Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka dekoruar me titullin Ylli i Madh i mrënjohjes publike, Nuncin Apostolik, ambasadorit të Selisë së Shenjtë, Charles Brown. Përmes një ceremonie të zhvilluar në Sallën e Hartave në Kryeministri, Rama e bëri këtë dekorim, pasi Nuncit Aposotolik do të largohet nga Shqipëria gjatë kësaj jave dhe do të zhvendoset në Filipine, për një mision të ri.
Në fjalën e tij, kryeministri Edi Rama u shpreh se i është mjaft mirënjohës Nuncit Apostolik Charles Brown, teksa përmendi se gjatë tre viteve shërbeu me zotnillëk.
“Charlsi do mbetet një shtegtar i veçantë mes tufës së ambasadorëve. I jemi për shumëçka mirënjohës një shtegtarit mahnitës si Papa Francesku por dhe që na dha mundësitë të kemi në vendin tonë i cili shtegtimin e ka vokacion përveçse detyrë. Më vjen mirë që e shoh të mallëngjyer që do ta lërë Shqipërinë. Imzot nuk jeni as i pari dhe as i fundit e kanë pasur të vështirë largimin. Kam parë pak si ju që kanë ardhur me dëshirë në Shqipëri dhe kam parë shumë që nuk kanë dashur të ikin nga Shqipëria sepse e kanë njohur siç është dhe jo siç duket nga larg. Mirënjohës të gjithëve që i jeni përgjigjur kësaj ftese në ndarjen e këtij momenti të veçantë, duke i shprehur mirënjohjen tonë një zottërie një njeriu shumë të vlerësuar nga të gjithë ju dhe të gjithë ata që e njohën në Shqipëri. Dëshiroj t’u jap një shenjë, kjo është gradë për mirënjohje publike. Nderimet me tituj dhe medaljet janë bërë për të gjallët dhe jo për të vdekurit sepse të dallosh të vdekurit nga të gjallët është mirë për të gjithë.Titujt dhe medaljet jepen rrallë se ndryshe ç’kuptim ka dallimi që ata bëjnë dhe kjo medalje jepet rrallë sepse për ta merituar duhet ta kesh fituar betejën e denjë, t’u kesh shërbyer të tjerëve. Jo rastësisht kjo medalje sendërtohet me ngjyrat e heroit tonë kombëtar Skënderbeu që deri në vdekje se ndali hapin për luftën e drejtë,”– tha Rama.
Me fjalët, ‘medaljet janë bërë për të gjallët dhe jo për të vdekurit’, Rama ‘thumboi’ sërish Presidentin Ilir Meta, pas replikave që ka pasur me këtë të fundit, në lidhje me dekorimet e shumta që bën.
Më pas fjalën e mori Nunci Apostolik, ambasadori i Selisë së Shenjtë, Charles Brown, i cili u shpreh shumë mirënjohës për këtë nderim që i bëhet dhe se do ta mbajë gjithmonë në zemër Shqipërinë.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
RUSI– Rusia ka reaguar ashpër për mbledhjen e përbashkët të Shqipërisë dhe Kosovës në datë 2 tetor në Tiranë, gjatë të cilës kryeministri i vendit foli për një ...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka publikuar një video në rrjetet sociale, përmes të cilës tregon se ka qenë ai personi, që në vitin 2013, e ka detyruar kryem...
TIRANË– Nëse deri më sot, në replikat mes kryeministrit Edi Rama apo anëtarëve të Partisë Socialiste dhe kreut të Partisë Demokratike, ajo që keni lexuar m...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një bisedë prej 60 minutash me kancelaren Angela Merkel. Përmes një statusi në rrjetet sociale, teksa ka publiku...
TIRANË– Kur 7 muaj na ndajnë nga zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, dy partitë më të mëdha në vend kanë nxituar që të shpalosin planet e tyre për të sup...
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i ka kthyer përgjigje kryeministrit Edi Rama, i cili pak orë më parë u shpreh se nuk kishte dëgjuar asn...
TIRANE– Kryetari i PD, Lulzim Basha në një konferencë për mediat paralajmëron se situata në vend po përkeqësohet. Basha tha se qeveria nuk ka marrë asnjë masë, ...
TIRANE– Lulzim Basha ka dalë ditën e sotme në një konferencë për mediat nga selia e Partisë Demokratike. Në lidhje me përgjigjen që tha ditën e sotme kryeminist...
TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka zhvilluar një konferencë për shtyp me gazetarët në selinë e Partisë Demokratike. Basha u është përgjigjur pyetjeve të...
TIRANË- Sekretari i Burimeve Njerëzore në Partinë Demokratike, Ervin Minarolli ka denoncuar se ndërtimin i rrugës Korçë-Ersekë është një vjedhje e p...