LIVE UPDATES
Bota

Heshtje për sulmet ndaj policisë në veri të Kosovës

26 Prill 2022, 19:04 Nga DOSJA
Heshtje për sulmet ndaj policisë në veri të Kosovës

KOSOVË- Autoritetet e Kosovës, deri më tani, nuk kanë njoftuar nëse kanë identifikuar ndonjë të dyshuar për sulmet e njëpasnjëshme ndaj Policisë së Kosovës në veri të vendit. E marta e 26 prillit ka shënuar edhe një sulm ndaj policisë – të gjashtin të tillë që nga 13 prilli. Sulmi ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit në Zubin Potok – komunë me shumicë serbe – dhe dyshohet se është kryer me armë zjarri. Sipas policisë, përveç dëmeve materiale në një automjet, nuk ka pasur zyrtarë të lënduar. Prokuroria e Kosovës, tash e disa ditë, nuk u është përgjigjur pyetjeve të Radios Evropa e Lirë për hetimet që po zhvillon për sulmet në veri – përfshirë atë të së martës.

Më 15 prill, ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka mbajtur një konferencë për media, ku ka njoftuar publikun për katër sulme ndaj Policisë së Kosovës, që kanë filluar nga 13 prilli. Ndërkaq, policia ka njoftuar për sulmin e pestë më 16 prill. Sveçla ka thënë se policia e shtetit ka qenë “cak i sulmeve të armatosura të grupeve kriminale në veri”. Sipas autoriteteve, në sulmet ndaj policisë janë përdorur iriqë metalikë, gurë, granata dore, armë automatike dhe mjete piroteknike. Po ashtu, ka pasur dyshime se disa nga të shtënat kanë ardhur nga territori i Serbisë.

Forca të shtuara të Policisë së Kosovës janë parë të martën rreth zonës kufitare në Zubin Potok. Gjatë ditës, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka kryer edhe një bastisje në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicën e Veriut, por nuk ka treguar nëse ky aksion ka pasur të bëjë me sulmet ndaj policisë. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ka thënë se në këtë operacion nuk ka pasur të arrestuar. As Ministria e Brendshme, as Qeveria e Kosovës nuk u janë përgjigjur pyetjeve të REL-it për situatën e sigurisë në veri, pas sulmeve të njëpasnjëshme.

Paralajmërime për “mosbindje civile” në veri

Por, reagime ka pasur nga Lista Serbe – partia kryesore e komunitetit serb në Kosovë – dhe nga Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë. Drejtori i kësaj të fundit, Petar Petkoviq, ka thënë se “rritja e tensioneve në terren, sidomos në veri, nuk ka të bëjë me serbët”. Sipas Listës Serbe, tendencat janë që këto sulme t’iu mveshen serbëve.

“Ky incident [sulmi i 26 prillit] ka për qëllim destabilizimin e situatës, por është edhe tentim për t’i paraqitur serbët si banditë – gjë që nuk është e vërtetë”, thuhet në një komunikatë të Listës Serbe. Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, në një konferencë për media të mbajtur më 25 prill, ka thënë se ka informata se Prokuroria Speciale e Kosovës ka iniciuar procedura ndaj “qytetarëve serbë, biznesmenëve, kryetarëve të komunave, deputetëve e përfaqësuesve politikë” për atë që Kosova pretendon se “është sulm ndaj rendit kushtetues të Kosovës”.

“Arsyeja është protesta kundër veprimeve të njëanshme të Prishtinës, vitin e kaluar. Persekutimi i motivuar i popullit tonë. Sipas informacioneve që kemi, kjo është një procedurë ndaj më shumë se 70 qytetarëve tanë”, ka thënë Rakiq, duke mos e specifikuar se për cilën protestë e ka fjalën. Serbët kanë protestuar në tetor të vitit të kaluar, pas një aksioni anti-kontrabandë, të zhvilluar nga Policia e Kosovës në rajonin e Prishtinës, Pejës, Mitrovicës së Jugut dhe Mitrovicës së Veriut.

Policia e Kosovës ka thënë se në atë aksion janë sekuestruar “mallra të kontrabanduara, në vlerë prej qindra mijëra eurosh”, dhe ka mbyllur disa rrugë që janë përdorur për kontrabandë. Nëse Prishtina zyrtare fillon me “lëvizje të njëanshme, duke arrestuar qytetarët tanë, ne do të detyrohemi të rezistojmë me të gjitha mjetet demokratike dhe jodemokratike, që përfshijnë mosbindje totale civile, për të mbrojtur të drejtat e njeriut të qytetarëve tanë”, ka thënë po ashtu Rakiq. Ai ka bërë të ditur se Lista Serbe është takuar të hënën me përfaqësuesit e shteteve të Qunt-it – Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar, Gjermania, Italia dhe Franca – nga të cilët ka kërkuar, siç ka thënë, “të pengojnë Prishtinën në përpjekjet e saj për një kaos në veri të Kosovës”.

Po në të njëjtën ditë, Qeveria e Kosovës ka njoftuar se kryeministri Albin Kurti ka pritur në takim ambasadorët e vendeve të Quint-it dhe shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë dhe se ne këtë takim është diskutuar për zhvillimet politike në Kosovë dhe situatën politike në rajon, por nuk janë dhënë më shumë detaje. Misioni i NATO-s në Kosovë – KFOR, Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë dhe Zyra e BE-së i kanë dënuar sulmet kundër Policisë së Kosovës, duke kërkuar që të mos bëhen veprime që mund t’i përshkallëzojnë tensionet në atë zonë.

Këto institucione ende nuk kanë reaguar për sulmin e së martës. Katër komunat në veri të Kosovës, Mitrovica e Veriut, Leposaviqi, Zubin Potoku dhe Zveçani, janë të banuara me shumicë serbe. Ky rajon, ndër vite, ka qenë vatër e trazirave. Të fundit të mëdha kanë ndodhur në shtator të vitit të kaluar, pas një vendimi të Qeverisë së Kosovës për masa reciprociteti ndaj Serbisë, për çështjen e targave të automjeteve. Protestat dhe bllokadat në rrugë, të shkaktuara nga disa serbë lokalë, kanë zgjatur disa javë dhe kanë përfunduar pasi Kosova dhe Serbia kanë arritur një marrëveshje të përkohshme për targa.

Marrë nga REL

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

rajoni rajoni policia e kosoves zubin potok policia e kosoves zubin potok

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet