LIVE UPDATES
Aktualitet

Ekzekutimi i Santiago Malkos/ Prokuroria mbyll hetimin për Blendi Tetën, ‘vëzhguesi’ i Klanit Duka do të përballet me a

9 Tetor 2020, 12:24 Nga DOSJA

TIRANË- Prokuroria e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit, (SPAK), më 2 tetor 2020, ka finalizuar hetimet dhe ka dërguar dosjen në gjykatë për Blendi Tetën, një nga anëtarët e grupit Duka, të akuzuar për vrasjen e ish-policit Santiago Malko. Kur ka kaluar mbi një vit nga vrasja e Malkos, i cili u ekzekutua mbrëmjen e 27 gushtit në zonën e Xhamllikut në Tiranë, prokurori Behar Dibra, në një material voluminoz të siguruar ekskluzivisht nga Dosja.al, akuzon për “vrasje me paramendim” kryer nga grupi i strukturuar kriminal dhe pjesëmarrës në të”, 40-vjeçarin Blendi Teta. Pavarësisht se gjatë hetimit, Teta nuk ka pranuar pjesëmarrjen në këtë vrasje, prokuroria thotë se “Provohet fakti se për shkak të të ushtruarit të aktivitetit “Lloto Sport”, prej vitesh i akuzuari Blendi Teta ka njohje dhe marrëdhënie biznesi të palicensuar në këtë aktivitet me të hetuarit Leonard e Erlis Duka, dhe prej këtyre dhe me pjestarët e tjerë të grupit kriminal.“. 

Organi i akuzës risjell dinamikinë e vrasjes, që nga organizimi në lokalin e dy vëllezërve Duka, Erlis dhe Leonard, në Fresk, dhe pjesëmarrjen e Tetës në këtë ngjarje. “Blendi Teta ka qenë i pranishëm në drekën në lokal “La Familia” që administrohet nga vëllezërit Duka; nga këtu dhe në veprimet e ndërmarra më pas, për ndjekje e automjetit të viktimës së veprës penale, ai ka qenë sërish në shoqërinë e Bashkëpunëtorëve në krim; ai ka qenë i vetëdijshëm se kë po ndiqnin e mbikqyrnin dhe me ç’qëllim po bëhej kjo; në vendngjarje ai ka kryer veprime ndihmëse për realizim të vrasjes; pas ngjarjes ai u fsheh tek e dashura dhe nuk u vetëdorëzua deri pas kalimit të dy javëve e ca nga kryerja e vrasjes dhe pasi kishte fshehur të gjitha gjurmët që sipas tij mund të të çonin në identifikimin e tij; me këtë rast ai ka patur mundësi të fshihte dhe telefonin që ka përdorur në vendngjarje dhe në polici është paraqitur me një telefon celular pa kartë sim.”

Por pse e akuzon konkretisht prokuroria Blendi Tetën?

Megjithëse përpiqet të shfaqet si i distancuar nga veprimet e klanit Duka, Teta sipas prokurorisë ka orientuar autorët për lëvizjet e viktimës. “I akuzuari Blendi Teta në kuadër të grupit të strukturuar kriminal përmes pjesëmarrjes në të ka kryer veprime bashkëpunuese në rolin e ndihmësit për realizimin e vrasjes së viktimës së veprës penale Santjago Malko. Ai ka orientuar pjestarët e tjerë të grupit kriminal për lëvizjet e viktimës së veprës penale para ngjarjes. Pretendimi se ai nuk është i përfshirë në direkt në krim dhe nuk bashkëvepruar me të tjerë për të kryer krimin e vrasjes, pasi është larguar nga vendngjarja para se të kryehej vrasja, hidhet poshtë si i pabazuar në akte dhe prova. Vetëm se në rast se ai do të kishte parandaluar kryerjen e krimit duke e kallëzuar atë në organet e ndjekjes penale do të pranohej pretendimi i heqjes dorë prej tij nga kryerja e krimit”.-thuhet në dosjen hetimore në ngarkim të tij. 

Teta, i arrestuari i parë i kësaj ngjarjeje, denonconte disa muaj më parë se ishte i kërcënuar pas vrasjes së Santiago Malkos. 

Vrasja e Santiago Malkos

Ish-polici Santiago Malko u ekzekutua mbrëmjen e 27 gushtit 2019 në zonën e “Xhamllikut” në Tiranë, në makinën e tij tip “BMË X5”. I skeduar për një sërë ngjarjesh kriminale, Malko kishte hyrë edhe në administratën shtetërore. Dosja.al zbuloi skandalin, se Malko ka qenë pjesë e Inspektoriatit të Mjedisit dhe Pyjeve, ku ka punuar si inspektor edhe pse ka qenë i shpallur në kërkim. Për vrasjen e Malkos, prokuroria akuzon 8 persona, ku në krye të grupit janë dy vëllezërit Duka, Leonardi dhe Erlisi. Klani Duka, i akuzuar për vrasjen përbëhet nga: Leonard Duka, Erlis Duka, Ilir Selmani, Ervis Metani, Fatmir Hyseni, Dritan Agaj, Aleksandër Maxhaku dhe Xhoni Nica.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet blendi teta klani duka santiago malko vrasja e santiago malkos vritet santiago malko blendi teta klani duka santiago malko vrasja e santiago malkos vritet santiago malko


Sondazh

Poll

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin