LIVE UPDATES
Politike

Basha nga Kamza: Jemi në rrugën e një fitoreje të jashtëzakonshme, fitores më të madhe në historinë e Shqipërisë!

20 Prill 2021, 14:47 Nga DOSJA
Basha nga Kamza: Jemi në rrugën e një fitoreje të

KAMËZ– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar takimin e radhës në Kamëz. Në fjalën e tij para qytetarëve, Basha tha se koalicioni për Ndryshim është në rrugën e një fitoreje të jashtëzakonshme dhe më të madhe në historinë e Shqipërisë.

I ndodhur në Kamëz, Basha komentoi edhe audio-përgjimin e Kreut të Kadastrës Artan Lame, ku ky i fundit dëgjohej që tu jepte porosi vartësve për të premtuar legalizime që nuk do të jepeshin kurrë.

Kreu i opozitës u shpreh se ky është një skandal tjetër i Edi Ramës, i cili e ka kuptuar se po i humb zgjedhjet dhe tani gjen mënyra si t’i gënjej për herë të tretë shqiptarët.


Fjala e poshtë e Bashës:

Mirë se ju gjej vëllezër dhe motra, zonja dhe zotërinj, të reja e të rinj të Kamzës, të Paskuqanit e gjithë Zall Herrit! Këtu ku për asnjë çast nuk pushon së rrahuri zemra e lirisë, demokracisë dhe Shqipërisë si gjithë Europa. Mirë se ju gjej ju nëna e baballarë që i keni hapur dyert e shtëpive tuaja dhe ju kam vizituar këto tetë vite të gjata vuajtjesh dhe mundimesh, dhimbjesh e varfërie e që sot ju shoh të gjithëve pa përjashtim me buzëqeshje në fytyrë dhe me sytë që ju shndrisin. Ju shndrisin sepse ju e dini, shqiptarët e dinë, të gjithë e dinë se e diela e Fitores po afron. E diela e fitores së thellë do ti takojë të gjithë shqiptarëve të bashkuar për ndryshim. Do të jetë pjesëmarrja më masive në historinë e vendit dhe fitorja më e thellë e shqiptarëve të bashkuar dhe të vendosur për ndryshim. Këtë e dëshmon kjo prani e jashtëzakonshme sot këtu në Kamzë. Këtë e kam parë në sytë e nënave dhe baballarëve, në sytë e rinjve dhe të rejave nga Saranda në Tropojë. E prek dhe e shoh kudo padurimin, etjen për ndryshimin që po vjen dhe nuk ka forcë që ta ndalë. Sepse forca e ndryshimit ndodhet këtu, në këtë shesh dhe dhjetëra, qindra të tjerë si ky, të mbushur me shpresë, me besim dhe vendosmëri për t’i dhënë fund dimrit 8 vjeçar. Për ta larguar njëherë e mirë me votën më të madhe popullore njeriu që 8 vite me radhë e mbajti vendin peng, shkatërroi familjet tona duke i ndarë me emigracion, nëpërkëmbi, diskriminoi, përbuzi me arrogancë dhe harbutizëm qytetarët e Kamzës, Tiranës dhe gjithë Shqipërisë.

8 vite dështime, 8 vite mashtrime. Tani po vjen ora, dita e shqiptarëve për ti dhënë përgjigje duke votuar numrin 9-tê.Me 25 Prill të gjithë bashkë drejt kutive të votimit do të votojmë numrin 9-të.Për nënat tona, për vuajtjet e tyre të patregueshme të cilat kanë parë shtëpitë, vatrat të ju boshatisen nga të rinjtë e të rejat, nga 500 mijë familjarë tanë që na mungojnë për shkak të dështimeve të Edi Ramës. Mijëra, dhjetëra- mijëra baballarë, prindër, bashkëshortë të mbetur papunë, pa siguri për bukën e fëmijëve të tyre dhe pasiguri për sakrificën e jetës së tyre, shtëpitë e tyre. Të gjithë bashkë këtë të diel do të votojmë numrin 9-të, për t’i dhënë fund njëherë e mirë politikës së mashtrimeve. Ju jeni në këtë shesh, jam i sigurt që të gjithë e mësuat skandal pas skandali, e dëgjuat sesi drejtori i përgjithshëm i kadastrës me porosi të Edi Ramës pranon, në fakt udhëzon që të shkojnë derë më derë e t’u thonë familjeve që do t’jua bëjmë legalizimin pasi të na e jepni votën po në fakt ne nuk mund t’jua bëjmë po s’mund t’jua themi tani. Ky është një akt kriminal se çdo shtëpi nga ato qindra mijëra që ai do ti prishë pas 25 Prillit është sakrifica e jetës, është sakrifica e familjes, është sakrifica e bijve dhe bijave tuaja në emigracion. Premton legalizim kur në fakt qëllimi është t’jua prishë pas zgjedhjeve pa dëmshpërblim, vetëm që t’ju marrë votën me mashtrim. Ky është Edi Rama i vërtetë, ky është Edi Rama i 8 viteve që vetëm pak metra më tej firmosi legalizimin falas. Ja, dëgjojeni siç e dëgjoi gjithë Shqipëria sot, kjo është politika që shkatërroi vendin për 8 vite me radhë, ky është njeriu që kërkon edhe 4 vite të tjera. Le ta ,marrë përgjigjen nga Kamza, nga Paskuqani, nga Zall-Herri, nga Tirana dhe nga gjithë Shqipëria, më 25 Prill ne do e largojmë duke votuar numrin 9. 9 për të përfunduar procesin e legalizimit, për të bërë të mundur që të gjithë ata që për 8 vite më kot shpresuan, e paguan ryshfet të majme  e nuk ja dolën të siguronin dot dokumentet e shtëpisë së tyre. Për të gjitha ata që meritojnë e do të kenë me planin tonë përfundimin e këtij procesi. Për të gjithë ata që duan ta gëzojnë, ta mbajnë, ta shesin e ta zhvillojnë pronën e djersës së tyre votojeni në 25 ndryshimin, votoni numrin 9. Vëllezër e motra ora e ndryshimit nuk ka të ndalur.

Ndaj të gjithë bashkë të bëjmë të mundur këto 3, 4 ditë të fundit asnjë të mos mbetet në shtëpi. Të gjithë ti drejtohemi kutisë së votimit. Të gjithë ta dimë qendrën tonë të votimit sepse ndryshimi që Shqipëri, Kamza, Tirana e shqiptarët duan është në dorën tonë, mjafton të shkojmë të votojmë numrin 9. E kështu  të hapim bashkë derën e shpresës, derën e besimit tek e ardhmja, derën e mundësive ekonomike për çdo shqiptar e në veçanti për rininë e mrekullueshme të Kamzës, rininë e mrekullueshme të Shqipërisë. Do të jetë miqtë e mi, një nga fitore historike të cilat do të mbahen mend  për bashkimin e shqiptarëve si asnjëherë më parë. Sheshi është mbushur me demokratë, me qëndrestarë, me njerëz të cilët kanë qenë në ballë të betejave tona. Po në mes të këtij sheshi, gjatë këtij rrugëtimi si kudo në Shqipëri kam takuar e takoj edhe qytetarë të tjerë deri dje të pavendosur por sot pjesë e vendimit të madh për ndryshim edhe socialistët e zhgënjyer e të vendosur për  ta bërë 25 prillin një festë për familjet e tyre, për fëmijët e tyre duke u bashkuar me ne si vëllezërit e në gjaku duke votuar numrin 9. Duke votuar për ndryshimin numrin? 9. Dhe kështu vëllezër dhe motra ti përveshim edhe njëherë mëngët për të bërë të mundur zhvillimin e vërtetë duke i dhënë fund abuzimit të tmerrshëm tetë vjeçar. Një pas një vitet kaluan, gjëma pas gjëmash, heqja nga listat e ndihmës ekonomik, rritjen e faturave elektrike, rritjen e çmimit të naftës edhe kur goditi tërmeti prapë se prapë ai e pati mendjen vetëm te xhepat e tij dhe të bashkëpunëtorëve të tij, i la njerëzit në mëshirë të fatit. Dy dimra në çadra, i la banorët e Bathores, të Zall-Herrit dhe të mbarë zonave të goditura nga tërmeti pa ndihmë, me diskriminim, me vonesa, me korrupsion. Më 25 Prill ju merrni fatin në duart tuaja sepse vota juaj për numrin 9 do të thotë rivlerësim i shpejtë me transparencë i dëmit, kompensim i plotë financiar, përfundim brenda kohës më të shpejtë të rindërtimit për të gjitha familjet e dëmtuara të Zall-Herrit, të Kamzës dhe të mbarë zonave të goditura nga tërmeti. Për veten e tij dhe shpurën e tij nuk kursen asgjë por është futur në xhepin e familjeve më të varfra.

350 mijë familjet më të varfra shqiptare vazhdojnë ta kenë kularin e marrëveshjes me OSHE-në në qafën e tyre, nga 25 në 28 mijë lekë në muaj pagesat të prapambetura të cilat i bëjnë rrush e kumbulla, i bëjnë bifteqe nga 1 mijë dollarë tek Nusret-i. Prandaj më 25 Prill duke votuar për numrin 9 do votoni për amnistinë totale të këtyre gjobave korruptive e çlirimin e këtij laku nga 350 mijë familje shqiptare sikundër me planin tonë ekonomik, me uljen e çmimit të naftës, me paketën e ndihmës ekonomike ne do të mundësojmë që siç po shndrit këtë pasdite ky diell ashtu të shndrisin dhe njëherë sytë e njerëzve më të munduar të këtij vendi, të prindërve, të pensionistëve, të bijve të tyre, të nënave tona, të njerëzve punëtorë të Kamzës, të fermerëve, të të gjithë qytetarëve shqiptarë. Prandaj vëllezër dhe motra këtë që shoh dhe prek këtu në këtë shesh dhe që e kam parë ditë për ditë e natë për natë nga Saranda në Tropojë, në Tiranë, Durrës e Korçë këtë etje për ndryshim le ta kthejmë në uraganin masiv të votave për ndryshim. Ditën e diel të gjithë masivisht për veten tuaj, për familjet tuaja, për fëmijët tuaj dhe për këtë rini të mrekullueshme, për Shqipërinë si gjithë Europa, anëtare të Bashkimit Europian. Votoni numrin? 9. Cilin numër? 9. Bashkë për ndryshim! Kamza fiton! Paskuqani fiton! Zall- Herri fiton! Shqipëria fiton! Zoti ju bekoftë ju! Fitore!

(f.m/Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike lulzim basha zgjedhjet 25 prill 2021 lulzim basha zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll

“Më hodhe në ujë”, policia e gjobiti dhe i bllokoi skafin, momenti kur efektivët rrisin shpejtësinë

“Më hodhe në ujë”, policia e gjobiti dhe i bllokoi skafin, momenti kur efektivët rrisin shpejtësinë

Fluksi në pikat e kalimit kufitar, reagon Policia: Rreth 90 mijë shtetas hynë në vend gjatë 24 orëve

MEGAAKSIONI! Policia operacion antidrogë në Shkodër, Lezhë, Kukës, Krujë, Gjirokastër dhe Dibër

Kakavijë/ Radhë kilometrike për të hyrë në Shqipëri

'O Like, dua t'ja fus njërit, ndihmoje vëllain'/ Gjergj Luca përfshihet në përplasjen PS-PL

Kakavijë/ Radhë kilometrike për të hyrë në Shqipëri, shkak mungesa e sporteleve në palën greke

Aksidentohet traileri me grurë, drithi derdhet në “Tiranë-Durrës”

Meta paralajmëroi qeveri teknike, Berisha zbulon çfarë do ndodhë: Duhen referendumet

Zgjedhjet lokale, Berisha: Do kemi siglën tonë, Rama e ka humbur pak, e di ai se...

Breshëri dhe stuhia bllokuan rrugët e Tiranës, zonat më problematike

Stuhi në Tiranë, shi i rrëmbyer, nis edhe breshëri

"Lustracioni" i Ramës, Berisha: Ai e ankimoi në GJK në 2008, u rrëzua në mënyrë të padrejtë

Stuhi në Tiranë, shi i rrëmbyer, nis edhe breshëri

Në zgjedhjet lokale me61 kandidatë apo do ndahen zonat me Partinë e Lirisë? Ja si përgjigjet Berisha

Aksi Qukës-Qafe Pllocë, Berisha: Ka kaluar çdo afat kohor

DËSHTOI PLANI! Tentoi të arratisej në Greqi, arrestohet autori i vrasjes së Luan Hushit

Sekuestrohen 3 mina me telekomandë në Korçë, vihet në pranga 35-vjeçari nga Lezha

E frikshme në Vlorë, burri gjuan me kallash në prani të fëmijëve pas sherrit me gruan

U plagos për disa ullinj, vdes 55-vjeçari tek Trauma, nuk i mbijetoi dot plumbave

Policia aksion në call Centre

Zjarr në Berat, rrufeja godet shtyllën e tensionit, banorët mbeten pa energji elektrike

I këputi varësen nga qafa qytetares në Golem, arrestohet gjysmë i zhveshur 30-vjeçari

Zjarr në qendren e përpunimit të plehrave në Gjirokastër, policia nuk lejon gazetarët: Mos filmoni

Bllokimi i mjeteve lundruese pas tragjedisë në Himarë, protestë para Policisë së Shtetit

Inceneratorët, PL paraqet fakte të reja: Qeveria ka lënë peng në banka pronat publike

Banda e “skifterëve” i vë armën në kokë 23-vjeçarit për t’i grabitur paratë dhe biçikletën

Zjarr në“Malin e Bardhë”,banorët nisin aksionin para zjarrfikësve,shuajnë flakët me mjete rrethanore

Digjen pyjet në Mat! Aktivizohet një tjetër vatër zjarri, në Ulëz dhe Baz

Rreth 1 ton drogë në tre skafe, ja SKEMA që përdorën trafikantët për të 'mashtruar' radarët

Megaoperacioni antidrogë në Vlorë, policia jep detaje: U kap në ujërat italiane, kapëm 992kg kanabis

Turizmi në Shqipëri, Berisha konferencë urgjente: Kam 2 propozime, fokus tek transporti

E RËNDË! Përplasen dy makina pranë Kallmetit, 7 të plagosur, mes tyre dhe fëmijë

Tragjedia e Himarës, Policia aksion në bregdet, në 'shënjestër' dhjetëra 'Jet ski', gomone dhe skafe

Përfshihet nga flakët “Golfi” tek “Zogu i Zi”, shkak problemet teknike

Kulla e vrojtimit bosh...në Potam mungon roja bregdetare, pushuesit në mëshirë të fatit

Dita e tretë e protestave në Vlorë/ Pronarët e skafeve dhe gomoneve: Na lini të lundrojmë

8 kg kanabis, në makinë iu gjet edhe një kallashnikov! Arrestohen 3 të rinj në Tropojë

Bllokohen dy turistë gjermanë në Tropojë, përfundojnë në spital

Aktivizohet një vatër zjarri në Sarandë, digjet ullishtja

Sali Berisha: Ilir Meta është opozitar i vërtetë, do të bashkërendojmë aksionin

Çuçi pranon shoqatën e velierave: E kam krijuar me miq pasionantë, s'kam biznes

Bosh plazhi i Livadhit në Himarë, sezoni i verës dështim në Shqipëri

PARALAJMËRIMI/ Berisha-Ramës: Bëj ç’të duash, e ke kohën e numëruar!

Afera e Portit të Durrësit/ Berisha: Mos bini pre, mos blini apartamente

Tragjedia në Himarë/ Berisha: Janë zhdukur kamerat që kanë filmuar skenën e aksidentit

Meta: Do vendosë sovrani, do shikoni pastaj politikanët do bëjnë më si të fortë?

Meta i bën premtimin Ramës: Do përfundosh nën këmbët e popullit të lirisë!

Meta i del në krah Berishës: PD është një dhe vetëm një, koha e përgjumjes ka mbaruar

Begaj s'ka reaguar për tragjedinë e Himarës/ Meta: Nuk është etike ta komentoj, Çuçi të ketë turp

Ilir Meta: Iniciative ligjore në Kuvend për të garantuar indeksimin e pagave