Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
U tërhoq zvarrë nga policia, e moshuara në ‘5 maj’: S’më lanë të merrrja as rrobat
19 Janar 2022, 15:44Nga DOSJA
TIRANË – Banorja e lagjes “5 maj” Liza Marku, e cila u nxor me forcë nga banesa e saj reagoi e indinjuar. Për “Syri.tv”, 78-vjeçarja tha se efektivët e rendit nuk e lanë të merrte rrobat, pasaportën e saj dhe sendet e tjera personale. Gjithashtu, e moshuara tha se policët kujtuan se ajo kishte armë në shtëpi, pranaj nuk e lanë të kthehej brenda. Ajo u përgjigj me ironi se nëse kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj do t’i donte rrobat e saj për gruan e tij, ajo do t’ia dhuronte. Më tej, Marku akuzoi Veliaj si kriminel dhe hajdut.
“Erion Veliaj nuk ka për të ndenjur në karrige. Turp të ketë që merret me një plakë. S’më lanë të merrja as rrobat. Mbase ka dashur t’ia jepte të shoqes. Po të kishte dashur, do t’ia kishafalur. As pasaportën greke s’më kanë lënë ta marrë. Këtë masakër që ka bërë se ka bërë njeri. Më ka shtyrë zvarrë policia. Më thanë se s’do hyja brenda. U trembën se kujtuan se kisha armë, por çfrëa tu bëja fëmijëve.
Djali ka folur në media. Tani jemi në qiell të hapur, ku të shkojmë?! Të gjithë shqiptarëve u them të ikin. Veliaj dhe ata janë të fortë që dërguan 500 policë këtu. Po të isha e fortë s’do ma prishnin shtëpinë. Erion Veliaj është kriminel. S’kam çfarë të bëj. Të marrë rrugët unë një plakë 78 vjeçe. Ra tërmeti, Veliaj i mori paratë, pse s’ia dha popullit?! Ishalla ka zot dhe ia zhduk fëmijën dhe nënën e tij, e le të qajë!
BRITANI E MADHE- Një “hitman” i akuzuar për vrasjen e Flamur Beqirit ishte instruktuar për të udhëtuar në Londër nga një “boss” në Suedi, por nuk kishte asnjë i...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta e ka konsideruar të madhërishëm kreun e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla. Pas takimit të zhvilloi...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka zgjedhur të bëjë humor edhe me shkarkimin e tij si President nga Partia Socialiste. I pyetur nga gazetarët nëse takim...
TIRANË– Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi ka reaguar për herë të parë në lidhje me datën e zgjedhjeve të pjesshme lokale. Në ...
TIRANË– Dy janë datat në të cilat qytetarët e gjashtë qyteteve të Shqipërisë do të mund tu drejtohet kutive të votimit për të zgjdhur kryetarin e Bas...