FOTO- U copëtua nga makineria e mishit teksa po e pastronte, kjo është shqiptarja, la pas 2 fëmijë
30 Shtator, 10:42
...
Politike
Rama prezanton skuadrën në Fier: Spitalet nuk janë ato të para 6 viteve, doktorët të linin të vdisje…çështja e naftë
13 Nëntor 2020, 14:13Nga DOSJA
FIER– Kryeministri Edi Rama ishte sot në fshatin Mbrostar të Fierit për të prezantuar skuadrën e Partisë Socialiste për zgjedhjet e 25 prillit. Fillimisht fjalën e mbajti drejtuesi politik për jugun, Gramoz Ruçi, i cili nuk i ka kursyer lavdet ndaj kreut të partisë së tij, Edi Rama. Më pas, Rama kujtoi kohën kur ishte bërë pjesë e Partisë Socialiste, duke bërë krahasimin me “zgjedhjet” brenda PD-së. Sipas Ramës, kryedemokrati Lulzim Basha fshihet pas një komitetit për të hequr nga partia figurat që nuk do.
Kryeministri nuk la pa prekur edhe pjesën e pandemisë. Ai u shpreh se sot në Shqipëri, nuk janë më spitalet e para gjashtë apo shtatë viteve, ku mjekët të linin të vdisje nëse nuk u fusje lekët në xhep. Sipas Ramës, spitalet në kohën e Sali Berishës ishin si një stacion treni ku nuk dihej se kush ishte kontrabandisti.
Rama përmendi mesazhin e një personazhi të njohur publik, pa i nxjerrë emrin, për të cilin tha se kishte frikë dhe nuk flinte dot gjumë nga ankthi se mos e infektohej dhe nuk do të kishte asnjë shtrat në spital për tu shtruar. Përsa u përket të infektuarve që shkojnë në Turqi, Rama tha se nuk i ndalon dot njerëzit që të shkojnë, por edhe në Shqipëri, nuk u mungon asgjë. Kreu i Qeverisë tha se askush nuk duhet të flasë keq për mjekët, pasi ata janë heronj që nuk dorëzohen dhe mbajnë veshur rrobat e rënda të luftës, që nga fillimi i pandemisë.
Kryeministri preku edhe tëmen e naftëtarëve për të cilët tha se çështja e tyre do të mbyllet shumë shpejt. Sipas tij, nëse në këtë situatë do të ishte në qeveri Sali Berisha, Monika Kryemadhi e Lulzim Basha, ata s’do të merrnin asgjë. Sipas Ramës, në atë situatë i ka çuar pikërisht Berisha. Nuk harroi të prekte as Opozitën. Sipas Ramës, Opozita që pret të vijë në pushtet, ka si paketë Monikën e cila do ‘pjesën e saj’.
(k.m;f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Gramoz Ruçi: Jemi krenarë që kemi për lider Edi Ramën. Lideri mund të kenë shumë virtyte po 3 janë të rëndësishme; duhet të kenë vizion, ambicie dhe ener...
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, zhvilloi ditën e sotme një takim me përfaqësues të Shoqatës së Diabetikëve Shqiptarë ku diskutoi prob...
TIRANË-Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha vijon sërish me deklarata e tij në lidhje me raportin e Dick Marty për të cilin është akuzuar nga mazhoranca...
TIRANË– Presidenti Meta doli ditën e sotme në mbrojtje të kreut të PD-së, Lulzim Basha. Duke qënë se i ky i fundit është akuzuar si hetues i UÇK-së,...
TIRANË-Në konferencën për mediat, kreu i shtetit Ilir Meta u shfaq me maskë dhe kjo i bëri përshtypje të gjithëve.Kjo pyetje nuk mungoi nga ana e gazetarëv...
TIRANË– Presidenti Meta mendon se opozita ka bërë çdo gjë për të treguar përgjgjshmërinë e tyre ndaj pandemisë duke i vlerësuar me notën 10.Nuk mung...
TIRANË– Në konferencën për mediat presidenti i vendit, Ilir Meta deklaroi se një mik i tij ka humbur jetën me COVID-19. Gjatë fjalës së tij, kreu i shtetit...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka treguar qëllimin e vizitës së ish- këshilltarit të tij për sigurinë, Bahri Shaqiri në kryeministri. Gjatë konferencës për m...