LIVE UPDATES
Politike

Basha pritet me entuziasëm në Paskuqan, i ‘’rrëmben” mbështetësit Ramës, të majtët grisiin teserat para kreut të

14 Prill 2021, 15:18 Nga DOSJA
Basha pritet me entuziasëm në Paskuqan, i

PASKUQAN– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar ditën e sotme takime me qytetarë të Paskuqani, ku u prit me entuziazmin e zakonshëm të banorëve dhe të simpatizantëve. Në këtë zonë, Bashës ju bashkuan qytetarë votues tradicional të majtë, dhe madje një prej tyre grisi edhe teserën në sy të kryetarit Basha.


“Unë jam një anëtarë i Partisë Socialiste deri më sot dhe si anëtarë i Partisë Socialiste deri më sot nuk kam gjet ndonjë mirësi as për komunitetin as për veten, as për gjë. Edhe unë sot kam vendosur t’i bashkohem Partisë Demokratike. Të bashkohem ty që të vazhdojmë rrugën përpara, me ndryshimin siç foli dhe ambasadorja Amerikane. Për ndryshim e jo për kriminel. Unë sot në prezencën tënde do ta grisë këtë teserë partie se s’ka vlerë më për mua,”- u shpreh Petrit Marku. 

“Unë jam një socialist dhe një votues tradicional i së majtës dhe në rast se deri dje ishte nevojë, sot është domosdoshmëri për ndryshim. Sepse premtoi vende pune dhe largoi rininë të gjithë, premtoi ngjallje ekonomike solli krizë, premtoi vende pune dhe bëri atë që bën, premtoi shëndetësi falas dhe solli… dhe unë them që nëse sot nuk bëhet ndryshimi pastaj faji është i joni,”- tha Nazmi Xhepa, një tjetër votues tradicional.

Kreu i opozitës, Lulzim Basha i garantoi se ndryshimi do të vijë për të gjithë shqiptarët pa dallim politik, pasi sipas tij, 8 vite vuajtje ka qenë e njëjtë si për demokratët ashtu edhe për socialistët.  

“Përgjegjësia tani është e njerëzve, për fëmijët tuaj dhe familjet tuaja dhe unë ju falënderoj! Së pari, besnikërinë më të parë e keni ndaj fëmijëve tuaj, besnikërinë e keni ndaj Shqipërisë. Unë të falënderoj nga zemra që i bashkohesh ndryshimit dhe të garantoj që nuk ta shpërdorojmë besimin e asnjë shqiptari, as socialistëve të ndershëm se e di që mërzia juaj është dyfish më e madhe së ju e keni besuar, keni votuar, keni shpresuar dhe jeni dyfish më të zhgënjyer. Do bëjmë gjithçka që jo vetëm të mos zhgënjeheni, por ndryshimi të vijë për të gjithë. Një popull, një familje, vëllezër dhe motra. Zoti Xhepa, zoti Marku, në radhë të parë dua t’ju them që këtë besim që po investoni te ndryshimi, për mua është përgjegjësi shumë e madhe ndaj jush dhe familjeve tuaja. Kjo që do të ndodhë me 25 prill nuk bëhet as për PD-në as për PS-në, bëhet për ju, për familjet tuaja. Ju them shpesh dhe jua kam thënë në mbledhje edhe para fushatës demokratëve. Njësoj siç kanë vuajtur demokratët, kanë vuajtur edhe shumica dërrmuese e socialistëve të thjeshtë. Mos kujtoni se kanë festuar. Papunësi, emigracion, çmimin e naftës njësoj e paguajnë, shëndetësi në kolaps, ilaçet e pa rimbursuara, energjinë elektrike, fëmijët në emigracion. Njësoj e kanë pësuar këto 8 vjet edhe socialistët e ndershëm si demokratët dhe vuajtja na ka sjellë bashkë. Tani, le të na sjellë bashkë edhe zgjidhja edhe shpresa edhe ndryshimi. Kështu që, ju falënderoj nga zemra për besimin që keni tek ndryshimi që po vjen. Ju besoj e dini, nuk jeni të vetëm, janë me qindra me mijëra socialistë që po i bashkohen ndryshmit dhe ne ju mirëpresim me krahë hapur sepse një gjë ju premtoj, ndryshimi që do të vijë me 25 prill do të jetë për të gjithë shqiptarët. As unë, as ekipi im nuk do ta ndajë Shqipërinë por do ta bashkojë. Ju faleminderit nga zemra! Numrin 9 me 25 prill, për të gjithë shqiptarët që duan familjet e tyre, duan fëmijët e tyre,”- tha Basha.

Në fjalën përshëndetëse para banorëve të Paskuqanit, kryedemokrati tha se vota për numrin 9 më 25 prill do të thotë arsimim cilësor për fëmijët shqiptar, ndalimin e plagës së emigracionit, zgjimin e ekonomisë dhe hapjen e rrugës drejt Bashkimit Europian.

“Për tetë vite me radhë kam qenë në rrugët tuaja, në shtëpitë tuaja, në familjet tuaj dhe në sipërmarrjet e kësaj zone. Zonja dhe zotërinj, vëllezër dhe motra të Paskuqanit për tetë vite me radhë kam parë, e kam dëgjuar për vuajtjet dhe dhembjet e prindërve, për pamundësinë e fëmijëve të Paskuqanit. Kemi shkelur derë më derë me një përpjekje mbi njerëzore për ta mbajtur gjallë shpresën, për ti mbajtur këtu fëmijët tanë e fatkeqësisht tetë vite. Tetë vite të gjata, dimri më i gjatë politika që ka kaluar Shqipëria, e ka shkatërruar ekonominë tonë, i ka larguar të rinjtë në emigracion dhe tani po troket në derë me të vetmen ofertë që ky dimër tetë vjeçar të vazhdojë edhe katër vite të tjera. Cila është përgjigja e Paskuqanit? A mundet njeriu që premtoi uljen e taksave për ju dhe i rriti taksat tetë vite me radhë tre vijë dhe t’ju kërkojë edhe katër vite të tjera. A mundet që ai që nënshkroi pak metra që këtej legalizimin e të gjithë shtëpive falas e që sot ka shkatërruar me dhjetëra e ,me mijëra banesa ka larguar fëmijët pesë vjeç me gaz lotsjellës për t’iu hapur rrugë pritjeve të tij të babëzisë të vijë përpara jush dhe të kërkojë edhe katër vite të tjera? A mundet? Jo, sigurisht që jo dhe kjo është arsyeja sepse nuk përballet dot me shqiptarët. Kjo është arsyeja pse nuk përballet dot me njerëzit. Kjo është arsyeja pse gjithë këto javë dhe këto ditë që i kanë mbetur  bredh nëpër Shqipëri vetëm e vetëm që mos ti japë përgjigje pyetjes se çfarë bëre tetë vjet, ku i ke premtimet, ku i ke 300 mijë vendet e punës, ku e gjen shëndetësinë falas, ku i ke legalizimet falas.

Kjo është arsyeja e vetme pse refuzon debatin që është e drejta juaj, është e drejtat e çdo qytetari të Evropës, debati politik me kundërshtarin sepse sado që trash zërin prapa kamerave ai është një burracak që nuk e ka mbajtur premtimin e tij dhe ka frikë të përpallet. Ka frikë të përballet me banorët e Paskuqanit, ka frikë përballjen me banorët e Gjirokastrës të Shkodrës, të Korçës e të Durrësit. Ka frikë të përballet me nënat shqiptare të cilëve jua çoji fëmijët në emigracion. Ai nuk asnjë përgjigje e natyrisht nuk ka asnjë zgjidhje. Kur ke pasur tetë vjet pushtetin dhe nuk ke bërë asgjë si mund të dalësh përpara qytetarëve dhe të kërkosh edhe katër vite të tjera. Jo, kurrë. Shqiptarët janë më të bashkuar se kurrë. Dje në Durrës, sonë në Elbasan dhe tani në Paskuqan kam takuar socialistë të ndershëm, Petritin, Nazmiun , qindra socialistë që po i bashkohen ndryshimit sepse ndryshim kërkon Shqipëria sot, të etur për ndryshim janë jo vetëm banorët e Paskuqanit dhe të Kazmës, janë banorët e Tiranës dhe të Durrësit, të mëdhenj e të vegjël nga jugu në veri. Dhe 25 prilli është dita për ta bërë ndryshimin realitet me votën tuaj. I drejtohem mijëra socialistëve të ndershëm me të njëjta fjalë që ju drejtova Petrit dhe Nazmiut, me të njëjta fjalë që i jam drejtuar më ç’është e vërteta demokratëve jo tani në fushat për gjithë këto vite. Mos kujtoni, mos kujtoni se ata nuk e ndiejnë vuajtjen dhe dhimbjen që kanë shkaktuar 8 vite dështime.

Njësoj si ju edhe ata i përcjellin fëmijët në emigracion, çmimi i naftës është rritur njësoj si për ju ashtu dhe për ata, taksat janë rritur njësoj, papunësia është rritur njësoj, njësoj e ndiejnë vuajtjen një popull i bashkuar nga vuajtja dhe dhimbje 8 viteve dështim. Por tani një popull i bashkuar nga nevoja për ndryshim. Ndryshim do të thotë zgjidhje. Zgjidhjet fillojnë me ekonominë, me punësimin, me arsimin e fëmijëve tanë që ti mundësojnë një punë me pagë dinjitoze këtu [ër të ndalur plagën e emigracionit. Ndryshim do të thotë integrim, hapjen e negociatave me Bashkimin Europian. Ashtu si hoqëm vizat për shqiptarët, ne do ta rihapim rrugën drejtë Bashkimit Europian. Vota për ndryshim na bashkon të gjithëve si asnjëherë më parë, demokratë, aleancën për ndryshim dhe socialistë të zhgënjyer dyfish sepse ata e besuan dhe votuan dhe sot vuajnë njësoj  si të tjerët. Ndaj le ta bëjmë këtë bashkim të madh, një energji të pa ndalshme më 25 prill. Sepse në 25 prill përgjegjësia e ndryshimit është në dorën tuaj. Vetëm ju mund ta sillni ndryshimin duke votuar numrin 9. Vetëm ju mund të mundësoni arsimin e duhur të fëmijëve tuaj dhe një sistem me norma europiane duke votuar numrin 9. Vetëm ju mund të ndalni plagën e emigracionit, për të çliruar energjitë pozitive të ekonomisë, të investitorëve, të sipërmarrësve të vegjël e të mesëm, të investimeve të huaja, duke votuar numrin 9! Vetëm ju mund të hapni rrugën e Europës të bllokuar tash 8 vite duke votuar numrin 9! Shqipëria Fiton! Fitore!

(f.m/Dosja,al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike lulzim basha zgjedhjet 25 prill 2021 lulzim basha zgjedhjet 25 prill 2021


Sondazh

Poll
Politike 14 Prill 2021, 14:59

PESHKOPI– Edhe pse ka dalë blof, kryeministri Edi Rama vazhdon me skenarin. Pasi pikasi një demokrat gjatë aktivitetit politik në Peshkopi, Rama kujtoi edhe tak...

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta