LIVE UPDATES
Bota

VIDEO/ Bombarduesit rusë patrullojnë mbi kufijtë e Bjellorusisë

19 Dhjetor 2021, 07:30 Nga DOSJA
VIDEO/ Bombarduesit rusë patrullojnë mbi kufijtë e

BJELLORUSI- Rusia ka dërguar avionë bombardues me aftësi bërthamore, për të patrulluar kufijtë perëndimorë të Bjellorusisë, thanë më 18 dhjetor autoritetet në Minsk, teksa tensionet janë rritur në mbarë Evropën Lindore.

Dy bombardues të tipit Tu-22M3, të shoqëruar nga avionët luftarakë Su-30SM të forcave ajrore ruse dhe bjelloruse kryen patrullimet. Ky ishte misioni i tretë i këtij lloji që është kryer në këtë zonë gjatë këtij muaji.

Tensionet ndërmjet Rusisë dhe Perëndimit janë rritur për shkak të grumbullimit të trupave ruse në kufi me Ukrainën. Në të njëjtën kohë, raportet e Bjellorusisë me Bashkimin Evropian janë përkeqësuar për shkak të krizës së migrantëve, teksa BE-ja thotë se Minsku e ka nxitur krizën me migrantë.

Zyrtarët në Kiev kanë shprehur frikën se Moska mund ta përdorë territorin e Bjellorusisë për të mbështetur një sulm mbi Ukrainën.

Shtetet e Bashkuara dhe NATO kanë paralajmëruar për “pasoja të mëdha” nëse Rusia e sulmon Ukrainën.

Megjithatë, Sekretari britanik i Mbrojtjes, Ben Wallace, tha më 18 dhjetor për revistën Spectator se “ka pak gjasa” që shtetet anëtare të NATO-s të dërgojnë trupa për ta mbrojtur Ukrainën nga një sulm rus.

“(Ukraina) Nuk është shtet anëtar i NATO-s dhe ka pak gjasa që dikush do të dërgojë trupa në Ukrainë për ta sfiduar Rusinë”, tha Wallace.

“Ne nuk duhet t’u themi njerëzve se do të bëjmë një gjë të tillë. Ukrainasit janë të vetëdijshëm për këtë fakt”, shtoi ai.

Wallace theksoi se Britania do të vazhdojë ta ndihmojë Ukrainën për të ndërtuar kapacitetet e saj të mbrojtjes dhe sërish e paralajmëroi Moskën për “sanksione të ashpra ekonomike” – përfshirë edhe largimin e Moskës nga rrjeti për pagesa ndërkombëtare, SWIFT – nëse e sulmon Ukrainën.

Tensionet mes Moskës dhe Kievit kanë qenë të larta që prej se më 2014 Rusia aneksoi Gadishullin ukrainas të Krimesë dhe nisi mbështetjen ushtarake, politike dhe ekonomike për separatistët që po luftojnë në lindje të Ukrainës.

Moska mohon se është e përfshirë në mënyrë të drejtpërdrejt në konfliktin në lindje të Ukrainës, pavarësisht se ka prova të shumta që thonë të kundërtën. Analistët perëndimorë thonë se Rusia aktualisht ka pozicionuar rreth 100,000 trupa në afërsi të kufirit me Ukrainën.

Marrë nga REL

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota ben wallace ben wallace

Sondazh

Poll
Bota 19 Dhjetor 2021, 06:36

Omicron vështirëson udhëtimet në Europë

GJERMANI- Shqetësimi para përhapjes së variantit Omicron ka rritur shqetësimin edhe në Gjermani. Ministrat e Shëndetësisë së landeve gjermane pas një konsultimi...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet