LIVE UPDATES
Politike

14 Prill 2021, 15:41 Nga DOSJA

KAMËZ– Kreu i opozitës, Lulzim Basha, është pritur me entuziazëm edhe nga qytetarë dhe të rinj të Kamzës. Duke i falënderuar për mbështetjen e madhe që po i japin ndryshimit, Basha u bëri thirrje që energjinë e bashkimit ta çojnë në shtëpinë e çdo shqiptari që i ka humbur shpresa gjatë 8 viteve keqqeverisje.

Fjala e poshtë e Bashës:

Vëllezër dhe motra, zonja dhe zotërinj, të rinj dhe të reja të Kamzës, mirë se ju gjej! Nga shpirti juaj buron thirrja e fitores, thirrja e ndryshimit! U nisa nga Paskuqani për këtu, Flamur Noka më tha do të shkojmë për vizitë në një familje. Dhe në fakt u përgatita për një vizitë në familje, por në fakt të gjithë këtu jemi një familje. Një familje zemra e të cilës rreh me një qëllim, ndryshim më 25 prill. Një familje e ndryshme në përbërje, me nëna të vuajtura, me gjyshe të cilat kanë sakrifikuar gjithë jetën për një ditë të bardhë, me baballarë që janë rraskapitur, fermave e minierave për të rritur fëmijët e tyre, me të rinj të Kamzës që i shoh në dritë të syrit dhe nuk kanë asnjë dyshim, asnjë dyshim nga të rinjtë e të rejat e Europës. Me studentë e student, të cilët kërkojnë mundësinë për të studiuar për t’u kualifikuar, për të punuar këtu pranë prindërve të tyre, pranë familjeve të tyre, me pensioniste e pensionist që pasi paguajnë faturat e kripura të energjisë dhe në faturën e ilaçeve, s’ju mbetet asnjë kacidhe në xhep. Me mijëra familje të hequra padrejtësisht të ndihmës ekonomike, për racizëm dhe diskriminim politik. Me dhjetëra dhe mijë familje të tjera të cilave nga ky shesh 8 vite më parë ju premtua legalizimi falas dhe u lanë në mëshirë të fatit e u braktisën pa pikën e përgjegjësisë nga dështimi që ju troket në derë për herë të tretë. 8 vite dështime, 8 vite papunësi, 8 vite përkeqësim, 8 vite në vendnumëro!

 Me premtimin e parë të 2013-ës se do të hapen negociatat, 8 vjet dështim dhe dështimi fytyrën e të cilit e njihni fare mirë po troket prapë në derën tuaj për të kërkuar edhe 4 vite! Cila është përgjigjja e Kamzës? Dua t’ju them që të ndryshëm siç jeni këtu në këtë shesh, të ndryshëm siç jeni anembanë Shqipërisë, kudo ku më ka çuar ky turë shprese dhe besimi nga Jugu në Veri, nga Gjirokastra e Vlora në Shkodër, nga Durrësi në Korçë, përgjigjja është e njëjtë: më 25 prill voton ndryshimin! Ndryshim kërkon sot Shqipëria, ndryshim kërkojnë sot vogëlushët ata që nuk votojnë dot më 25 prill. Ndaj, vota e 25 prillit për ju nëna e baballarë, është votë për të ardhmen e vogëlushëve tuaj, e fëmijëve të Kamzës dhe të gjithë Shqipërisë. Ndryshimi do të vij, pas reve vjen dielli, vjen drita e diellit që po na ndriçon edhe sot këtë shesh si bekim i Zotit, si shenjë se ajo që është vullnet i juaji do të bëhet. Ndryshimi është në dorën tuaj. Është në dorën tuaj, është në votën tuaj. Nuk ka ndryshim pa larguar Edi Ramën! Nuk ka ndryshim pa hapur rrugën europiane të Shqipërisë dhe këtë mund ta bëjmë vetëm ne, vetëm Partia Demokratike, Aleanca për Ndryshim! Unë dua t’ju shpreh mirënjohje të thellë nga zemra për mbështetjen tuaj në ditë më të zeza të këtyre 8 viteve dimër ekonomik, papunësie, varfërie, premtimesh të pambajtura. Kemi qëndruar krah për krah me njëri-tjetrin, tani po afron dita, po afron ora, kur ju e keni në dorë të bëni ndryshimin me votën tuaj. Ndaj dua t’ju pyes të gjithë ju prindër që doni që fëmijët tuaj të mos largohen e ata që janë larguar e qëndrojnë ilegalisht pa letra, pa shpresë, të kthehen e të kenë një vend pune e paga të mira e të kenë një shtet që kujdeset për strehimin e tyre, që ndihmon lindjen e fëmijëve të rinj, të foshnjave me bonusin e bebeve, me tekstet falas për fëmijët e të gjithë sistemit parauniversitar, që e trajnon rininë, që thith dhe nuk largon investimet e huaja. Votoni numrin 9.

 Për të gjithë ju pensioniste dhe pensionistë, që rritja e pensionit këto tetë muaj nuk ju del për të paguar siç më tha një gjysh, as një pako cigare. Rritja e pensioneve, kthimi i dinjitetit, rimbursimi i plotë i barnave, ulja e çmimit të energjisë do të bëhet e mundur kur ju të votoni numrin 9. Dhe për ju studentë dhe studente, gjimnaziste e gjimnazistë që dëshironi në vendin tuaj, të ardhmen që meritoni. Ju që jeni Drita e syrit të prindërve tuaj, shpresa e Shqipërisë Europiane, për reformën e vërtetë në arsim, që asnjëri prej jush mos të mbetet pa studiuar dhe asnjë ditë pa punë, më 25 prill votoni numrin 9. Jemi pra bashkë të ndryshëm, por pa sinorë. Pa sinorë sepse ky bashkim ka marrë formë nga vuajtjet tuaja, nga hallet tuaja, nga dhimbjet tuaja që i keni ndjerë në zemër sepse kemi  qenë dhe jemi me ju çdo ditë. Me ju të gjithë bashkë do ta sjellim ndryshimin me 25 prill. Me ju dhe për ju do të punojmë ditë për ditë që ju dhe familjet tuaja ta ndjen i ekonominë, punësimin, mirëqenien ne vatrat tuaja. Ndaj ju ftoj, Kamzës, Paskuqanit i takon ta udhëheq dhe ta drejtoj edhe fuqinë e ndryshimit që kemi sjell sonte në këtë shesh, çojeni në çdo rrugë, çojeni në çdo shtëpi, në veçanti tek të pashpresët, tek ata që kanë humbur besimin, që rrinë të gjunjëzuar para fatit, ngrijini në këmbë, jepu krahun, merrini me vete në bashkimin tonë drejtë ndryshimit. Më 25 prill votoni numrin 9! Shqipëria fiton1 Bashkë për ndryshim! Zoti ju bekoftë ju! Zoti e bekoftë Shqipërinë! Fitore!

(f.m/Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike basha ne kamez lulzim basha zgjedhjet 25 prill 2021 basha ne kamez lulzim basha zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll
Politike 14 Prill 2021, 14:59

PESHKOPI– Edhe pse ka dalë blof, kryeministri Edi Rama vazhdon me skenarin. Pasi pikasi një demokrat gjatë aktivitetit politik në Peshkopi, Rama kujtoi edhe tak...

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime