LIVE UPDATES
Politike

Skandali me të dhënat, Endri Shabani: SPAK duhet të guxojë e të hetojë Edi Ramën, na ka hyrë në jetën private

20 Prill 2021, 14:30 Nga DOSJA
Skandali me të dhënat, Endri Shabani: SPAK duhet të guxojë e

TIRANË– Kreu i “Nisma Thurje”, Endri Shabani është treguar i ashpër me thirrjen të SPAK të dy gazetarëve Andi Bushati dhe Armand Shkullaku. Me një reagim të gjatë në rrjetet e tij sociale, Shabani shkruan se qëndrimi i SPAK ndaj medias LAPSI.AL është i turpshëm, ndërsa shton se personi që duhet hetuar është kreyeministri Edi Rama.  

“Sot SPAKU duhet të ketë guximin të hetojë Edi Ramën, dhe gjithë kavalerinë e patronazhistave që na kanë hyrë në jetën private. Të gjithë, nga i pari deri tek i fundit, dhe të heqë dorë nga intimidimi i gazetarëve kurajozë si Andi Bushati dhe Armand Shkullaku. Duhet ta bëjë këtë sepse kësaj shoqërie i duhen më shumë gazetarë si Andi dhe Armandi, prandaj ata duhen inkurajuar. Por duhet ta bëjë edhe sepse kjo shoqëri ka vuajtur shumë nga kryeministra si Edi Rama, prandaj ata duhen ndëshkuar. Në rast të kundërt, na mbetet vetëm të pyesim “ku e ka varrin Reforma në Drejtësi?” që t’i çojmë një tufë me lule,”-shkruan Shabani. 

REAGIMI I PLOTË:

Ku e ka varrin reforma në drejtësi? Më 23 dhjetor të vitit 2019 besuam se një drejtësi e re po vjen në Shqipëri, dhe dorëzuam në SPAK kallëzimin e parë në historinë e këtij institucioni. Ne besuam që drejtësia e re nuk do vinte me avaze të vjetra. Prandaj kallëzuam në SPAK konçesionin e sterilizimit, përmes të cilit ne besojmë se na janë vjedhur qindra milionë dollarë, të cilat mund të ishin përdorur për të trajtuar të sëmurët me COVID, që do të dyndeshin dyerve të spitaleve vetëm pak muaj më vonë. Sot, në 2021, dy vite më vonë, SPAK na ka marrë në pyetje vetëm neve si kallëzues, ndërsa Ilir Beqja, ministri i shëndetësisë që duhet të ishte sot nën hetim, në mos prapa hekurave, është në fakt kandidat për deputet në Shkodër. Kallëzuam aferën e inceneratorëve të plehrave. Gjatë kësaj kohe aktivistët tanë u arrestuan për protesta të paligjshme, u gjykuan, u dënuan, morën pafajësinë, dhe vazhduan të protestonin sërish. Ndërkohë, një vit më vonë, ne ende nuk kemi dëgjuar se çfarë bëhet me ata që janë në krye të kësaj afere. Ende asnjë i dënuar. I kërkuam SPAK të hetonte edhe kryebashkiakun Veliaj, i cili është zyrtari i 1001 i kallëzuar, por ai në vend që të ishte përpara drejtësisë, sot është në krye të fushatës së Tiranës, duke kalëruar apatinë e drejtësisë së re. Nuk e dimë nëse paratë që duhet të shkonin për spitalet, po përdoren për fushatën e Shkodrës, apo nëse paratë e mafias italiane po përdoren për fushatën e Tiranës. Ne nuk e dimë nëse paratë e inceneratorëve, po shkojnë për të financuar fushatën e Fierit apo të Elbasanit. Por e dimë se nëse SPAK do kishte bërë punën, sot do e kishim një përgjigje. Pika që e derdhi gotën është qëndrimi i SPAK ndaj medias LAPSI.AL, dhe ndaj dy gazetarëve Andi Bushati dhe Armand Shkullaku, të cilët patën kurajon dhe integritetin të denonconin një skandal të paprecedentë për shoqëritë moderne. Një skandal që përbën një rrezik serioz për shoqërinë tonë. Të dhënat personale të secilit prej nesh, janë shpërdoruar nga një parti politike që sillet si parti shtet. Të dhënat personale, si numri personal apo numri i kartës së identitetit, të cilat janë unike dhe nuk mund të ndryshohen më gjatë gjithë jetës, sot janë ekspozuar, duke na vënë në rrezik të gjithëve. Të dhënat sensitive të secilit prej nesh, sot janë në dorën e atyre që shantazhojnë votuesit, duke i detyruar të votojnë për partinë shtet, apo akoma më keq: t’i pengojnë për të shkuar në votime, nëse patronazhisti i klasifikon si opozitarë. Edhe kjo çështje shkoi në SPAK, por çfarë bëri drejtësia e re? Ende nuk kemi dëgjuar të ketë nisur hetimi në zyrat e partisë socialiste? Ende nuk kemi dëgjuar nëse ka nisur hetimi për patronazhistët që janë ngarkuar të na spiunojnë të gjithëve? Por në vend të atyre që kanë abuzuar me pushtetin publik për përfitime personale, sot dëgjojmë që në bankën e akuzuarve janë gazetarët kurajoz Bushati dhe Shkullaku. E turpshme!!! Reforma në Drejtësi u ka kushtuar shqiptarëve 100 milionë euro, dhe deri në 2025 do t’i japim edhe 50 milion euro të tjera. Për çfarë i japim ne këto para? Që të hetojnë gazetarët si Andi dhe Armandi, duke kthyer akuzuesit në të akuzuar?! Ne sot i japim gjyqtarëve dhe prokurorëve rreth 4000 mijë dollarë në muaj. Për çfarë ua japim këto para, që të intimidojnë gazetarët, ndërkohë që bëjnë sehir se si një parti vë gjithë popullin në përgjim, vetëm për siguruar vazhdimësinë e regjimit?! Për çfarë?! Sot SPAKU duhet të ketë guximin të hetojë Edi Ramën, dhe gjithë kavalerinë e patronazhistave që na kanë hyrë në jetën private. Të gjithë, nga i pari deri tek i fundit, dhe të heqë dorë nga intimidimi i gazetarëve kurajozë si Andi Bushati dhe Armand Shkullaku. Duhet ta bëjë këtë sepse kësaj shoqërie i duhen më shumë gazetarë si Andi dhe Armandi, prandaj ata duhen inkurajuar. Por duhet ta bëjë edhe sepse kjo shoqëri ka vuajtur shumë nga kryeministra si Edi Rama, prandaj ata duhen ndëshkuar. Në rast të kundërt, na mbetet vetëm të pyesim “ku e ka varrin Reforma në Drejtësi?” që t’i çojmë një tufë me lule.

Çfarë ka ndodhur me të dhënat personale të qytetarëve?

Skandali është zbuluar disa ditë më parë nga Lapsi.al. Një database me të dhënat e mbi 910 mijë votuesve, përfshirë këtu një sërë emrash të njohur, janë të skeduar me preferencat politike dhe shanset se për kë do të votojnë me 25 prill. Sipas portalit, ky regjistër elektronik është shpërndarë në të gjitha degët e PS në Shqipëri dhe të dhënat janë marrë nga e-albania.

(k.m./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike endri shabani investigimi i lapsi.al endri shabani investigimi i lapsi.al

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë