Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË– Ish-deputetja e Partisë Demokratike ka zgjedhur të dalë përpara publikut me një monolog të veçantë. e ftuar në “E diela shqiptare”, Duma interpretoi disa vargje të të madhit Gjergj Fishta, pjesë të poemës dramatike Gomari i Babatasit (metamorfoza).
Këtë herë ish-deputetja ka lënë jashtë saj anën e politikës, duke surprizuar publikuar me interpretimin drithërues.
Vargjet Fishtes e recituara nga Grida Duma:
Ju rrugaca sallahana, vagabonda shakllabana,
rricna t’ndyet, mikrobe të kqi, qi të mjerës moj Shqipni,
kthelltë hi i keni në mushkni, pa dhimbë gjakun tuj ia pi,
por der kur, bre batakçi!
Bre coftina, kalbe mbi dhè
der kur ju, tu tallë npër ne,
do t’na qelbi fis e atdhè?
Ah! Bre ju..nuk dij shka u kjoftë,
se tash ma jemi tue u njoftë,
se kush jini e shka jini
se kah shkoni e se kah vini
plang e shpi se kah i kini
e sa pare u ban gjaku:
se për ju, po, duhet laku,
për me u vjerrë o kund m’do i shpat!
Deri dje, pa kmishë mbi shtat,
me ‘i gjysmë setre t’pa astar,
lshuemum krahve kalavar
e me ‘i komçë t’njtitme nën grykë:
pantallonat me “gjyslykë”
kto edhe lidhun me nji spagë:
shtatit rreshke e ba saragë,
t’tanë gordec e berbalec
pa ndo ‘i msim, pa ndonji dije,
me ‘i fillore a nji iptadije,
erz e shpirt qitun nën themër:
turq a sllave a grek me zemër,
falun barkut veç Shqipnisë,
si ajo marrja e t’gjith njerzisë…
tuj u shite ju për gjithë treg,
sod na mbahi “Skandërbeg”,
e ngërdhucë, goditë, limue,
rrue, qethë, pipirique,
tash n’”smoking”, tash në “bon-jour”
ju, qi dje s’kishit as ushkuer
me lidhë brekët me nder me thanë
m’sahan t’huej gjithmonë me ngranë,
rrugën krejt na e keni zanë,
ke na shkoni pash e m’pash,
edhe besa me “gulash”
me “afishe” e me “sultjash”,
me “kjumshtuer” e me “ashurè”,
“kosha gjelash” si kubure,
“tarator”, “pilaf me kos”,
“mish me qepe” e “majdanos”
“shish qebap”, “brizholla viçi”,
“kunguj t’mbushum”, “kuzuici”,
“kabuni”- e “mualebi”.
Barku sod ju rri ju kodër,
kargatisë e bamun lodër:
der sa ata burrat e dheut,
qi për jetë e nderë t’Atdheut
kane ra n’luftë si shqipe t’leta,
kanë shkri gja e shpija t’veta,
kanë tuj dekë rrugave unit,
me iu dhimbë gurit e drunit.
Përse, po, kta matrahulla,
kta shqiptarë, shqiptarë kah ksula,
n’vend qi ju me u vu n’konop,
a se brinjt m’jau zbru me shkop,
a, mos tjetër, me u ngushtue
me xjerrë zhuri kund m’ndo ‘i prrue
për me shtrue ndo ‘i rrugë të shtetit
a me dlirë ndo ‘i skelë detit,
lavjerre buzësh, harru si viça
kqyrin m’ju si t’ishi ogiça,
për me u pri udhës s’qytetnisë
e me i sjellë t’marën Shqipnisë.
Ani kush, pra, me i pri kombit:
ju, do pyka bijtë prej llomit
qi “shqiptarë” vedit i thoni,
jo pse ju Shqipninë e doni,
jo pse ju ndo ‘i send kuptoni
shka asht Atdheu e shka asht Liria,
shka asht Vllaznija a Parasija,
Përparimi e Qytetnia,
por veç pse ende der më sot
nji tyran s’po e gjeni dot,
nën kambë t’cillit ju me u shtrue,
se un ma tash ma jam regjë me jue,
e jau njof shpirtin der m’palc,
pleh i ndytë me u bartun n’shalc
e me u qitë jashta Shqipnije.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Aktorja Arjola Demiri dhe kolegu i saj, Irgen Çela (Xhoda) kanë treguar së fundmi se si e ngjizën “çiftin e lumtur”, dyshen që interp...
ITALI-Pandeminë e koronavirusit mesa që po kërcënon gjithë botën e ka ndjerë edhe vullkani aktiv madh në Europë, Etna.Vullkani ka shpërthyer duke nxjerrë nga kr...
TIRANË- Tayna është një nga reperet më të njohura dhe më të komentura për publikun shqiptarë por jo vetëm. Ajo fillimisht famën më të madhe e mori me këngë...
TIRANË– Aktorja Arjola Demiri, e njohur për rolin e saj në “Çifti i lumtur” në “Portokalli”, është vënë përballë disa ...
TIRANË-Flori Mumajesi, Klajdi Haruni dhe Bruno padyshim që janë tre këngëtarët më të komentuar në publik për zërin si dhe për shoqërinë që ata kanë prej vi...
TIRANË– Brikeno, një nga konkurentët e emisionit “Përputhen”, ka shfaqur hapur pëlqimin për Margaretin, modelen shqiptare që iu bashkua këtij emisioni, dy ...
TIRANË– Ministrja Elisa Spiropali është shprehur se do t’i shkonte më shumë një ngjyrë blu se sa e kuqe, por ngjara blu është tashmë e ‘x...
TIRANË– Alesia Bami, pjesë e prezantuesve në ‘E diell”, ka një ide të qartë se çfarë profesioni kërkon që të ketë bashkëshorti i saj i ardhshëm. Në ...
TIRANË– Këngëtari i njohur Sabri Fejzullahu është bashkuar më në fund me të shoqen në karantinë. Lajmin që i ka sjellë lumturi, e ka bërë me dije vetë keng...