LIVE UPDATES
Bota

Valeska Esch: SHBA-të të bashkëpunojnë me BE-në për jetësimin e marrëveshjeve ekzistuese

13 Shtator 2020, 21:21 Nga DOSJA
Valeska Esch: SHBA-të të bashkëpunojnë me BE-në

Deutsche Welle: Zonja Esch, Presidenti i Shoqatës së Europës Juglindore, Manuel Sarrazin, i tha Deutsche Welles se takimi i Uashingtonit, më 4 shkurt, ishte një “humbje kohe për rajonin dhe BE-në”. A pajtoheni ju me këtë përfundim? 

Valeska Esch: Pajtohem që takimi në Shtëpinë e Bardhë nuk solli asnjë përmbajtje për dialogun mes dy vendeve dhe, sigurisht, as ndonjë kthesë historike. Unë as nuk e prisja këtë. Por shpresoja që së paku do të sillte diçka të re në raportin dypalësh mes dy vendeve. Por për mendimin tim, të gjitha pikat e marrëveshjes që kanë të bëjnë me marrëdhënien dypalëshe ishin dakordësuar edhe më parë në korniza të tjera, qofshin ato në nivel dypalësh në Bruksel, ose në kuadër të Procesit të Berlinit.

Normalizimi dhe bashkëpunimi ekonomik jo vetëm midis Serbisë dhe Kosovës, por për të gjithë rajonin, janë tejet të rëndësishme. Sidoqoftë, shumë elemente ose nuk janë jetësuar, ose jetësimi  i tyre po ecën me ritme shumë të ngadalta. Por unë dyshoj se kjo do të ndryshojë tani me një deklaratë të re qëllimi, e cila është edhe më pak specifike sesa shumica e marrëveshjeve tashmë të dakordësuara. Pjesa tjetër e marrëveshjes nuk ka asnjë lidhje me normalizimin midis dy vendeve, por ka të bëjë me një numër interesash të politikës së jashtme të administratës Trump.

Si shpjegohet atëherë që rezultati i takimit u prit me eufori nga pjesëmarrësit dhe liderët e tjerë në rajon? 

Mbështetja e SHBA-ve ka qenë gjithmonë thelbësore për Kosovën dhe inskenimi i nënshkrimit në nivelin më të lartë në Shtëpinë e Bardhë ishte një moment i efektshëm mediatik për të gjitha palët. Prandaj edhe me sa duket të gjithë kishin rënë dakord ta prezantonin si një kthesë historike. Por po të shohësh pikat e dokumenteve të nënshkruara, konstaton se nuk është ashtu. Fitimi i vetëm nga perspektiva e Kosovës ishte njohja nga Izraeli, por kjo nuk është aq thelbësore për Kosovën. Sepse çmimi është hapja e ambasadës në Jerusalem, një hap që – ndryshe nga çfarë pretendon ambasadori Grenell – nuk përbën afrim me pozicionet “perëndimore”.

Njohja e Jerusalemit si kryeqytet i Izraelit ishte një hap i bërë nga administrata e Trumpit. Ky hap është i diskutueshëm jo vetëm brenda SHBA-ve, por ai refuzohet edhe nga BE-ja. Duke pasur parasysh që këto dy vende synojnë anëtarësimin në BE, ky hap sjell pikërisht të kundërtën. Pikat e tjera, siç janë klasifikimi i Hisbollahut si organizatë terroriste dhe angazhimi kundër diskriminimit të homoseksualëve janë sigurisht të drejta, por nuk kanë të bëjnë me raportet dypalëshe mes dy vendeve.

Nëse shohim pikat që kanë të bëjnë me marrëdhëniet bilaterale, si për shembull, pjesëmarrjen e Kosovës në Mini-Schengen, cili është disavantazhi, sipas mendimit tuaj? 

Serbia dhe Kosova janë dy vende europiane që synojnë të hyjnë në BE. Prandaj është e rëndësishme të shtrohen binarët që i drejtojnë vendet nga ky destinacion dhe ndihmojnë në ecurinë e procesit të integrimit. Bashkëpunimi ekonomik në të gjithë rajonin është një nga prioritetet kryesore të BE-së dhe qeveria gjermane ka lancuar enkas për këtë Procesin e Berlinit, qysh në vitin 2014. Ç’është e vërteta, edhe këtu po përparohet me shumë vështirësi dhe shumë marrëveshje të arritura nuk janë jetësuar tërësisht. Për këtë nevojitet më shumë angazhim i politikanëve dhe qeverive në rajon dhe ndoshta më shumë presion politik nga ana e BE-së. Nisur nga kjo, për mendimin tim, mbështetja amerikane për nisma të tilla është shumë pozitive. Kujtoj se qysh në samitin e Procesit të Berlinit në Trieste, në vitin 2017, u miratua një plan veprimi disavjeçar për krijimin e një hapësire të përbashkët ekonomike në të gjithë rajonin. Ky  plan u pranua nga të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. Do të ishte mire që ky plan të jetësohej më shpejt dhe në mënyrë më konsekuente, sesa të dilej dy vjet më pas me një nismë kinse të re, si ajo e  „Mini-Schengenii Ballkanik“. Nëse qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dëshiron ta mbështesë konkretisht normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve dhe afrimin e tyre me BE-në, për mendimin tim, ajo duhet të përpiqet që t’i bashkojë këto nisma dhe së bashku me BE-në dhe vendet e Ballkanit Perëndimor, dhe sidomos me Serbinë e Kosovën, të punojë për jetësimin e tyre.

Pas takimit në Uashington janë shtuar sërish zërat që kërkojnë një rol moderues të BE-së në rajon. Çfarë mund të bëjë BE-ja më shumë se çfarë po bën deri tani?

BE-ja ka qenë përgjegjëse për ndërmjetësimin në dialogun midis Serbisë dhe Kosovës që nga viti 2011. Ajo ndërmjetësoi marrëveshjen e parë dypalëshe në 2013. Por me kritikën që kurrë nuk bëri presion për zbatimin e kësaj marrëveshjeje dhe se nuk ka bërë ndonjë përparim të mëtejshëm thelbësor në vitet e fundit. Për mua, caktimi i një përfaqësuesi për dialogun ishte një hap i rëndësishëm drejt marrjes së përgjegjësisë dhe intensifikimit të dialogut. Që nga prilli i këtij viti u ngarkua Miroslav Lajçaku të ndërmjetësojë një marrëveshje gjithëpërfshirëse të normalizimit midis dy vendeve. Kjo nuk është një detyrë e lehtë, por ai gëzon mbështetjen e vendeve anëtare të BE-së dhe sidomos Franca dhe Gjermania kanë kontribuar në mënyrë aktive. Mbështetja e SHBA.-së për këtë dialog gjithëpërfshirës do të jetë gjithashtu e rëndësishme në mënyrë që më në fund të gjendet një zgjidhje. Suksesi në këtë dialog do të varet gjithashtu nga vullneti politik dhe gatishmëria për kompromis nga ana e të dy qeverive dhe sidomos Serbia do të duhet të bëjë lëshime. Kjo kërkon zgjidhje të qarta dhe asnjë paqartësi konstruktive. Për më tepër, marrëveshjet duhet të formulohen qartë dhe të merret parasysh edhe zbatimi i tyre. Në këtë pikë BE-ja duhet të mësojë nga gabimet e marrëveshjes së vitit 2013. Sidoqoftë, nëse Serbia dhe Kosova vazhdojnë ta shohin të ardhmen e tyre në BE, siç e kanë nënvizuar edhe një herë qeveritë, nuk ka asnjë alternativë ndaj kësaj zgjidhjeje të gjithëpërfshirëse.

Valeska Esch është drejtore e Programit për Europën pranë Institutit Aspen në Gjermani.

Marrë nga dw 

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota valeska esch valeska esch

Sondazh

Poll

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën