LIVE UPDATES
Aktualitet

Vetëvendosja në Shqipëri: Shteti të detyrojë “AlbChromin” që të ndalë pushimet nga puna, Samir Mane s’mund të sht

27 Dhjetor 2019, 12:03 Nga DOSJA
Vetëvendosja në Shqipëri: Shteti të detyrojë

Tiranë- Lëvizja Vetëvendosje në Shqipëri ka reaguar për protestën e minatorëve të Bulqizës, kundër kompanisë“Albchrome”. Lëvizja Vetëvendosje në Shqipëri ka deklaruar  se shtypja e minatorëve në Bulqizë është shkelje ndaj nesh si shoqëri. Në një reagim të gjatë në Facebook, theksohet se shteti të detyrojë “AlbChromin”, kompaninë e Samir Manes, që të ndalë pushimet nga puna të minatorëve. Sipas kësaj lëvizje të 4 minatorët e shkarkuar duhet të kthehen në punë.

“Lëvizja VETËVENDOSJE! i dënon aktet e ndërmarra kundër punëtorëve sindikalistë të minierave të kromit në Bulqizë dhe kërkon rikthimin në punë të katër sindikalistëve. Ne kërkojmë nga organet e shtetit të kryejnë detyrën e tyre për të detyruar “AlbChromin” dhe çdo kompani tjetër, të ndalë pushimet e jashtëligjshme nga puna, dhe të ndalë presionet dhe kërcënimet kundër minatorëve. Shprehim gatishmërinë tonë për t’i dhënë punëtorëve të pushuar nga puna asistencë juridike, dhe për të mbështetur sindikalistët me hapa të tjerë organizativë në terren, në mbrojte të të drejtave të punëtorëve.”, thuhet ndër të tjera në reagim.

Po kështu ntheksohet se nuk ka arsye që “AlbChrome” të vazhdojë t’i shtypë punëtorët. Sipas tyre organet e shtetit do duhej t’i mbronin të gjithë punëtorët dhe të ndiqnin me vëmendje maksimale edhe shkeljet e çdo kompanie tjetër në atë zonë, e jo të ndjekin penalisht minator.

Reagimi:

Shtypja e minatorëve në Bulqizë është shkelje ndaj nesh si shoqëri

Kromi është pasuri kombëtare e shqiptarëve, por përmes koncensioneve dhe PPP-ve, po përdoret për të pasuruar vetëm një grusht biznesmenësh. Shtypja e punëtorëve në minierat e kromit në Bulqizë e Martanesh është një plagë e vjetër dhe e thellë në trupin e shoqërisë shqiptare. Ajo lëndon më së shumti njerëzit më në nevojë, minatorët që detyrohen ta rrezikojnë jetën e tyre çdo ditë nëpër galeri që nuk plotësojnë as kushtet minimale të punës. Kujtojmë se në zonën e Bulqizës dhe Martaneshit kanë humbur jetën në miniera 27 minatorë prej vitit 2014, dhe shumë të tjerë kanë mbetur të lënduar në vendin e punës. Në vend që të ndalet ky krim e të ndërmerren masa për ta shëruar këtë plagë, biznesi i madh dhe organet e shtetit po e hapin atë edhe më thellë.

Më 30 dhjetor 2014, KM Edi Rama në një konferencë për shtyp i bëri thirrjen në vijim investitorëve të huaj: “Hajdeni në Shqipëri se këtu nuk ka sindikata”. Është e vërtetë se një pjesë e sindikatave të vjetra “që nuk të besdisin” janë të lidhura me pushtetin dhe korporatat e mëdha, dhe për pasojë nuk e ngrejnë zërin për të drejtat e punëtorëve. Por është gjithashtu e vërtetë se në Shqipëri ka edhe sindikata të reja, që nuk janë të kapura, e që po sulmohen që të eliminohen. I tillë është rasti i “Sindikatës së Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës” që u themelua këtë vit në nëntor.

Menjëherë pas themelimit të sindikatës, kompania “AlbChrome”, me pronar kryesor Samir Manen, shkarkoi nga puna kreun e sindikatës Elton Debreshi. Për ta kundërshtuar këtë vendim minatorët u hodhën në një grevë 9 ditore që nisi në datën 25 nëntor. Pas përfundimit të grevës kompania shkarkoi edhe tre punëtorë të tjerë sindikalistë: Beqir Duriçin, Behar Gjimin, dhe këtë javë edhe Ali Gjetën. Më tej, sindikalistët kanë treguar se kompania ka vazhduar të marrë në pyetje në Tiranë dhe Bulqizë me dhjetra minatorë sindikalistë të tjerë për t’u bërë presion e për t’i kërcënuar me largim nga puna. Veprimet e kompanisë janë në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, që njeh të drejtën e organizimit të punëtorëve në sindikata, si dhe në shkelje të Kodit të Punës në Shqipëri dhe të Konventës Ndërkombëtare të Punës të ratifikuar nga Shqipëria. Megjithatë, vetëm këtë javë, inspektoriati i punës ka njoftuar se ka nisur hetimet ndaj këtyre shkeljeve, ndërkohë që u shkarkua punëtori i katërt.

Është e qartë se përveç kompanisë “AlbChrome”, e cila zotëron pjesën e madhe të tregut, ka në këtë zonë edhe kompani të tjera që janë duke shkelur të drejtat e punëtorëve. Zëri i punëtorëve të këtyre kompanive të tjera nuk po dëgjohet sepse aty mungon organizimi i sinqertë sindikal. Megjithatë, fakti që në Bulqizë ka edhe kompani të tjera që shkelin të drejtat e punëtorëve, nuk mund të shërbejë si arsye që “AlbChrome” të vazhdojë t’i shtypë punëtorët. Organet e shtetit do duhej t’i mbronin të gjithë punëtorët dhe të ndiqnin me vëmendje maksimale edhe shkeljet e çdo kompanie tjetër në atë zonë, e jo të ndjekin penalisht minatorët që kanë qenë në një grevë krejtësisht paqësore dhe në përputhje me ligjet në fuqi.

Deklarata mbështetëse për minatorët e Bulqizës kanë ardhur edhe nga Kosova, përfshirë Sindikatën e Pavarur të Minatorëve të Trepçës, Sindikatën e Re të Korporatës Energjitike të Kosovës dhe nga Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK). Gjithashtu, mbështetje zyrtare ka dhënë edhe Instituti Botëror i Punës, dhe sindikata të tjera punëtorësh nga vende të ndryshme të botës.

Lëvizja VETËVENDOSJE! i dënon aktet e ndërmarra kundër punëtorëve sindikalistë të minierave të kromit në Bulqizë dhe kërkon rikthimin në punë të katër sindikalistëve. Ne kërkojmë nga organet e shtetit të kryejnë detyrën e tyre për të detyruar “AlbChromin” dhe çdo kompani tjetër, të ndalë pushimet e jashtëligjshme nga puna, dhe të ndalë presionet dhe kërcënimet kundër minatorëve. Shprehim gatishmërinë tonë për t’i dhënë punëtorëve të pushuar nga puna asistencë juridike, dhe për të mbështetur sindikalistët me hapa të tjerë organizativë në terren, në mbrojte të të drejtave të punëtorëve.

Në solidaritet.

Tiranë, 27 dhjetor 2019

Lëvizja VETËVENDOSJE!
Qendra në Shqipëri

Pak javë më  më parë, kompania Albchrome pushoi nga puna pa asnjë paralajmërim Elton Debreshin, punonjës prej 6 vitesh në AlbChrome, vetëm 5 ditë pasi ky i fundit u zgjodh si kryetar i Sindikatës së Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës. Në një shpjegim për Dosja.al, Debreshi sqaroi situatën e krijuar mes minatorëve dhe Albchrome, ku denoncoi edhe kushtet e punës për mbi 600 punonjës. Ndërsa në reagimin e saj “AlbChrome”  u shpreh se protesta ka në fokus përplasjen mes sindikatave, dhe thotë se ata që janë në grevë, janë pakicë, që nuk përfaqësojnë minatorët.  Më pas Sindikata e Minatoreve të Bashkuar në Bulqizë nëpërmjet një deklarate i bëri thirrje kompanisë që të kthejë në punë minatorët pasi edhe Inspektorati i Punës ka nisur hetimet. 

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet protesta e minatoreve samir mane sindikata e minatoreve ne bulqize protesta e minatoreve samir mane sindikata e minatoreve ne bulqize

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet