LIVE UPDATES
Bota

Vdiq në aksidentin në Bullgari, profesori flet i përlotur: M’u fanite Albinë…

24 Nëntor 2021, 15:37 Nga DOSJA
Vdiq në aksidentin në Bullgari, profesori flet i përlotur:

BULLGARI – Aksidenti tragjik në Bullgari ku autobusi mori flakë dukë u marrë jetën 46 personave ka zgjuar emocione të forta jo vetëm tek familjarët dhe miqtë e viktimave por edhe kudo në botë ku ljami bëri jehonë. Në mein e viktima kishte të rinj he fëmijë e ku më i vogli ishte 4 vjeç.

Mes viktimave ishin edhe një çift nga Tetova të cilët kishin lidhur jetën së bashku. 27-vjeçari Gazmend Ukalli nga Kërçova dhe e fejuara e tij 23-vjeçare Albina Beluli nga Tetova ishin dy nga peronat që u shuan në aksidentin tragjik. Profesori i Albinës, Xhelal Zejneli ka reaguar i prekur nga lajmi për studentene  tij dhe i ka dedikuar një shkrim prekës.

Ai rikujton çaste nga mësimi në klasë dhe prezenca e Albinës atje me librin “Procesi” të Kafka-s dhe pyetjet që ajo kishte bërë gjatë diskutimit mbi atë botim. Ai shkruan me nostalgji për pyetjet që vajza i bënte lidhur me autorët e ndryshëm si Markezin, Dostojevskin, apo Lasgushin. Ai shkruan me dhimbje se vajza kishte gjetur fjalët më të bukura për të shkruar një hartim lidhur me të atin që e humbi në moshë të herët dhe dhimbjen që kjo humbje i kishte lënë.

Në mediumet e Shqipërisë, lexova emrin Albina. Sakaq, pashë dhe fytyrën e saj engjëllore. Do të jetë ajo, nxënësja ime e para ca viteve. Ngjarjet e tilla janë të trishtueshme. M’u fanite, Albinë, e ulur në bankën e tretë, pranë dritareve. Me “Procesin” mbi bankë. Afër librit, edhe fletorja e lektyrës. Në krye të faqes, lexova: “Jozef K., në labirintet kafkiane”, shkruan ai.

Profesori i thotë edhe se bashka tashmë i duket bosh dhe se vajza bashkë me shokun e zemrës janë bërë yje që janë ngjitur në qiell. Ai shkruan me dhimbje se vajza nuk e veshi dot fustanine  nusërisë dhe ëndrrat ju prenë në mes.

“U ngjite në parajsën qiellore, bashkë me yllin e zemrës, pa e kënduar këngën e jetës, pa e luajtur vallen e yjeve. U ngjite në majat e detit të kaltër, pa e ngjeshur fustanin e nusërisë. U shkëpute për t’u ngjitur lartë, atje ku albatrosi me vetëtimë i mpin sytë, me stuhitë përplaset. Ndarje e trishtueshme, në çastin kur pritje të përkundje djepin e frytit tënd, t’i këndoje ninulla, të dëgjoje të shenjtën fjalë – nënë, t’ia tregoje “Kësulëkuqen” dhe “Alisën në botën e çudirave”, shkruan ai.

Ai përfundon plot dhimbje se vajza nuk do harrohet kurrë dhe të dy do ngelen në mendjet e gjithkujt që pati fatin t’i njihte dhe t’i kishte pranë.

Por jo, Ti kurrë s’do të jesh e brezit të humbur. Do të jetosh Albinë, sot e mot, në kujtesën e shoqeve dhe të shokëve të klasës dhe të gjeneratës. Do të jesh e gjallë në kujtesën e atyre që të njihnin të çiltër dhe zemërbardhë. Prehu e qetë, Albinë, në gjirin e tokës arbërore, në parajsën e dritës qiellore, aty pranë babait, që kurrë nuk e njohe dhe s’e nxore nga zemra”, shkruan profesori.

 

Postimi i plotë

 E TI ALBINË, NË VALLEN E YJEVE LASGUSHIANE

Në mediumet e Shqipërisë, lexova emrin Albina. Sakaq, pashë dhe fytyrën e saj engjëllore. Do të jetë ajo, nxënësja ime e para ca viteve. Ngjarjet e tilla janë të trishtueshme. M’u fanite, Albinë, e ulur në bankën e tretë, pranë dritareve. Me “Procesin” mbi bankë. Afër librit, edhe fletorja e lektyrës. Në krye të faqes, lexova: “Jozef K., në labirintet kafkiane”. M’u fanite, Albinë, me dorën përpjetë, për ta marrë fjalën dhe për të më pyetur: “Kush është Estragoni dhe a do të vijë ndonjëherë Godoja?” E hoqe me krah Beketin dhe prite përgjigjen. M’u fanite Albinë, kur më pyete: “Merso vrau për shkak të diellit, ç’do të thotë, të vrasësh për shkak të diellit?!” Më dole para, Albinë, në bankën e tretë, pranë dritareve, me Dostojevskin ndër duar dhe pyetjen: “Kush e vrau Raskollnikovin, vrasës?!” M’u kujtove, Albinë, kur dole para klasës për ta deklamuar Zhak Preverin dhe poezinë legjendare “A të kujtohet Barbara”. Tridhjetë e dy nxënësit e klasës ishin stepur në vend. Dukeshin si të ngrirë. Pas kësaj, shpërtheu një frymëmarrje e thellë. Dhe një duartrokitje frenetike. M’u kujtove Ti, me buzëqeshjen e padjallëzuar, me fytyrën engjëllore, në bankën e tretë pranë dritareve. Mbi bankë, çanta ngjyrë kafeje. Një fletore me lapsin mbi të dhe “Vallen e yjeve” të Lasgushit. Erdhi dimri, një dimër i acartë, e ti e brishtë. Ta ndërrova vendin, dole në rreshtin pranë murit. Më the: “Dy herë e lexova Markezin, s’arrij dot ta kuptoj”. S’më shqiteshin kujtimet Albinë. M’u kujtua hartimi yt. Ishe në vitin e tretë. Kishe shkruar për babanë që s’e kishe parë kurrë. Në hartim kishe shkruar për vuajtjet tua shpirtërore: Ku e kam babanë? Përse të tjerët kanë baba, e unë jo? Baballarët e shoqeve të klasës shkojnë në mbledhje prindërore, babai im jo? Përse në sofër, ulemi pa babanë? Jote amë vazhdimisht të kishte thënë se babai yt një ditë do të kthehet. M’u kujtua hartimi yt, ku shkruaje për çastin plot dhimbje, për një fëmijë të klasës së parë fillore, që mëson nga e ëma se babai i kishte vajtur në dritën e amshimit qiellor dhe se ai nuk do të kthehej më. Në rrëfimin tënd plot dëshpërim, pashë tronditjen e thellë shpirtërore që ti 7-vjeçe, kishe përjetuar në atë çast rrëqethës. Hartimin tënd Albinë, e lexuan edhe nëpër klasat tjera. E notuan, jo unë por shokët e klasës, të gjeneratës. Pas shumë kohësh, të takova në sheshin Iliria, me tët amë. Më tha se hartimin e ruanin, sot e gjithë ditën. Sot Albinë, banka e tretë, pranë dritareve, m’u duk e zbrazët. Mbi të, një çantë, pa ty. Fletorja e mbetur hapur. Një laps, që s’do të lërë më gjurmë. Gjurmët e jetës, të kohës. Një klasë, e mbetur pa frymë, si atë ditë kur deklamove “Barbaranë”. Një klasë, pa një fytyrë engjëllore, pa një buzëqeshje të virgjër. Një ditë e zbrazët, koha ishte ndalur, e Ti Albinë, në vallen e yjeve lasgushiane. U ngjite në parajsën qiellore, bashkë me yllin e zemrës, pa e kënduar këngën e jetës, pa e luajtur vallen e yjeve. U ngjite në majat e detit të kaltër, pa e ngjeshur fustanin e nusërisë. U shkëpute për t’u ngjitur lartë, atje ku albatrosi me vetëtimë i mpin sytë, me stuhitë përplaset. Ndarje e trishtueshme, në çastin kur pritje të përkundje djepin e frytit tënd, t’i këndoje ninulla, të dëgjoje të shenjtën fjalë – nënë, t’ia tregoje “Kësulëkuqen” dhe “Alisën në botën e çudirave”. Por jo, Ti kurrë s’do të jesh e brezit të humbur. Do të jetosh Albinë, sot e mot, në kujtesën e shoqeve dhe të shokëve të klasës dhe të gjeneratës. Do të jesh e gjallë në kujtesën e atyre që të njihnin të çiltër dhe zemërbardhë. Prehu e qetë, Albinë, në gjirin e tokës arbërore, në parajsën e dritës qiellore, aty pranë babait, që kurrë nuk e njohe dhe s’e nxore nga zemra. Lajm i kobshëm, dy silueta. Mbase, ylli i zemrës sate. Të pikturuara, dy fytyra engjëllore, sy plot shkëlqim, shpirt virgjër. Prehu pranë yllit të zemrës. Të përqafuar, prehuni bashkë. Engjëllorë që ty dy, të virgjër, plot dritë jete, melodi e ndërprerë, shkëlqim bukurie – bodleriane dhe platonike. Re të zeza kudo pranë nesh. Korba ndjellakeq na ndjekin këmba-këmbës. Një buzëqeshje plot njerëzi, e kapluar nga heshtja e trishtueshme. Një dritë syri, përjetësisht e shuar. Një lot në mollëzën e nënës, përgjithmonë i ngrirë.

LAJMI KRYESOR: Tragjedia me 46 viktima në Bullgari/Video 3D e aksidentit, hetimet & pistat kryesore

(m.k/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota rajoni aksidenti ne bullgari bullgaria digjet autobusi maqedonas tragjedi ne bullgari aksidenti ne bullgari bullgaria digjet autobusi maqedonas tragjedi ne bullgari

Sondazh

Poll

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë