LIVE UPDATES
Aktualitet

‘Hakmarrja’ e Samir Manes, 5 ditë pas krijimit të sindikatës së Minatorëve, Albchrome heq nga puna Elton Debreshin (DEN

22 Nëntor 2019, 21:49 Nga DOSJA
‘Hakmarrja’ e Samir Manes, 5 ditë pas krijimit të

BULQIZË- Sindikata e Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës, e cila u krijua pak ditë më parë, denoncon se vetëm 5 ditë pas themelimit, kompania e biznesmenit më të pasur në Shqipëri, Samir Mane, ka shkarkuar kryetarin e kësaj sindikate nga kompania “AlbChrome”.  Sipas sindikatës, shkarkimi i Debreshit është i paligjshëm dhe i padrejtë. Në një deklaratë të bërë publike, sindikata shprehet se ky akt është hakmarrje nga ana e kompanisë, pas krijimit të sindikatës që ka në fokus mbrojtjen e minatorëve dhe përfaqësimin e drejtë të tyre.

Në reagim sqarohet edhe arsyeja e pushimit nga puna e Debreshit në ‘AlbChrome’, ku kompania e Manes pretendon se i riu ka shkelur disiplinën në punë, një episod që siç thotë sindikata e Minatorëve, ka ndodhur disa kohë më parë. ” Ky vendim i është komunikuar sot më datë 22 nëntor 2019, me motivacionin banal se ky i fundit kishte thyerje disipline në punë. Për sqarim, “thyerja e disiplinës” ka ndodhur disa muaj më parë, por kompania është kujtuar vetëm kur Elton Debreshi është zgjedhur kryetar i sindikatës.”-thuhet në reagim.

Më tej, Sindikata denoncon se ndaj anëtarëve që janë bërë pjesë e sindikatës, janë bërë edhe shantazhe për heqje nga puna.

Deklaratë e plotë e Sindikatës:

Bulqizë, më 22 nëntor 2019

SHKARKIMI NGA PUNA I KRYETARIT TË SINDIKATËS SË MINATORËVE TË BASHKUAR TË BULQIZËS, ELTON DEBRESHI, HAKMARRJE NGA KOMPANIA ALBCHROME!

Sindikata e Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës e konsideron si të paligjshëm dhe të padrejtë shkarkimin nga puna të kryetarit të kësaj sindikate, Elton Debreshi, nga kompania AlbChrome. Ky vendim i është komunikuar sot më datë 22 nëntor 2019, me motivacionin banal se ky i fundit kishte thyerje disipline në punë. Për sqarim, “thyerja e disiplinës” ka ndodhur disa muaj më parë, por kompania është kujtuar vetëm kur Elton Debreshi është zgjedhur kryetar i sindikatës.

NE JEMI MË TË BASHKUAR SE KURRË!

Një vendim i tillë vjen qartazi si pasojë e organizimit sindikal të ndërmarrë nga Eltoni dhe dhjetra minatorë të tjerë. Presion i qartë ndaj minatorëve të Bulqizës që të mos guxojnë të kërkojnë të drejtat e tyre. Kompania ka thirrur edhe disa themelues të tjerë të sindikatës për t’ju komunikuar masa disiplinore të pabaza si paralajmërim për shkarkim nga puna. Fakti që kompania dhe faktorë të tjerë, po sulmojnë ashpër dhe paligjshëm sindikatën tonë, dëshmon se ne jemi në rrugën e duhur dhe përfaqësuesit e vetëm të të drejtave të minatorëve.

Veprime të tilla bëhen në kundërshtim me ligjin, konkretisht: Neni 50 i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë parashikon se: “Të punësuarit kanë të drejtë të bashkohen lirisht në organizata sindikale për mbrojtjen e interesave të tyre të punës”. Edhe Kodi i Punës mbron të drejtat sindikale. Neni 184 (2) parashikon se ndalohen veprimet e pronarit që pengojnë krijimin dhe funksionimin e sindikatave. Veprimet e ndaluara janë, ndër të tjera, të gjitha masat të cilat dëmtojnë me qëllim punëtorët sindikalistë, si për shembull:

– Ulje në detyrë;
– Marrje e masave disiplinore;
– Transferim në një ndërmarrje tjetër;
– Tërheqje vërejtje;
– Mos-njohje e mungesave të justifikuara me raport të rregullt;
– Paralajmërim për pushim nga puna;
– Pushim nga puna;
– Masa të tjera të çdo lloji kundër punëtorëve sindikalistë.

NE JEMI MË TË BASHKUAR SE KURRË!

Lidhur me rastin e shkarkimit të kryetarit të SMBB, Elton Debreshit, mbështetur nga avokatja e sindikatës, do të ndjekim të gjithë hapat ligjorë. Veprimet e padrejta dhe të jashtëligjshme të kompanisë AlbChrome, karshi zërit të ngritur nga minatorët e Bulqizës për të kërkuar të drejtat e tyre në punë, kanë qenë të kahershme. Sa e sa persona janë shkarkuar nga puna, ndryshuar në pozicion vetëm e vetëm se kanë shprehur shqetësimin e tyre për paga më të mira, kushte pune dinjitoze. Tani nuk do të ndodhë më. Boll më trajtimin skllavëror që po na bëhet prej vitesh!

NE JEMI MË TË BASHKUAR SE KURRË!

Kompania ka ditë që po bën presion ndaj punëtorëve që të mos shkëputen nga sindikata e vjetër, pasi kjo do t’u kushtonte shumë. Por, NE, do t’i rezitojmë presioneve të tyre! Puna jonë është e rëndë dhe e vështirë. Madje shumë e rrezikshme. Mjafton t’ju kujtojmë faktin se në galeritë e kromit në Bulqizë, gjatë viteve të fundit kanë humbur jetën dhjetra minatorë. Për të tillë veprime, ne nuk do të qëndrojmë duarkryq. Përkundrazi, do të luftojmë dhëmbë për dhëmbë për mbrojtjen e të drejtave tona që na i garanton ligji, Kushtetuta dhe konventat ndërkombëtare. – Deklaratë unanime e Këshillit Sindikal.

Më 18 nëntor, minatorët e Bulqizës firmosën për t’u bërë pjesë e Sindikatës së Minatorëve të Bashkuar, një sindikatë e themeluar nga disa të rinj aktivistë.   Dhjetëra minatorë ishin pjesëmarrës në ceremoninë e prezantimit publik të kësaj sindikate, e cila tashmë është e regjistruar edhe në gjykatë e njihet ligjërisht. Minatorët akuzuan ashpër  sindikatat e vjetra që sipas tyre, jo vetëm nuk kanë mbrojtur interesat e minatorëve, por janë bërë palë me pronarët e minierës së Bulqizës dhe politikën.

(a.m;f.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet bulqize samir mane shkarkohet elton debreshi sindikata e minatoreve ne bulqize bulqize samir mane shkarkohet elton debreshi sindikata e minatoreve ne bulqize

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë