Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Ekonomi
Miratohet fondi, FMN do ndihmojë shqipërinë me 175 mln € për përballimin e COVID-19
10 Prill 2020, 20:42Nga DOSJA
SHBA– Bordi Ekzekutiv i Fondit Monetar Ndëkombëtar miratoi sot një fond 175 milionë euro, mbështetje emergjente për Shqipërinë nën Instrumentin e Shpejtë të Financimit për të përballuar nevojat urgjente të bilancit të pagesave që rrjedhin nga shpërthimi i pandemisë së COVID-19 dhe pas tërmetit të fortë që goditi vendin më parë.
RFI-ja u ofron ndihmë të shpejtë financiare vendeve anëtare që përballen me një nevojë urgjente për mbulimin e bilancit të pagesave, pa pasur nevojë për një program ekonomik apo rishikime. Instrumenti mund të ofrojë mbështetje për një sërë nevojash urgjente, përfshirë ato që rrjedhin nga goditje në çmimet e mallrave të bursës, fatkeqësi natyrore, konflikte dhe situatat pas konfliktit. Ndihma financiare nën instrumentin e RFI-së ofrohet në formën e disbursimit të menjëhershëm.
Për shkak të dy goditjeve të njëpasnjëshme (tërmeti dhe pandemia Covid-19) aktiviteti ekonomik në Shqipëri mund të pësojë tkurrje domethënëse në vitin 2020, për tu ndjekur nga një rimëkëmbje në vitin 2021. Duke parë situatën që është në zhvillim të vazhdueshëm, këto parashikime janë subjekt i një pasigurie të lartë dhe rreziqe me kah nga ulja.
Në përfundim të diksutimeve të bordit, Tao Zhang, zv/drejtori i përgjithshëm dhe kryetari në detyrë tha se dy goditjet kanë shkaktuar probleme. “Tërmeti i 26 nëntorit 2019 dhe pandemia aktuale e Covid-19 kanë shkaktuar vështirësi të konsiderueshme dhe ndërprerje të aktivitetit ekonomik në Shqipëri. Këto dy goditje të njëpasnjëshme pritet që të krijojnë presione të mëdha fiskale dhe një nevojë urgjente për bilancin e pagesave përkundrejt shtrëngimit të kushteve financiare botërore”, u shpreh Zhang.
Më tej ai u shpreh se përgjigja e autoriteteve ndaj goditjeve ka qenë në kohën dhe drejtimin e duhur. “Në përgjigje të pandemisë Covid-19, autoritetet kanë ndërmarrë masa shtrënguese për kontrollin dhe ngadalësimin e përhapjes dhe kanë shpallur një paketë fiskale prej 1.4 perqind të PBB-së për të siguruar kujdesin e duhur shëndetësor dhe mbështetje për familjet dhe bizneset e prekura. Vendimi i fundit i Bankës së Shqipërisë për të ulur normën kyçe të interesit është gjithashtu i mirëpritur”, shtoi ai.
(Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Ministrja e Financave, Anila Denaj ka folur për paketën ekonomike të miratuar nga qeveria për të ndihmuar biznesin gjatë periudhës së pandemisë së ...
TIRANË- Gurvenatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ka bërë sot me dije se Fondi Monetar Ndërkombëtar do i japë shtetit shqiptar 175 milion Euro hua, p...
TIRANË– Qeveria ka vendosur të lejojë bizneset e vogla që këtë vit të paguajnë më vonë këstet tremujore të tatimit të thjeshtuar të fitimit, i cili p...
TIRANË- Qendra e Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Shqipëri ka dhënë disa këshilla të rëndësishme për qytetarët, në përballimin e koronavirusit. Në n...
TIRANË- Drejtoria e Tatimeve ka sqaruar sot të githë procedurën që duhet të ndjekin qytetarët që kanë humbur punën për shkak të COVID-19 dhe përfitojnë një...
Duke vlerësuar ndikimin që do të ketë pandemia Covid-19 në vendet e Rajonit të ECA (Europa Lindore dhe Azia Qendrore), Banka Botërore ndër të tjera vuri në dukj...
Shqipëri- 30 prilli është afati i fundit për deklarimin e të ardhurave të 2019-s, për individët që i kanë ato më shumë se 2 milionë lekë në vit. Deri tani nuk k...
TIRANË– Prej fundit të dhjetorit kur koronavirusi shpërtheu masivisht në Ëuhan të Kinës, shkecëtarët dhe ekspertët nisën të hulumtoninë për rrugët e ...
Shqipëria pritet të humbasë 1,4 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto, thuhet në raportin e pranverës të publikuar nga Banka Botërore në lidhje me vendet e E...
Kristo Sotiri sapo kishte përfunduar riparimet e dëmeve që la pas tërmeti i 26 nëntorit në hotelin e tij, kur ia behu kriza e dytë e bllokimit për shkak të epid...