LIVE UPDATES
Bota

Nga ‘jelekë verdhët’, në Francë, vrasja e George Floyd në SHBA, shpërthimi i fuqishëm në Bejrut e deri tek zgjedhja

13 Shtator 2020, 17:27 Nga DOSJA
Nga ‘jelekë verdhët’, në Francë, vrasja e George

Edhe pse në kohë pandemie qytetarët e sheteve të ndryshme të botës nuk e morën serizisht situatën përpara sistemit që ju shkelte të drejtat. Pas shpërthimit të pandemisë në shumë shtete të botës ndryshuan politikat, dhe liderët e shteteve vendosën ligje dhe rregulla që binin ndesh me popullin duke i bërë këta të fundit që të ngriheshin dhe të protestonin. Fillimisht, pas izolimit protestat nisën me ‘jelëkë verdhët’ pasi këta të fundit ishin kundër reformës së pensionistëve që kishte vendosur Macron. Më pas vrasja e Floyd nga një polic alarmoi gjithë botën, ku nuk munguan as protestat. Protestat shpërthyen edhe në Evropë ku qytetarët e Gjermanisë, Bjellorusisë, Serbisë dolën kundër sistemit qeverisës dhe rregullat që kishin vendosur këta të fundit për Covid-19.

Dosja.al më poshtë sjellë të gjitha protestat që janë zhvilluar në botë që nga muaji mars e deri më tani

Protesta e Jelekë Verdhëve në Francë

Më 14 mars në Francë edhe pse qeveria kishte marrë masa kundër pandemisë së Covid-19 në vend shpërthyen protestat. Më 14 mars qindra “jelekë verdhë” protestuan në Paris edhe pse qeveria kishte ndaluar që të bëhen mitingje për shkak të përhapjes së koronavirusit. Në protestë ishin më shumë se 400 protestues të cilët marshuan drejt Ministrisë së Financave.

Qëllimi i protestës së tyre ishte sepse ata nuk ishin dakord me reformën që Emanuel Macron kishte vendosur për pensionistët. Por edhe pse në protestën kundër reformës ata ishin të pajisur me maska dhe doreza, teksa në duar mbanin parulla kundër Macron. Një ditë më pas situata mes policëve dhe protestuese u përkeqësua. Sipas vidoeve që publikuan mediat e huaja oficerët nisën të hidhnin gaz lotësjellës kundër protestuesve e ndërsa këto të fundit nisin t’i godasin.

Protestat masive në SHBA për vrasjen e George Floyed

Më 25 maj, afroamerikani George floyd u vra në mënyrë barbare nga një polic gjatë momentit të arrestimit. Në një video që u publikua në mediat ndërkombëtare u tregua momenti kur një polic që ishte i bardhë gjatë momentit të arrestimit i vendosi gjurin në qafë Floyd për tetë miuta e 46 sekonda duke e lënë të vdekur. Vrasja e George Floyd do të mbahet mend gjatë jo vetëm për ameikanët, por për mbarë botën. Pas vdekjes së tij miliona qytetarë për javë të tëra mbushën rrugët dhe sheshet e SHBA-së për të protestuar për vrasjen e 46 -vjeçarit me ngjyrë. Protesta në SHBA ishte masive dhe e dhunshme ku si pasojë 10 mijë qytetarë u arrestuan si dhe pati qindra të plagosur.

Në pamjet që publikuan nga mediat e huja protestuesit dita ditës nisën të revoltoheshin duke shkatërruar çdo gjë që iu dilte përpara, duke thyer dyqane, e supermarkete.

Më vonë  mediat raportuan se rasti i Floyd nuk ishte rast i vetëm në Amerikë që vritej nga policia, por një ngjarje  e tillë kishte ndodhur edhe më 3 mars, por që nuk u raportua nga mediat. Pas dëgjimit të kasaj ngjarje qytetarët amerikanë shpërthyen ndaj policëve duke i sulmuar ku dhe për pasojë shumë oficër dhe protestues u lënduan.

Protestat kundër racizmit në Londër

Më 17 qershor, pas vrasjes së George Flod shpërthyen protestat edhe në Londër kundë racizmit. Motoja e kësaj proteste ishte “Black Lives Matter”. Por sikurse ndodhi edhe në shumë qytete të Amerikës pas 25 majit ku protestuesit u përleshën rëndë me policinë në protestat për vrasjen e George Floyd, e njëjta gjë ndodhi edhe në Londër. Në protestë protestuesit u përleshën me policinë ku nuk munguan sulmet me mjetet e rënda si dhe gazi lotësjellës nga policia. Por në protestë morën pjesë edhe mbështetës të të djathtëve  britanikë, që ishin njerëz të bardhë.

 Protestat në Irzael, qytetarët kërkojnë largimin e kryeministrit të vendit

Pandemia nuli ndali qytetarët e Izraelit që të protestonin, duke kërkuar që kryeministri i vendit të largohej nga detyra. Më 8 gusht mijëra izraelitë u mbledhën para godinës së kryeministrisë duke kërkuar largmimin nga detyra të kreut të qeverisë, Benjamin Netanyahu. Në pamjet që u publikuan nga mediat vendase qyetarët dukeshin qartë se nuk ju interesonte nëse në botë ekziston sëmundja vdekjeprurëse e Covid-19. Qytetarët kishin marshuar drejt sheshit me flamuj në duar ku kërkonin rrëzimin e sitemit. Izraelitët akuzuan Netanyahun për korrupsion.

Protestat në Serbi

Pas vendimit të Aleksandër Vuçiç më tetë korrik ku presidenti serb tha se vendi do të izolohet sërish si një masë parandaluese për përhapjene Covid-19, qytetarët u ngritën në këmbë.

Edhe pse asokohe numri i të infekturve nga Covid-19 në Serbi ishte i lartë qytetarët organizuan protesta kundër vendimit të qeverisë, ku dhe kërkuan dorëheqjen e liderit serb.

Por protestat nuk ishin paqësore ku mes qytetarev dhe policisë pati përleshje të mëdha ku si pasojë u shkaktuan shumë dëme si dhe u plagosën 43 policë  dhe 17 civilë. Po ashtu sipas asaj që raportuan mediat e huja 23 persona u arrestuan dhe shumë të tjerë u lënduan. Protestat masive u mbajtën para Parlamentit serb në Beograd ku e sulmuan atë më pas u futen edhe brenda tij, nga ku nisën përplasjet e forta me efektivët e policisë.

Protestat antiqeveritare në Liban

4 ditë pas shpërthimit të fuqishëm që ndodhi në Liban pasditen e 4 gushtit ku si pasojë humbën jetën 200 persoana dhe u plagosën rreth 6000 të tjerë, në vend shpërthyen protestat antiqeveritare. Sipas asaj që raportuan mediat e huaja qyetatarët akuzuan qeverinë për korrupsion dhe për moskujdesje të lëndës plasëse që ishte brenda portit. Po ashtu ata thonin se qeveria ishte e informuar për çdo gjë dhe se nuk mori masa paraprake për të mbrojtur vendin.

Si pasojë e protestave të dhunshme mbetën të plagosur rreth 728 njerëz dhe një polic humbi jetën. Qytetarët u revoltuan duke u përleshur me policnë ku kjo e fundit është përpjekur të shpërndajë turmat me gaz lotsjellës. Vetëm disa ditë më pas qytetarët marshuan drejt parlamentit dhe instutucineve shtetërore ku disave prej tyre u vendosën dhe flakën. Duke qenë se situata në vend u alarmua dhe qytetarët nuk hoqën dorë nga protestat, qeveria e Libanit u detyrua të jap dorëheqjen ku kryeministri Hasan Diab dhe dhe ministrat e kabinetit të tij u larguan nga detyra. Por edhe pas dorëheqjes së qeverisë protestat në vend nuk u ndalën ku mijëra qytearë u mblodhën përpara parlamentit ku dhe u pëleshën me policinë.

Shkak i katastrofës së 4 gushtit është bërë shpërthimi i 2,750 ton nitrat amoniumi që ishin ruajtur në një mënyrë të pasigurt në një depo për plot gjashtë vite, ku si pasojë 300 mijë persona mbetën të pastrehë dhe qyteti u shkatërrua.

Protestat në Bjellorusi

Pas publikimit të rezultateve të zgjedhjeve që u zhvilluan më 9 gusht në Bjellorusi në vend ‘plasën’ protestat. Protestat në Bjellorusi nisën, pasi Tikhanovskaya humbi zgjedhjet presidenciale përballë Alexander Lukashenkos, i cili drejton vendin prej vitit 1994. Sipas rezultatit paraprak, Lukashenko grumbulloi afro 80% të votave, ndërsa kundërshtarja e tij arriti të grumbullonte vetëm 9.9% për qind. Liderja e opozitës akuzoi Lukashenkon për manipulim të rezultatit, pasi në zgjedhje nuk kishte vëzhgues dhe komisionerë zgjedhor.

Pas deklaratës lideres së opozitës qytetarët u revoltuan duke marshuar në sheshet e vendit për të kërkuar dorëheqjen e Lukeshankos. Sipas asaj që raportuan mediat e huaja autoritetet arrestuan rreth 7000 persona. Ndërkohë gjatë përleshjeve që patën qytetarët me oficerët qindra persona u plagosën dhe disa të tjerë ngelën të vrarë.

Sakaq në lidhje me situatën që u krijua në Bjellorusi, dhe kreu i vendit nuk po merrte asnjë masë në lidhje me qetësimin e situatës, liderët e shteteve të botës u munduan që në vend të vendosnin qetësi. Liderët e Europës dhe SHBA-ja nuk i njohën zgjedhjet, dhe në lojë  hyri  edhe OSBE-ja, kryesimin e të cilës e ka kryeministri Edi Rama këtë vit. Në cilësinë e kreut të OSBE-së, Rama ka propozoi një dialog të hapur dhe konstruktiv mes tij, Kryetares së ardhshme të OSBE-së, Ministres së Punëve të Jashtme të Suedisë, Ann Linde dhe qeverinë e përfaqësuesit e opozitës së Bjellorusisë. Por Lukashenko ishte i vemdosur se nuk do të largohej nga pushteti.

Protestat kundër masave të Covd-19 në Londër

Mijëra njerëz që besuan se koronavirusi është një mashtrim u mbledhën më 29 gusht në sheshin Trafalgar të Londrës për të protestuar kundër kufizimeve si dhe kundër vendosjes së maskave. Në  protestën e cila u qujat  “Bashkohu për Lirinë” njerëzit bënin  thirrje që qeveria t’u jap fund gënjeshtrave. Ata kërkuan nga që qeveria t’u jap lirinë që ju takon dhe të mos mashtrojë më njerëzit me pretendimin se do të ketë një vaksinë kundër koronavirusit.

Mediat e huaja publikuan foto ku shiheshin turma të mëdha njerëzish ku askush prej tyre nuk mbante veshur maskë. Protestuesit mbanin në duar parrulla me fjalë që shkruajnë se Covid-19 është një mashtrim. Ndërkohë shumë njerëz u shprehën për mediat britanike, se kanë dalë në protestë pasi janë kundër vendosjes së maskës duke qenë se sipas tyre ata zvogëlojnë imunitetin.

Protestat kundër masave kufizuese të Covid-19 në Gjermani

Duke qenë se qenë se qeveria gjermane vendsosi masa të ashpra kufizuese për parandalimin e Covid-19, qindra qytetar u revoltuan pasi nuk ishin dakord me vendimin e zyrtarëve të lartë. Kështu, për pasojë rreth 38 mijë persona marshuan në sheshet e Berlinit më 30 gusht. Protestat fillimisht ishin paqësore po më pas situata u përkeqësua ku policët dhe qytetarët u zunë me njëri tjetrin dhe si rezultat 300 persona u arrestuan. Thirrjet e tyre nuk u morën parasysh kështu protestuesit filluan të qëllonin me gurë dhe shishe mbi autoritetet. Qytetarët kërkonin nga qeveria të heq masat kufizuese për parandalimin e Covid-19 pasi sipas tyre ishin të kota. Në protestën në Gjermani nuk munguan as fëmijët që kërkonin liri.

(A.K.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota protestat ne bote protestat ne bote


Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale