LIVE UPDATES
Aktualitet

Vinçi ra nga era mbi peshkarexha/ Prokurori “zhduk” fenomenin natyror, kërkon 3 vite burg për manovratorin

1 Maj 2019, 07:40 Nga DOSJA
Vinçi ra nga era mbi peshkarexha/ Prokurori “zhduk” fenomenin

Në 10 shtator 2015 në Sarandë u regjistrua një fenomen i rrallë natyror, me një erë me shpejtësi 140-150 km/orë. Nga moti i keq, në Portin e mallrave të Limjonit, ra vinçi i madh, që dëmtoi dy peshkarexha. Prokuroria e Sarandës nisi hetimet dhe prokurori i çështjes, Sali Hasa, pushoi çështjen me motivin e pasojave të motit. Por çështja u rihap dhe i njëjti prokuror, Sali Hasa, “zhduk” fenomenin natyror dhe e drejton akuzën mbi manovratorin e vinçit, Elez Mejdani.

Nga ana tjetër, nga Porti konfirmohet, se Elezi nuk ka qenë në punë atë ditë.

“Çështja e aksidentit në portin e Limionit u rihap edhe një herë nga Prokuroria e Sarandës dhe pikërisht edhe në fazën e dytë po hetohet nga prokurori Sali Hasa. Ky prokuror, ka dy versione në lidhje me të njëjtën ngjarje. Në fillim kur palët kanë qenë porti i Sarandës dhe 2 peshkarexhat e aksidentuara, prokurori doli me vendimin e pushimit, pasi shkaktar kryesor i rrëzimit të vinçit ishte moti i keq i asaj kohe. Por kësaj radhe ky prokuror mendon ndryshe, ka zhdukur fare fenomenin natyror, i cili ka sjellë rrëzimin e vinçit dhe është marrë me sistemin e frenimit të vinçit. Gjithashtu ky prokuror nuk ka marrë parasysh që zoti Elez Mejdani, nuk ka qenë në punë pikërisht në datën 10 Shtator të vitit 2015, kur ka ndodhur ngjarja. Dhe nuk ka marrë parasysh të gjithë dëshmitarët që janë vënë në dispozicion nga porti i Sarandës për të zbardhur këtë çështje”, thotë gazetari i “Stop”.

Elez Mejdani: Po ky prokuror, tani që kjo akuzë ngrihet ndaj meje, si drejtues i mjetit në të cilin nuk kam qenë prezent dy ditë rresht në atë port. Më akuzon mua që duhet të vete 3 vite në burg dhe të paguaj një faturë financiare prej 500 milionë lekësh.

Informacioni që zoti Mejdani nuk ka qenë në portin e Limjonit, konfirmohet edhe nga vetë porti.

Elez Mejdani: Unë nuk arrij ta kuptoj shkatërrimin e pronës nga pakujdesia kur unë nuk kam qenë 48 orë në atë objekt. Portet tona janë të certifikuara dhe ruhen me dy lloj sistemesh sigurie, edhe nga Policia e Shtetit edhe nga Siguria Portuale. Kjo akuzë absurde e shkatërrimit nga pakujdesia kur unë nuk kam qenë fare 48 orë, unë nuk arrij ta kuptoj.

Gazetari i “Stop” mori mendimin e një specialisti dhe ish- drejtor i Portit Sarandë, Pëllumb Halimi, i cili shpjegon se sistemi i elektrovinçit ka funksionuar.

Halimi thotë se vinçi ka një moshë shumë të madhe, i vitit 1957 në mos më i vjetër. “E ka të bazuar sistemin e frenimit të ecjes në dy rrota, ose dy rrotat e parme, ose të pasme. Unë me këtë pamje që shikoj, gjykoj që ky mekanizëm është vënë në punë.”

Gazetari i “Stop” iu drejtua kapitanerisë së Portit të Sarandës për të pyetur rreth ngjarjes së 10 Shtatorit të vitit 2015, pasi në regjistrat që mban kapiteneria, për rreth dy orë, fenomeni i jashtëzakonshëm natyror është fshehur. Madje edhe aksidenti që ka ndodhur me anijen Europa 2.

 

Gazetari – Të pasqyrohej, p.sh, që anija “Europa 2” pati këto avari.

Shefi i Kapitenerisë, Ismail Duka – Po ku e dimë ne, që pati ato avari?

Gazetari – Po për këto të tjerat, ku i dinit?

Shefi i Kapitenerisë, Ismail Duka – Ndaj të them unë! Unë kam qenë në Vlorë atë ditë. Duhet të marrin inspektorin, që ka këtë…,e kupton?

Gazetari – Këtu nuk është pasqyruar, po themi, për dy orë anija “Europa 2” gjithë problemet, që ka pasur. Pse nuk janë pasqyruar?

Inspektori i Kapitenerisë, Bastri Baci – Anijes së huaj, që i ranë kontenierët.., jo jo doli në spirancë dhe i ranë kontenierët. Doli, u shkëput nga porti dhe i ranë nga era e fuqishme, kurse vinçi ishte i portit.

Gazetari – Kur doli në spirancë, duhej të pasqyrohej, po them e keni si detyrim, jua cakton detyra, që…

Inspektori i Kapitenerisë, Bastri Baci – Po, po, e kam pasqyruar unë…,që doli në spirancë.

Gazetari – Ku është? Nuk është pra? Ku është?

Inspektori i Kapitenerisë, Bastri Baci – Nuk shkruaj gjë, kur nuk kam asnjë veprimtari.

Gazetari – Po ke veprimtari, se doli anija…

Inspektori i Kapitenerisë, Bastri Baci – Nga kush?

Prokurori Sali Hasa – Kush është fshehur?

Gazetari – Anija 42 mijë tonëshe.

Prokurori Sali Hasa- Ku?

Gazetari- Në kapiteneri. Ndërkohë është zhdukur anija 42 mijë tonëshe “Europa”, për të fshehur fenomenin natyror.

Prokurori Sali Hasa – Jo, është vend tjetër ai…

Gazetari – Jo d.m.th, për të fshehur fenomenin natyror?

Prokurori Sali Hasa – Jo, jo!

Gazetari – Si jo…?

Prokurori Sali Hasa- Njatjeta!

Gazetari- Genci Angjellari, Tv Klan, Emisioni Stop! Në lidhje me çështjen e portit të z. Mejdani. Kohë më përpara, ju keni kërkuar pushimin e çështjes si shkak të fatkeqësisë natyrore.

Prokurori Sali Hasa – Është prishur vendimi me vendim gjyqësor, është kthyer prapë dhe është vazhduar hetimi.

Gazetari – Pse akuzohet z. Mejdani? Ai s’ka qenë në punë atë ditë?

Prokurori Sali Hasa – Kush tha?

Gazetari – Ne e kemi të verifikuar nga porti…

Prokurori Sali Hasa – Na i sillni!

Gazetari- S’i keni në dosje ju? Në radhë të parë, ai është manovrator, që nuk ka të bëjë fare me frenat. N.q.s, ju merrni të gjithë procedurën, se çfarë bën manovratori dhe çfarë ju takon punonjësve të tjerë të portit të sigurimit dhe të ëëë…

Prokurori Sali Hasa – S’më duhet fare mua ajo…

Gazetari – Po të duhet, sepse…

Prokurori Sali Hasa- Sepse ai zotëria këtë ngre, që nuk jam unë përgjegjës, por është porti. Po jo, mo zotëri!

Gazetari- Po sepse ai nuk ka qenë…

Prokurori Sali Hasa – Është si puna e mjetit…

Gazetari – Jo, jo, jo!

Prokurori Sali Hasa – Mjeti është në pronësi të TV Klan, për të përdorur e përdorni ju.

Gazetari – Po!

Prokurori Sali Hasa – Shkaktove aksidentin ti, do përgjigjet televizioni?

Gazetari – Për mikrofonin, jo për kamerën, sepse unë nuk di ta përdor kamerën.

Prokurori Sali Hasa – Po mirë pra, në rregull…

Gzaetari – Jo, sepse janë të ndara…,më kupton? Ai është manovrator.

Prokurori Sali Hasa – Pikërisht!

Gazetari – Ai është edhe manovrator edhe mirëmbajtës edhe përgjegjës për vinçin.

Gazetari – Jo, jo! Nuk është mirëmbajtës. Kërcet shumë si çështje, realisht kërcet.

Prokurori Sali Hasa- Mua s’mëëë.., s’ma ndjen asgjë.

Në çështjen penale, ku Zoti Elez Mejdani është bërë kokë turku nga Prokuroria e Sarandës është përfshirë edhe gjykata e Sarandës, ku Gjyqtarja Nevrie Duka ka zhdukur 15 kërkesa për pavlefshmëri të provave, që ka kërkuar Zoti Mejdani në këtë gjykatë.

Gazetari i “Stop”: Në vendimin që ka shpallur Zonja Duka, ne nuk lexojmë asnjë prej kërkesave që ka bërë Mejdani për pavlefshmëri të provave, pasi ky i fundit nuk ka qenë në punë atë ditë që ka ndodhur aksidenti. Madje, detyra e tij si manovrator i vinçit, nuk lidhet me frenat, për të cilat akuzohet drejtpërdrejtë nga Prokuroria e Sarandës dhe legalizohet nga Gjyqtarja Nevrie Duka.

Marrë nga Klan.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet elez mejdani prokurori sali hasa sali hasa sarande elez mejdani prokurori sali hasa sali hasa sarande

Sondazh

Poll

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim