"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Aktualitet
Varianti Delta në Shqipëri? Ekspertja e ISHP: Kemi dyshime të arsyeshme, po monitorojmë me kujdes situatën
13 Korrik 2021, 10:13Nga DOSJA
TIRANË– Prezenca e variantit Delta të koronavirusit në Shqipëri nuk është konfirmuar ende. ISHP deklaroi ditën e sotme se ka dyshime të arsyeshme, por ende po nuk ka prova. Sipas përfaqësueses së ISHP, mostrat janë dërguar në laborator dhe priten rezultatet.
“Kemi dyshime të arsyeshme dhe prandaj po vazhdojmë të monitorojmë situatën. Por evidenca nuk kemi, zyrtarisht nuk kemi evidenca. Sa i përket hyrjes në vendin tonë ne e kemi deklaruar dhe dyshime të arsyeshme në lidhje me mutacionet të cilat janë fakte të zakonshme në lidhje me viruset respiratore. Mendojmë të vijojmë me testime dhe monitorimin e situatës. Sapo të kemi evidenca të sakta në lidhje këto dyshime të arsyeshme që na kanë ndodhur do t’i bëjmë evidente”, tha përfaqësuesja e ISHP për mediat.
Para paj ditësh, sinjalet për prezencën e variantit Delta u dhanë dhe nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila pranoi se një sërë testesh të dyshuara janë dërguar në Gjermani për konfirmim.
(kle.m./dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shpallur ditën e sotme vendimin për shkarkimin nga detyra të gjyqtares Mirela Iliopullo.Gjyqtarja në Gjykatën...
GREQI- Një përleshje midis dy bandave shqiptare ka përfunduar me një të vdekur mbrëmë në ishullin grek, Mykonos. Një 27-vjeçar shqiptar ështv gjendur i v...
MAT– Disa gra shtatzëna në Mat kanë paralamëruar se do të dalin në protestë ditën e sotme, pasi spitali i qytetit të tyre nuk ka një gjinekolog.Lajmin e k...
LEZHË– Policia e Shtetit ka kryer një operacion anti-drogë në zonën e Mirditës, ku ka bërë të mundur arrestimin e dy të rinjve. Gjatë kontrollit të ushtrua...
DURRËS– Janë bërë publike pamjet e operacionit në Durrës, ku janë arrestuar tre persona, si dhe janë sekuestruar lëndë eksplozive C4, 2 granata dore,...
DURRËS– Policia e Durrësit ka zhvilluar gjatë natës një operacion blic për kapjen e personave në kërkim, të atyre që qarkullojnë me armë zjarri e lëndë nar...
HIMARË- Një 61-vjeçar është vënë në prangat e policisë në Himarë për shkak se akuzohet për kultivim kanabisi.Sipas policisë i arrestuari është F. B....
TIRANË– Reporterët pa kufij kanë dënuar zgjedhjen e Armela Krasniqit në krye të AMA-s, duke e konsideruar këtë një shtypje të lirisë së medias.Përmes një p...
TIRANË- Nga e hëna ka rinisur procesi i Vettingut në Polici, kësaj here me punonjësit e Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat. Vettingu ka ...
PËRRENJAS– Makina e Oficerit të Policisë Gjyqësore në Përrenjas, është përfshirë nga flakët mbrëmjen e djeshme. Ngjarja ka ndodhur në oboorin e banesës së ...