LIVE UPDATES
Ekonomi

Udhëzimi i Financave: Si do të jenë faturat e reja të bizneseve nga 1 shtatori, do ndryshojë rrënjësisht mënyra e faturi

11 Prill 2020, 07:23 Nga DOSJA
Udhëzimi i Financave: Si do të jenë faturat e reja të

TIRANË- Ministria e Financave ka publikuar udhëzimin “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”, i cili ë përcaktojë rregullat dhe procedurat për lëshimin e faturës dhe zbatimin e procedurës së fiskalizimit, bazuar në sistemin e ri që pritet të hyjë në fuqi nga 1 shtatori për bizneset e mëdha dhe nga 1 janari i vitit të ardhshëm për bizneset e vogla. Ky sistem do të ndryshojë rrënjësisht mënyrën se si bizneset do lëshojnë faturat, po ashtu dhe teknologjinë, që do të përdorin. Bizneset do të duhet të kenë lidhje të përhershme në internet, si dhe zgjidhje të certifikuar software-ike, e cila realizon nënshkrimin elektronik duke përdorur një certifikatë elektronike, komunikimin në kohë reale me sistemin e informacionit të administrates tatimore qendrore me anë të krijimit dhe shkëmbimit të një mesazhi XML bazuar në përmbajtjen e të dhënave të shitjeve.

Dispozitat e këtij udhëzimi zbatohen nga të gjithë tatimpaguesit që lëshojnë fatura në përputhje me Ligjin dhe legjislacionin në fuqi për tatimin mbi vlerën e shtuar dhe përcaktojnë detyrimet për lëshimin e faturës, zbatimin e procedurës së fiskalizimit në kohë, si dhe detyrime të tjera.

Ky udhëzim zbatohet nga organet publike, të cilët janë të detyruar të pranojnë faturat elektronike, në përputhje me nenin 25 të Ligjit, dhe nëse ato gjithashtu kryejnë veprimtari ekonomike, sipas legjislacionit në fuqi për tatimin mbi vlerën e shtuar për të cilat konsiderohen se janë persona të tatueshëm, zbatohen edhe detyrimet nga pika 1 e këtij neni.

Ky udhëzim zbatohet gjithashtu nga bankat, institucionet financiare jobanka dhe subjektet e tjera që ofrojnë shërbime pagese të faturave elektronike, sipas detyrimit të njoftimit të pagesave sipas nenit 37 të Ligjit, dhe kur kryejnë furnizime të tatueshme sipas legjislacionit në fuqi për tatimin mbi vlerën e shtuar për të cilin konsiderohet se janë persona të tatueshëm.

Tatimpaguesit që duhet të lëshojnë faturë

1.Tatimpaguesit që lëshojnë fatura  janë të gjithë personat fizikë dhe juridikë, të cilët janë tatimpagues të tatimit mbi fitimin, tatimit të thjeshtuar mbi fitimin dhe/ose tatimit mbi vlerën e shtuar (TVSH), përfshirë personat e tatueshëm, që i nënshtrohen regjimit (skemës) të bizneseve të vogla sipas legjislacionit në fuqi për tatimin mbi vlerën e shtuar, pavarësisht nga qarkullimi vjetor i realizuar në vitin paraardhës ose në atë aktual.

Për shembull, bankat ose institucionet e tjera financiare jobanka konsiderohen gjithashtu si tatimpagues që lëshojnë fatura nëse i nënshtrohen tatimit mbi fitimin dhe nëse kryejnë veprimtari të tjera që nuk janë të përjashtuara nga detyrimi për lëshimin faturës, sipas legjislacionit në fuqi për tatimin mbi vlerën e shtuar. 2.Organizatat jofitimprurëse, njësitë e zbatimit të projektit, organet publike qendrore dhe vendore, organizatat politike dhe organet e tjera të ngjashme duhet të lëshojnë faturë, nëse kryejnë veprimtari ekonomike.

3.Në mënyrë që të lëshojnë fatura dhe të kryejnë procesin e fiskalizimit, tatimpaguesit që lëshojnë fatura sipas nenit 4 të Ligjit, përpara fillimit të lëshimit të faturës, duhet:

a) të sigurojnë kushte për përdorimin e zgjidhjes software-ike, sipas nenit 21 të këtij udhëzimi dhe të marrin certifikatën elektronike nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI); b) të japin informacione për të gjitha vendet e ushtrimit të veprimtarisë së biznesit në të cilat ushtrojnë veprimtari biznesi, sipas nenit 17 të këtij udhëzimi;

c) të japin informacione për operatorët që lëshojnë fatura, sipas nenit 18 të këtij udhëzimi;

ç) të japin informacione për mirëmbajtësin e zgjidhjes software-ike, sipas nenit 19 të këtij udhëzimi;

d) të regjistrojnë pajisjet elektronike të faturimit për lëshimin e faturave për pagesa me para në dorë, sipas nenit 17 të këtij udhëzimi.

4.Tatimpaguesi që lëshon faturë, përveç detyrimit që vjen nga pika 3 e këtij neni, me qëllim të zbatimit të procedurës së fiskalizimit, para fillimit të lëshimit të faturës, duhet të sigurojë gjithashtu:

a) lidhje të përhershme në internet;

b) zgjidhje të certifikuar software-ike, e cila realizon nënshkrimin elektronik duke përdorur një certifikatë elektronike, komunikimin në kohë reale me sistemin e informacionit të administratës tatimore qendrore me anë të krijimit dhe shkëmbimit të një mesazhi në format XML, si dhe printimin e faturës përfshirë kodin QR.

5.Tatimpaguesi që lëshon faturë, përveç detyrimit që vjen nga pika 3 e këtij neni, me qëllim të zbatimit të procedurës së fiskalizimit për regjistrimin e shitjeve përmes pajisjeve të vetëshërbimit (automatët), siguron:

a) lidhje të përhershme në internet;

b) zgjidhje të certifikuar software-ike, e cila realizon nënshkrimin elektronik duke përdorur një certifikatë elektronike, komunikimin në kohë reale me sistemin e informacionit të administrates tatimore qendrore me anë të krijimit dhe shkëmbimit të një mesazhi XML bazuar në përmbajtjen e të dhënave të shitjeve.

Tatimpaguesit që përjashtohen nga detyrimi për të lëshuar faturë

1.Sipas nenit 5 të Ligjit, tatimpaguesit të cilët përjashtohen nga detyrimi për të lëshuar dhe fiskalizuar fatura për furnizimet që kryejnë, janë si më poshtë:

a) prodhuesit bujqësorë, nëse janë ose jo, subjekte të skemës së kompensimit në përputhje me ligjin e TVSH-së;

b) tatimpaguesit që shesin bileta ose abone për transport pasagjerësh në sektorin e transportit publik urban brenda qytetit (autobusë) në përputhje me vendimin e njësive të vetëqeverisjes vendore, nëse kjo biletë ose abone i shitet pasagjerëve direkt nga drejtuesi i mjetit ose nga një person i autorizuar;

c) personat fizikë të regjistruar në Administratën Tatimore si “ambulantë”.

2.Sipas nenit 97 të ligjit për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë, lëshimi i një fature nuk kërkohet në rastin e furnizimeve të shërbimeve të përjashtuara nga TVSH-ja, sipas shkronjave nga “a” në “e”, të nenit 53, të këtij ligji. Për shembull, bankat dhe institucionet e tjera jofinanciare nuk janë detyruara të lëshojnë faturë për ofrimin e shërbimeve të përjashtuara sipas ligjit për TVSH-në.

3.Personave, të cilëve u referohen pikat 1 dhe 2 të këtij neni, nuk kanë detyrimin që të regjistrojnë vendin e ushtrimit të aktivitetit të biznesit, operatorët, prodhuesin dhe mirëmbajtësin e zgjidhjes software-ike, ose të përmbushin ndonjë detyrim tjetër, sipas Ligjit. Sidoqoftë, nëse përveç këtyre aktiviteteve të përjashtuara kryejnë edhe veprimtari të tjera për të cilat janë të detyruar të lëshojnë një faturë në bazë të Ligjit, atëherë janë të detyruar të lëshojnë fatura dhe të zbatojnë procedurën e fiskalizimit për ato aktivitete të tjera, jo të përjashtuara dhe të përmbushin të gjitha detyrimet bazuar në Ligj. Tatimpaguesit e referuar në pikën 1, shkronja “b” duhet të njoftojnë administratën tatimore për shumën totale të biletave të shitura gjatë çdo dite për të cilat nuk është lëshuar dhe fiskalizuar faturë individuale, në formën e faturës përmbledhëse të fiskalizuar, jo më vonë dhe para fundit të ditës tjetër, për llogaritjen e TVSH-së dhe detyrimeve të tjera tatimore, si dhe përmbushjen e detyrimeve të tjera sipas Ligjit.

4.Kur individi kryen një shitje rastësore, për shembull kryerja e një shërbimi të rastësishëm dhe jo të përsëritur tek një tatimpagues, shet ar ose send tjetër personal, nëse transaksioni përbën thjesht ushtrimin e të drejtës së pronësisë nga mbajtësi i tij dhe nuk është i regjistruar në regjistrin tregtar, atëherë blerësi, i cili është tatimpagues që lëshon fatura, lëshon autofaturë pa llogaritur TVSH-në në rastin e blerjeve nga individë të paregjistruar.

Pajisjet fiskale dhe zgjidhja software-ike për zbatimin e procedurës së fiskalizimit

1.Zgjidhja software-ike për procedurën e fiskalizimitnënkupton programin e përshtatshëm për zbatimin e Ligjit dhe të këtij udhëzimi që përdoret nga tatimpaguesi dhe qëështë e certifikuar nga AKSHI dhe administrate tatimore qendrore.

1.2. Zgjidhja software-ike për pagesa me para në dorë përmban shërbimet e mëposhtme të

fiskalizimit:

1.3. Zgjidhja software-ike për pagesa pa para në dorë përmban një shërbim fiskalizimi për fiskalizimin e faturave.

1.4. Zgjidhja software-ike për pajisjet e vetëshërbimit (automatët) përmban një shërbim fiskalizimi për regjistrimin e pajisjeve të vetëshërbimit dhe fiskalizimin e të dhënave të shitjeve.

1.5. Specifikimet teknike për zgjidhjen softwareike publikohen në faqen e internetit të administratës tatimore.

1.6. Nuk nevojitet memorie specifike fiskale (WORM) për procesin e fiskalizimit. Sidoqoftë, secila faturë e lëshuar duhet të ruhet nga tatimpaguesi që lëshon fatura, në sistemin e tij elektronik të informacionit (në kujtesën e pajisjeve elektronike të përdorura për lëshimin e faturave, ose në një server tjetër, ose në kujtesë të jashtme) gjatë periudhës së ruajtjes të përcaktuar në ligjin për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë, për të garantuar që fatura mund të paraqitet, nëse kërkohet, brenda një kohe të arsyeshme, në të njëjtën mënyrë siç kërkohet menjëherë, përfshirë në rastin pas procesit të konvertimit, në një formë të lexueshme në ekran ose e printuar. Duhet të jetë e mundur që të kontrollohet se informacioni ndërmjet skedarit origjinal elektronik dhe dokumentit të lexueshëm nuk ka ndryshuar.

(Marrë nga Monitor.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

ekonomi ekonomi faturat e biznesit ministria e financave udhezimi i ri faturat e biznesit ministria e financave udhezimi i ri

Sondazh

Poll

Rama flet nga Mali i Zi për Zvërnecin: Nuk ka projekt ende, por kjo është dhuratë për Shqipërinë

Rama flet nga Mali i Zi për Zvërnecin: Nuk ka projekt ende, por kjo është dhuratë për Shqipërinë

Berisha: Dosjen e Lindave të AKSHI-t e ka mbyllur përfundimisht Rama

Berisha: Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk marrim pjesë

Ngushëllimet/ Berisha: Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore

Vrasja e Enea Mekollit/ Berisha: Do hetojë edhe Komisioni i Sigurisë...

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve