LIVE UPDATES
Politike

‘Rama ka qef të nënshtrojë, Basha nuk ka shokë’/ Psikologia Denada Toçe: Meta ka kriza ankthi, Kryemadhi përpiqet të

29 Mars 2021, 09:39 Nga DOSJA
‘Rama ka qef të nënshtrojë, Basha nuk ka shokë’/

TIRANË– Psikologia e njohur Denada Toçe, teksa ishte e ftuar në emisionin ‘Soiree’ ka bërë përshkrimin e disa figurave politike në vend.

Duke u futur krejtësisht në rolin e saj, si psikologe, Denada përshkroi karakterin e disa prej politikanëve në Shqipëri duke theksuar edhe ndonjë çrregullim psikologjik.

Për Sali Berishën, Denada tha se ai është një person që do t’i ketë gjërat nën kontroll.

“Do më merrte seancën në kontroll, sepse është një person që dëshiron që ta ketë situatën nën kontroll. Kam përshtypjen që kështu do të ndodhte. Ai vetë nuk është i ndërgjegjshëm për këtë, sepse është një nga gjërat që e bën atë shumë të fortë dhe e mban atë që të jetë shumë aktiv dhe ta shprehë atë edhe me karizëm dhe karizmi i tij është shumë solo në mënyrën se si flet dhe në mënyrën se si vepron. Do të jetë solo gjatë gjithë kohës. Po ju futëm për çrregullime, është një simptomë e narcicizmit, por nuk është çrregullim”, është shprehur Denada.

Ndërsa për Kryeministrin e vendit, Edi Rama theksoi se ai është një narcist dhe se ka shumë qejf të nënshtrojë.

“Rama e ka shumë të vështirë që të tjerët të hyjnë tek ai, sepse ai nuk e lejon në asnjë rast, prandaj ka mekanizma shumë të fortë mbrojtës që të mund të sulmojë, të jetë arrogant, të mund të nënshtrojë. E ka shumë qejf nënshtrimin. Nuk e pranon asnjëherë për ta parë drejtpërdrejtë patalogjinë që ai ka”, tha ajo.

Psikologia e njohur për Ilir Metën tha se ai aktualisht është një ankth të madh dhe që shoqërohet me kriza ankthi.

“Po të flasim për momentin, është në ankth të madh. Ka nervozizëm shumë. Nuk mendoj se janë kriza paniku. Krizat e ankthit janë ndryshe dhe është një gjendje që po avancon dhe unë mendoj që ai e ka këtë gjë”, u shpreh Denada Toçe.

Ndërkaq për Monika Kryemadhin e përshkroi si një person që nuk e pranon veten ashtu siç është dhe që nuk është më këmbë në tokë.

“Jo shumë e përputhur me veten. Ka një tendencë që të dali përtej asaj që është. Do kisha dashur shumë që ajo ta pranonte veten siç është. Përpiqet ndonjëherë që të jetë diçka që s’është. Janë mekanizma mbrojtës, është tjetërsimi, zhvendosja e së vërtetës, mosballafaqimi, pa qenë çik me këmbë në tokë”, tha Toçe.

Për Astrit Patozin, kreun e partisë “Bindja Demokratike”, në të cilën edhe ajo është e angazhuar, u shpreh se ai ka një vetëvlerësim të ulët.

Astriti është njeri shumë i mirë dhe kam përshtypjen që as ai vetë nuk e di dhe këtë gjë ka të keqe që nuk e di sa i mirë që është. Ka lidhje me vetëvlerësimin sepse do të kishte pasur një karizëm më të lartë, do kishte qenë një figurë disi më e ekspozuar nëse do të kishte pasur një vendosmëri më të mirë për të shprehur atë që duhet të shprehë.

Analizën psikologjike, Denada Toçe e ka përfunduar me Lulzim Bashën duke nënvizuar se kryetarin e Partisë Demokratike e sheh vetëm dhe se ai nuk ka shok.

“Një gjë më ka bërë përshtypje tek ai. Nuk ka shokë. Unë do të doja shumë që ai ta kishte këtë gjë. Të kishte shok, spontanitet, sepse është shumë rixhit. Kam përshtypjen që mund të bënte shumë herë më tepër si figurë politike, karizmin e tij mund ta kishte më të larmishme, mund të kishte qenë më spontan në qoftë se nuk do të ishte kaq rixhit. Nuk e shoh që të ketë shok”, përfundoi Denada Toçe.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike denada toce edi rama lulzim basha denada toce edi rama lulzim basha

Sondazh

Poll

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara