LIVE UPDATES
Politike

“Ka një ndryshim midis kujt e thotë dhe kush e bën”/ E komentoi gjatë e gjerë në konferencë! Si e “harroi” Rama p

12 Tetor 2020, 13:27 Nga DOSJA
“Ka një ndryshim midis kujt e thotë dhe kush e bën”/

TIRANË– Kur 7 muaj na ndajnë nga zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, dy partitë më të mëdha në vend kanë nxituar që të shpalosin planet e tyre për të superuar krizën që ka shkaktuar pandemia e koronavirusit. Nga selia blu, kryedemokrati Lulzim Basha doli vetë dhe prezantoi planin e tij me 5 pika për rimëkëmbjen e ekonomisë. Basha kërkoi nga qeveria që ta “sillte në jetë” planin e tij me duke i premtuar se nuk do të merrnin kredite për rezultatet. Disa ditë më vonë, nga kryeministria Edi Rama zhvilloi një konferencë për shtyp me ministrin e Rindërtimit, Arben Ahmetaj dhe atë të Financave Anila Denaj, e cila kishte si me fokus ekonominë. Pas prezantimit të çështjeve kyçe, Rama u pyet nga gazetarët nëse ishte inspiruar nga plani i demokratëve. Duke lënë të kuptohej se e kishte ndjekur dhe lexuar në çdo pikë, kreu i qeverisë nuk humbi mundësinë për të shprehur superioritetin e tij në pozitë, ndryshe nga kryedemokrati. Rama tha se ndryshimi mes tij dhe Bashës ishte fakti që ai mund t’i vinte në veprim planet. Ndërsa Basha do të duhej që t’i mbante në letër, ndaj premtonte shuma të mëdha parash.

“Ka një ndryshim të madh midis kujt e thotë dhe kujt e bën dhe në rast se marrim për të mirëqenë që bëhet fjalë për të njëjtën gjë. Së treti, ka dhe një ndryshim më të madh akoma, midis rritjes së pagës për mjekët dhe infermierët deri në 40% që do ta bëjmë ne dhe do të jetë e shkruar e do të miratohet me ligj në Kuvendin e Shqipërisë dhe idesë se mund të shkojnë pagat 1200 euro, se mund të shkojnë subvencionet 150 milionë euro për bujqësinë, se mund të shkojnë ku di unë se çfarë, 100 këtu, 100 atje, 200 atje, 300 atje dhe se mund të bëhet deti kos. Jo! Të rrisësh pagat në këto kushte, deri në 40% për mjekët dhe infermierët dhe në mënyrë të konsiderueshme edhe për mësuesit, të rrisësh pagën minimale 300 mijë, të heqësh fare tatim fitimin dhe TVSH-në dhe të mbash financat nën kontroll, duke e konsoliduar aspektin makroekonomimk të vendit, kjo është qeverisje. Kurse të hapësh thesin se po vijnë zgjedhjet, duke hapur gojën e duke lëshuar për të gjithë lugët e floririt është thjesht për të qeshur. Kështu që, nuk ka asnjë krahasim, asnjë mundësi krahasimi sepse i kemi parë. Fati i mirë në këtë rast për të gjithë është që këta i kemi parë. Pra, nuk është se janë të paparë. Janë të paparë në mënyrën se si bëjnë sikur nuk i kemi parë, por që ne i kemi parë, janë shalqi me prove,”-u shpreh Rama në takimin e zhvilluar më 29 shtator.

Ndërsa sot, Rama ose e ka harruar çka lexuar, e çfarë ka thënë disa javë më parë, pasi pas mbledhjes me drejtuesit politikë të qarqeve, i pyetur nga gazetarët tha se nuk e kishte idenë për çfarë po e pyesnin.

“Nuk e kam idenë për asnjë plan me 5 pika (i referohet planit të Bashës),”- tha Rama.

Pas komentit të sotëm, kryeministri duhet ta ndajë mendjen e ka lexuar ose jo planin e opozitës, e cila edhe pse në pozita jovendimmarrëse, mund të ketë dhënë një opsion të mirë për rimëkëmbjen e ekonomisë.

Megjithatë përgjigjia iu dha vetë sot nga Basha, në një konferencë për shtyp…

Plani ynë me 5 pika nuk është kinematografi me regji qëndrore, nuk janë cic-mice, por rrugëdalje nga kriza. Edi Rama iu përgjigj pyetjes se nuk e kishte dëgjuar planin. Unë e besoj që nuk e ka dëgjuar, megjithëse askush nuk e beson, as shqiptarët, unë zgjedh ta besoj se si nuk e ka dëgjuar. Ai ka javë, muaj, vite që nuk dëgjon”– u shpreh Basha.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama lulzim basha plani me 5 pika i pd edi rama lulzim basha plani me 5 pika i pd

Sondazh

Poll

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më