deri në fund t oborrit të Spitalit (për të urinuar), doli nga aty sërish në rrugë kryesore dhe ndaloi tek një kioksë ngjitur me rrethimin e spitalit për të blerë diçka. Më tej, deklaron se vetë hipi në një taksi që e çoi deri në rrugën “Don Bosko”, tek shtëpia e bashkëjetueses Sonila Veizi. Këtu, pas disa minutash dëgjoi në TV se ishte qëlluar me armë zjarri drejt një automjeti BMË X5, dhe ishte vrarë një person.”-thuhet në Dosje.

Si u tremb ‘Visi i Vogël’

Një tjetër moment interesant që del nga hetimi për Blendi Tetën është fakti, se edhe një ditë pas vrasjes, ai është takuar me Ervis Metani, i cili kishte frikë nga ajo që ndodhi. “Të nesërmen e kësaj dite, kishte dalë dhe kishte takuar Ervis Metanin, i cili i kishte shprehur shqetësimin dhe njëherazi frikën që automjeti Volkzvagen Golf 5 me targë AA221 XB, ishte i regjistruar në emër të tij, dhe se prej 6 muajsh ai përdorej nga vëllezërit Leonard e Erlis Duka dhe rreth shoqëror i tyre. (fillimisht policia nuk e kishte gjet në banesë Blendi Teta. Bashkëshortja dhe daja i tij deklaruan se nuk dinin ku ndodhje. Informacionet bënë të mundur vendodhjen e tij tek e dashura Sonila Veizi. Në çantën e kësaj të fundit u gjet pasaporta e Blendi Tetës. Ajo deklaroi lidhjen me Blendi Tetën, duke u shprehur se pasditen e ndodhjes së ngjarjen e kishin lënë të takoheshin tek “Fresku”.

Ish-polici doli të shihte djalin në spital

Santiago Malko nuk do e merrte rrugën për tek spitali i Fëmijëve, nëse aty nuk do të ndodhej djali i tij i vogël. Siç thuhet në dosje “E ëma e viktimës, Bukuri Malko pohon faktin se i ndjeri doli nga shtëpia rreth orës 19:00, për të shkuar në Spital ku kishte shtruar të birin. Fakt që konfirmohet edhe nga i ati i viktimës Shefqet Malko.”.

 

 

Vrasja e Santiago Malkos

Ish-polici Santiago Malko u ekzekutua mbrëmjen e 27 gushtit 2019 në zonën e “Xhamllikut” në Tiranë, në makinën e tij tip “BMW X5”. I skeduar për një sërë ngjarjesh kriminale, Malko kishte hyrë edhe në administratën shtetërore. Dosja.al zbuloi skandalin, se Malko ka qenë pjesë e Inspektoriatit të Mjedisit dhe Pyjeve, ku ka punuar si inspektor edhe pse ka qenë i shpallur në kërkim. Për vrasjen e Malkos, prokuroria akuzon 8 persona, ku në krye të grupit janë dy vëllezërit Duka, Leonardi dhe Erlisi. Klani Duka, i akuzuar për vrasjen përbëhet nga: Leonard Duka, Erlis Duka, Ilir Selmani, Ervis Metani, Fatmir Hyseni, Dritan Agaj, Aleksandër Maxhaku dhe Xhoni Nica.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrest me burg për blendi tetën ekzekutimi i santiago malkos fatmir hyseni santiago malko vrasja e santiago malkos arrest me burg për blendi tetën ekzekutimi i santiago malkos fatmir hyseni santiago malko vrasja e santiago malkos


Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj