Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
MAT– Disa gra shtatzëna në Mat kanë paralamëruar se do të dalin në protestë ditën e sotme, pasi spitali i qytetit të tyre nuk ka një gjinekolog.
Lajmin e ka bërë me dije deputetja e zgjedhur më 25 prill, Dhurata Çupi, e cila ka publikuar mesazhin e dërguar nga njëra prej tyre. Sipas gruas shtatzënë, e cila ka dërguar mesazhin te deputetja, ka mbi 4 javë që spitali i kësaj zone nuk ka mjek gjinekolog. Sipas saj, nga afro 200 gra shtatzëna, vetëm 5 janë te gatshme të dalin në protestë, pasi kanë frikë se u hiqen njerëzit nga puna, apo arsye të tjera.
Postimi i plotë i Dhurata Çupit:
Zgjidhja duhet urgjente. Sa here kam reaguar vetëm unë dhe askush nuk mban përgjegjesi dhe nuk merren masa për zgjidhje. Ku po shkojme kështu. Të tilla mesazhe me vijnê vazhdimisht. Si nënê, si grua, si deputete i bashkohem kërkesês emergjente se ketyre nenave Matjane.
Përshëndetje znj.Dhurata,
Rrethi i Matit u bene vite qe vuan për një doktor gjinekolog te qëndrueshem. Ishte nje farë kohe dhe tani ka mbi 4 javë qe përsëri spitali eshte pa doktor.
Unë personalisht jam ne shtatzënë ne muajin e fundit dhe për punë ditësh do të sjell nje fëmijë ne jetë në Tiranë. Ama përveç meje ka me qindra gra te frustruara pasi na thane qe do vinte doktori dhe tanime na njoftuan qe doktor nuk vjen. Gratë shtatzëna në zona të thella janë vërtet në rrezik pasi as Tirana nuk i pranon pa qenë konsultuar më parë e keshtu i dergojne ne Lezhë apo Rrëshen në momente te fundit te lindjes.
Duam te organizojmë nje protestë paqësore mirëpo nga frika se u hiqen njerëzit nga puna apo dhe arsye te tjera, nga afro 200 gra shtatzana vetëm 5 jemi te gatshme te dalim ne nje protestë miqësore para spitalit për një të drejtë themelore. Protesta paqësore eshte nesër me date 13.07.2021.
Do ishte mirë nëse edhe ju do ta denonconit rastin ne fjalë, pra të mungesës së gjinekologut ta paraqisnit si problem shqetësues. Unë ju kam shkruar te gjitha mediave dhe 2 prej tyre na kane premtuar qe do jenë nesër pranë nesh për ta denoncuar.
Ne pritje të përgjigjes suaj, Faleminderit!
(kle.m./dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
LEZHË– Policia e Shtetit ka kryer një operacion anti-drogë në zonën e Mirditës, ku ka bërë të mundur arrestimin e dy të rinjve. Gjatë kontrollit të ushtrua...
DURRËS– Janë bërë publike pamjet e operacionit në Durrës, ku janë arrestuar tre persona, si dhe janë sekuestruar lëndë eksplozive C4, 2 granata dore,...
DURRËS– Policia e Durrësit ka zhvilluar gjatë natës një operacion blic për kapjen e personave në kërkim, të atyre që qarkullojnë me armë zjarri e lëndë nar...
HIMARË- Një 61-vjeçar është vënë në prangat e policisë në Himarë për shkak se akuzohet për kultivim kanabisi.Sipas policisë i arrestuari është F. B....
TIRANË– Reporterët pa kufij kanë dënuar zgjedhjen e Armela Krasniqit në krye të AMA-s, duke e konsideruar këtë një shtypje të lirisë së medias.Përmes një p...
TIRANË- Nga e hëna ka rinisur procesi i Vettingut në Polici, kësaj here me punonjësit e Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat. Vettingu ka ...
PËRRENJAS– Makina e Oficerit të Policisë Gjyqësore në Përrenjas, është përfshirë nga flakët mbrëmjen e djeshme. Ngjarja ka ndodhur në oboorin e banesës së ...
KORÇË– Një person ka rënë në pranga pasi u kap duke transportuar tre emigrantë të paligjshëm. 37-vjeçari E.Sh., banues në Elbasan është...
GJIROKASTËR– Një 32-vjeçar nga Bangladeshi është arrestuar nga policia pasi është kapur duke transportuar emigrantë të paligjshëm drejt vendev...
TIRANË– Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore të ditës në portalet në vend. Dosja.al ka në faqe të parë, dërgimin në GJKKO të ish-kreut të Bashkisë së...