LIVE UPDATES
Bota

Mnistrja e re e Jashtme e Gjermanisë/DW: Politika e saj mund kthehet në mollë sherri

19 Dhjetor 2021, 06:42 Nga DOSJA
Mnistrja e re e Jashtme e Gjermanisë/DW: Politika e saj mund kthehet

GJERMNANI- Ministren e re të Jashtme të Gjermanisë, Annalena Baerbock nga Të Gjelërit, nuk mund ta akuzosh se nuk po sjell hov në detyrën e re. Sapo erdhi në këtë post, ajo filloi një program vizitash të menjëhershme. Në Paris, Bruksel, Varshavë, pjesëmarrje në takimin e Ministrave të Jashtëm të G7-s në Liverpool, pastaj në konferencën për çarmatimin në Suedi. Baerbock po tregon, se mund të marrë vendime. Pas dhënies së dënimit në rastin e vrasjes në Kopshtin Zoologjik në Berlin, ku thuhet qartë, se vrasësi ka vepruar me porosi të instancave ruse, Baerbock i shpalli dy punonjës të ambasadës ruse si persona të padëshiruar dhe thirri ambasadorin rus në Berlin. Për politikanen 40-vjeçare po flitet gjithkund.

Ndryshimi përballë vijimësisë

E megjithatë ka gjasa që politika e jashtme të kthehet në një mollë sherri të vazhdueshme brenda koalicionit trepartiak të SPD-së, Të Gjelbërit dhe liberalëve, FDP. Ku mund të kalojnë kryesisht vijat e konflikteve? Baerbock kërkon të ndryshojë shumë, ajo do t’i japë një vlerë të re politikës për të drejtat e njeriut dhe mbrojtjes së klimës me ardhjen në postin e saj. Kurse kancelari, Olaf Scholz i SPD-së ka më shumë parasysh vijimësinë e politikës së Angela Merkelit. Herët a vonë në këtë drejtim do të plasë grindja.

Për shembull Kina: Zyra e kancelarit nuk e hedh poshtë vërtet, që Scholz që në mesin e tetorit, pra kohë para zgjedhjes si kancelar i ka bërë të ditur Kinës, se në kursin gjerman kundrejt Kinës nuk do të ndryshojë shumë. Që do të thotë, se interesat ekonomike kanë prioritet. Si lajmsjellës me gjasë ka shërbyer presidenti i Këshillit të BE, Charles Michel, raportojnë njëkohësisht disa media. Kjo kur Të Gjebrit dhe FDP në marrëveshjen e koalicionit ia dolën që të përmendin shprehimisht shkeljet e të drejtave të njeriut të Kinës në Hongkong.

Baerbock kërkon një politikë të orientuar nga vlerat, por se ç’do të thotë kjo konkretisht mbetet e paqartë.E menjëherë kreu i i fuqishëm i grupit parlamentar të SPD në Bundestag, Rolf Mützenich i tregoi kufijtë ministres së re të Jashtme, kur ai pavarësisht zemërimit të Të Gjelbërve dhe FDP tha, se politika e jashtme përcaktohet në masë të madhe në zyrën e kancelarit. Në lidhje me politikën e Europës ky është fakt, si u desh ta kuptonin shumë ministra të Jashtëm nën Angela Merkelin.

Molla tjetër e sherrit, Nord Stream 2

Shembull tjetër – Rusia: Reagimi i ashpër i Baerbock pas vendimit për vrasjen në Kopshtin Zoologjik e gjen miratimin e të gjithë anëtarëve të qeverisë. Por ajo tjetra që mendon Baerbock, pra që të mos e lerë të futet në rrjet gazsjellësin Nord Stream 2, nuk është e qartë si do të marrë fund. Sigurisht nëse Rusia do të sulmojë Ukrainën, fundi i Nord Stream 2 do të ishte një opcion për europianët. Por vetëm atëherë.

Socialdemokratët kanë qenë dhe janë mbështetës të biznesit të gazit me Rusinë. Kancelari Scholz u shpreh se gazsjellësi nuk është më problem politik, autoritetet duhet ta miratojnë atë ose jo. Duke e ditur, se Gjermania ka nevojë për gazin, kur në vitin e ardhshëm edhe centralet e fundit atomikë gjermanë do të dalin nga rrjeti dhe zgjerimi i energjive të rinovueshme nuk po ecën aq shpejt si e dëshirojnë Të Gjelbërit.

Klima tani temë e politikës së jashtme

Si shembull duhet marrë edhe çarmatimi: Baerbock kërkoi në Suedi më pak armë atomike. Por ende në Gjermani janë të stacionuara armët atomike amerikane, që në rast serioz do të hidheshin nga avionë gjermanë. Ky quhet partneritet nuklear. Dhe do të mbetet kështu edhe nën qeverinë e re. Madje gjermanët duan të prodhojnë avionë të rinj për këtë. Kështu kërkesa për më pak armë atotomike mbetet vetëm një apel i ministres së re të Jashtme, asgjë më shumë.

Por fakti që Baerbock ka tërhequr tek vetja kompetencën për negociatat ndërkombëtare për klimën, që deri më tani i kishte si kompetencë Ministria e Mjedisit mund të quhet një veprim i zgjuar që e ngre më lart Ministrinë e Jashtme. Rrjedhojë e një hapi të duhur për një ministre të gjelbër. Sido që të jetë, politika e jashtme gjermane tani do të bëhet më interesante se më parë, gjë që vetëm mund ta përshëndesësh.

Marrë nga DW

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota angela merkel annalena baerbock rolf mützenich angela merkel annalena baerbock rolf mützenich

Sondazh

Poll
Bota 19 Dhjetor 2021, 06:36

Omicron vështirëson udhëtimet në Europë

GJERMANI- Shqetësimi para përhapjes së variantit Omicron ka rritur shqetësimin edhe në Gjermani. Ministrat e Shëndetësisë së landeve gjermane pas një konsultimi...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet