Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Aktualitet
Tragjedia me 46 viktima në Bullgari/Video 3D e aksidentit, hetimet & pistat kryesore
24 Nëntor 2021, 07:58Nga DOSJA
BULLGARI– 46 persona, shumica shqiptarë të Maqedonisë së Veriut u shuan mëngjesin e djeshëm pas zjarrit që ra në autobusin që u dogj në zonën e Strumës në autostradën Sofje-Bllagoevgrad. Në mesin e viktimave që ndërruan jetë dhe e kishin të pamundur që të dilnin nga mjeti ishin dhe 12 të mitur, 6 prej të cilëve nxënës të shkollës. Ditën e sotme, tre shtetet, Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Bullgaria janë në zi kombëtare.
Hetimet për ngjarjen tragjike janë ende në vijim e sipër nga grupi hetimor. Shkaqet e aksidentit të rëndë nuk dihen ende, ndërsa sipas ekspertëve arsyet mund të jenë tre: monsfunksionim teknik, një problem shëndetësor që mund të ketë pësuar shoferi që ishte në timon ose përgjumja e tij. Për të ilustruar aksidentin kanë dalë edhe video 3D, se si mund të ketë ndodhur ngjarja e rëndë.
Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Bllagoj Boçvarski bëri të ditur se ka filluar procedura për marrje të licencës të “Besa Transit”, sepse është mësuar se nuk ka pasur liçensë për udhëtim ndërkombëtar. Qeveria e ka obliguar Inspektoratin Shtetëror për Transport të kryejë kontroll inspektues të jashtëzakonshëm.
Automjeti i djegur nuk është paraqitur nga ana e transportuesit sipas nenit 11 paragrafi 5 i Ligjit për transport në komunikacionin rrugor dhe për këtë arsye automjeti nuk është në bazën elektronike të të dhënave në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve.
Kompania “Besa Trans”, autobusi i të cilës u dogj në Bullgari ka katër padi penale për mos respektimin e protokolleve të COVID në vitin 2021. Kjo gjë u vërtetua nga Inspektorati Shtetëror i Transportit. Ata thonë se gjatë këtij viti në vendkalimet kufitare janë kryer katër kontrolle të inspektorëve në bazë të respektimit të masave ndaj autobusëve të kësaj kompanie dhe në të gjitha rastet është paditur 4 herë. Po ashtu, një tjetër shkelje është fakti se në autobus gjithmonë ka pasur numër më të madh të udhëtarëve sesa është e lejuar për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Autobusi me targa të Maqedonisë hyri në Bullgari nga Turqia përmes vendkalimit kufitar “Kapitan Andreevo”, pak pas orës 21:00, ndërsa fatkeqësia ndodhi rreth orës 02:00 sipas kohës së Maqedonisë , në rrugën magjistrale “Struma, në autostradën Sofje-Bllagoevgrad. Për shkak të aksidentit Bullgaria, Maqedonia e Veriut dhe Kosova kanë shpallur ditë zie treditëshe në territorin e të gjithë shtetit dhe janë anuluar të gjitha ngjarjet publike. Ditë zie sot është shpallur edhe në Kosovë dhe në Bullgari.
TIRANË– Freskida Rrapo e cila kometnoi në një status të deputetit Agron Shehaj këmbëngul se firma e saj në formularin për thirrjen e Kuvendit më 11 d...
TIRANË- Radhë të shumta dhe dyndje qytetarësh janë krijuar ditën e sotme në ambientet e DPSHTRR në Tiranë. Qyetarë të shumtë kanë shpejtuar ditën e sotme p...
TIRANË– Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim nuk e ka humbur mundësinë për të dhënë një mesazh të koduar nga Tropoja, ...
CËRRIK- Një person i akuzuar për disa vjedhje është arrestuar ditën e sotme në Cërrik. Mësohet se në pranga ka rënë 35-vjeçari Edison Mjeshtri.35-vj...
FUSHË KRUJË- Azem Rexhepi, është denoncuesi i radhës që ka trokitur në dyert e emisionit “Stop” në Tv Klan. Këtë mbrëmje në “Stop” është publikuar ras...
SARANDË- Vajza 13 vjeçare në Sarandë që shfrytëzohej për prostitucion nga kryeinspektori i kufirit dhe tutori i saj, të cilët u vunë në pranga të po...
TIRANË – Në Shqipëri, veprimtaret e të drejtave të grave e vajzave si dhe qendrat e këshillimit shprehen për shtimin e denoncimeve të dhunës ndaj tyr...
VLORË- Një aksident ka ndodhur pasditën e sotme në afërsi të spitalit të Vlorës. Mësohet se një makinë ka përplasur një motoçikletë.Nga aksidenti ës...
TIRANË– Videoja që po shikoni tregon momentin e ekzekutimit të Erigers Mihasit e shokut të tij, Armando Dumani, ngjarje e ndodhur më 13 nëntor në zon...
TIRANË- Punonjësit e një fasonerie në Shkodër kanë dalë në protestë ditën e sotme, pasi nuk u është dhënë rroga për tre muaj. Sipas tyre fasoneria është mb...