"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Politike
Emërohen prokurorë të rinj në Fier dhe Lushnje! Arta Marku caktohet në krye të Prokurorisë së Tiranës, vendimet e KLP-s
29 Mars 2021, 11:07Nga DOSJA
TIRANË– Këshilli i Lartë i Prokurorisë zhvilloi ditën e sotme mbledhjen plenare të radhës përmes platformës on-line, në prani të të gjithë anëtarëve si dhe të përfaqësueseve të Ministrisë së Drejtësisë dhe programeve të asistencës për zbatimin e reformës në drejtësi, EURALIUS dhe OPDAT.
Këshilli vendosi me shumicë votash, dy caktime të përkohshme në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë dhe konkretisht: Violeta Shkurta (caktohet përkohësisht) në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Fier. Arben Dyla (caktohet përkohësisht) në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Lushnje.
Këshilli vendosi caktimin e përkohshëm të Arta Markut në pozicionin e prokurorit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit, Tiranë.
NJOFTIMI:
Caktimet e përkohshme realizohen për një afat tre mujor. Ndërkohë, me propozim të Komisionit Për Zhvillimin e Karrierës, Këshilli i Lartë i Prokurorisë vendosi unanimisht që, z. Neritan Hoxha, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Elbasan, të transferohet përkohësisht (me pëlqimin e tij) pranë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Pogradec. Z. Hoxha do të ushtrojë detyrën si Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Pogradec, përkohësisht, nga data 01.04.2021 – 31.03.2022. Me datë 26.03.2021, Këshilli vendosi dhënien e një opinioni pozitiv për transferimin e përkohshëm të prokurores Dorina Bejko, në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).
Gjithashtu, Këshilli vendosi me 11 vota pro, caktimin e përkohshëm të prokurorit Neritan Hoxha, në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Pogradec, për një periudhë tremujore, duke filluar nga data 01.04.2021. Pasi u njoh me ankesën e z. Dritan Marku, prokuror në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Vlorë (paraqitur pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë, nëpërmjet kërkesës së regjistruar me datë 23.03.2021, kundër vendimit të Drejtuesit së Prokurorisë “Mbi zëvendësimin e prokurorit”, të datës 17.03.2021), Këshilli vendosi me 10 (dhjetë) vota pro dhe 1 (një) kundër (z. Tartar Bazaj), pranimin e ankimit të z. Dritan Marku në lidhje me Vendimin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Vlorë “Mbi zëvendësimin e prokurorit”, të datës 17.03.2021.
Këshilli vlerësoi se Drejtuesi i Prokurorisë mund të kërkojë zëvendësimin e prokurorit, kur ekzistojnë arsye serioze që lidhen me detyrën sipas ligjit. Këshilli vlerësoi se ky koncept mund të përdoret në situata të ndryshme, duke interpretuar ligjin, por në asnjë rast (ky koncept) nuk mund të përfshijë mënyrën e zgjidhjes së çështjes nga prokurori i procedimit penal. Këshilli gjykoi se arsyet serioze nuk mund të lidhen kurrsesi me mënyrën e zgjidhjes së çështjes konkrete, sepse kjo do të minonte një nga parimet më të rëndësishme mbi të cilën funksionon sot sistemi i prokurorisë, i cili është pavarësia e prokurorit. Për këto arsye, këshilli vendosi shfuqizimin e vendimit të Drejtuesit së Prokurorisë “Mbi zëvendësimin e prokurorit”, të datës 17.03.2021.
(a.b)/dosja.al
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
TIRANË– Kryeministri Edi Rama është përlotur ditën e sotme për deputetin e ndjerë Bashkim Fino. Teksa ndodhej në familjen e Arjan Salës, ku dhe dorëzoi tit...
TIRANË– Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka shprehur ngushëllimet për vdekjen e Bashkim Finos. Në postime në rrjetet sociale, OSBE shkruan se vendit do t’i m...
TIRANË– Kryetari i Parlamentit, Gramoz Ruçi doli i përlotur nga Pallati i Kongreseve, aty ku kreu dhe homazhet për ndarjen nga jeta të Bashkim Finos...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në banesën e Arjan Salës. I rrethuar nga truprojat, Rama zbriti nga makina. Kryeministri u prit nga një familjar...
TIRANË– Përfaqësuesi i Partisë Demokratike në Kolegjin Zgjedhir, Ivi Kaso ek a cilësuar pa kuptim padinë e Partisë Socialiste për numrin e kandidatëve në l...
TIRANË– Partia Socialiste ka ulur flamurin e Shqipërisë në gjysmë shtizë. Ky veprim vjen pas ndarjes nga jeta të ish-kryeministrit Bashkim Fino.Rama bëri t...
TIRANË– Psikologia e njohur Denada Toçe, teksa ishte e ftuar në emisionin ‘Soiree’ ka bërë përshkrimin e disa figurave politike në vend.Duke u futur...
TIRANË– Kolegji Zgjedhor ka pranuar ankimin e Partisë Socialiste për listat e kandidatëve për deputetë të koalicionit opozitar Partia Demokratike Aleanca p...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka ngushëlluar familjen e Bashkim Finos, disa orë pas ndarjes nga jeta të të dashurit të tyre. Në një reagim në rrjet...
TIRANË– Presidenca e Shqipërisë ka ulur ditën e sotme flamurin në gjysmë shtizë pas ndarjes nga jeta të Bashkim Finos. Dita e sotme është shpallur ditë zie...