LIVE UPDATES
Aktualitet

I vuri flákën karburantit në Kombinat, arrestohet 24-vjeçari, bashkë me të dhe shtatë të tjerë (AKUZAT)

27 Dhjetor 2019, 11:16 Nga DOSJA
I vuri flákën karburantit në Kombinat, arrestohet

TIRANË– Një 24-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Toranës pasi akuzohet se në mënyrë aksidentale ka bërë që karburanti “Braka oil” në Kombinat të shpërthente në flakë. Sipas njoftimit zyrtar, 24-vjeçari me inicialet M. B., teksa udhëtonte me një motoçikletë pa leje, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me bombolën e gazit të karburantit, e cila më pas ka shpërthyer në flakë. Por, i riu nuk ka pritur autoritetet për sqarimin e situatës dhe është larguar nga vendngjarja duke i shtuar vetes edhe një tjetër akuzë.

Bashkë me 24-vjeçarin, sipas njoftimit të Policisë së Tiranës, janë arrestuar e proceduar dhe shtatë persona të tjerë. Konkretisht, dy të rinjtë me inicialet Ç., 30 vjeç dhe D. A., 23 vjeç, të dy banues në Tiranë, janë arrestuar pasi gjatë një kontrolli iu gjet në makinë një sasi kanabisi.

Nga efektivët e komisariatit nr.1 në Tiranë janë proceduar në gjendje të lirë penale për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje” dhe dy shtetasit e sipërpërmendur, M. K., 26 vjeç dhe B. K., 20 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi janë konfliktuar me shtetasin A. K., duke lënë të plagosur 20 vjeçarin.

Një 50-vjeçar me inicialet A. B., banues në Tiranë është shoqërua në komisariat pasi ka ndërhyrë duke kryer punim pa leje në murin e banesës së një shtetasi tjetër. Gjatë shoqërimit ai ka kanosur edhe efketivët e policisë. Ndërsa 34-vjeçari me inicialet E. B., është vënë në pranga pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij. Tre të tjerë janë arrestuar për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Njoftimi i policisë

Vijon puna nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë. Gjatë 24 orëve të fundit, janë arrestuar në flagrancë 8 shtetas, si dhe janë proceduar në gjendje të lirë 2 të tjerë, për paligjshmëri në fusha të ndryshme.

Nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcat e Posaçme “Shigjetat” u arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, shtetasit R. Ç., 30 vjeç dhe D. A., 23 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit të automjetit që drejtohej nga shtetasi R. Ç., në rrugën “Qemal Butka”, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale lëndë një sasi lënde narkotike, e dyshuar kokaine dhe kanabis. Nga specialistët për hetimin e krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 u arrestua në flagrancë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, shtetasi A. K., 37 vjeç, banues në Fushë Prezë, Vorë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj shtetasve M. K. dhe B. K., duke i shkaktuar dëmtime fizike shtetasit B. K. Gjithashtu, lidhur me këtë rast janë proceduar në gjendje të lirë, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje” dhe dy shtetasit e sipërpërmendur, M. K., 26 vjeç dhe B. K., 20 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi janë konfliktuar me shtetasin A. K. Nga specialistët për hetimin e krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 u arrestua në flagrancë, për veprat penale “Goditje për shkak të detyrës”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, “Shkatërrim i pronës”, “Dhunim i banesës” dhe “Ndërtim i paligjshëm” shtetasi A. B., 50 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ndërhyrë duke kryer punim pa leje në murin e banesës së një shtetasi dhe gjatë momentit të shoqërimit të tij në Komisariatin Nr. 2  ka kanosur dhe kundërshtuar për shkak të detyrës punonjësit e policisë të këtij komisariati. Nga specialistët për hetimin e krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 u arrestua në flagrancë, për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasi E. B., 34 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij. Nga specialistët për hetimin e krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 u arrestua në flagrancë, për veprat penale “Shkatërrim i pronës”, “Largim nga vendi i aksidentit” dhe “Drejtim i automjeteve në mënyrë të parregullt”, shtetasi M. B., 24 vjeç, banues në Tiranë, pasi në Kombinat, duke drejtuar pa leje drejtimi një motoçikletë ka humbur kontrollin duke u përplasur me bombolën e gazit të një karburanti, e cila shërbente për furnizimin me gaz të automjeteve, duke shkaktuar rrjedhje të saj dhe më pas djegien e gjithë pikës së karburantit. Nga specialistët për hetimin e krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë u arrestua në flagrancë, për veprat penale “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, shtetasi E. T., 33 vjeç, banues në Rrogozhinë, pasi duke drejtuar automjetin tip “Benz” ka humbur kontrollin duke u përplasur me murin e një banese dhe gjatë momentit të shoqërimit për në komisariat ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë. Nga specialistët e qarkullimit rrugor u arrestuan në flagrancë, për veprat penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largim nga vendi i aksidentit”, shtetasi E. D., 28 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin e tij tip “Benz”, në Rrugën e Dibrës, ka aksidentuar shtetasin G. P., 63 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra nuk ka mundur të mbijetojë. Materialet hetimore i kaluan prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Një ditë më parë, kárburánti përballë Komisariatit numër 6 të Pólícísë në hyrje të Kombinatit u përfshirë nga flákët. Shkak për shpérthimin është bërë përplasja e një motori pranë depozitës së gázit që shërbente për furnizimin e automjeteve. Ngjarja përfudnoi vetëm me dëme materiale.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohetn tete persona merr flake karburanti policia e shtetit arrestohetn tete persona merr flake karburanti policia e shtetit

Sondazh

Poll

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim