LIVE UPDATES
Bota

U sekuestruan gjatë operacionit në zonën kufitare të Kosovës, 120 lopë i pret “dënimi me vdekje”, ja ç’do ndod

21 Shtator 2020, 17:05 Nga DOSJA
U sekuestruan gjatë operacionit në zonën kufitare të

Lopët që u konfiskuan në mbrëmjen e së premtes në fshatin Karaçevë të Kamenicës do të theren për të burgosurit në burgjet e vendit. Por, para therjes, fillimisht lopëve do të iu bëhen analiza laboratorike nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës. Ndërkohë, në AUV e kanë konfirmuar se marrja e këtyre mostrave tashmë ka filluar.

Pjesëtarë të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës të premten mbrëma kanë realizuar një aksion në fshatin Karaçevë të Komunës së Kamenicës, zonë kjo kufitare mes Kosovës dhe Serbisë.

Sipas Prokurorisë së Gjilanit, aksioni është kryer nën dyshimin për bixhoz të paligjshëm, trafikim me njerëz, trafikim me armë, trafikim me narkotikë, kontrabandim me mallra dhe aktivitete të tjera kriminale.

Nën këto dyshime, janë arrestuar mbi 30 persona dhe janë sekuestruar aparate të lojërave të fatit, rreth 120 gjedhe, si dhe gjësende të ndryshme si prova materiale, që dyshohet të jenë përdorur në aktivitete kriminale.

Për të arrestuarit në këtë aksion, tashmë është caktuar masa e sigurisë prej një muaji paraburgim, derisa mishi i lopëve të konfiskuara do të shkojë nëpër burgjet e vendit.

Se këto lopë do të theren për të burgosurit e ka konfirmuar për Gazetën Express, zëdhënësi i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Florent Gashi.

Gashi ka treguar se 59 lopë që janë konfiskuar atë natë, tashmë janë vendosur në stallën e Qendrës Korrektuese në Dubravë.

Gashi ka bërë me dije se i kanë kërkuar Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës që të dërgojë inspektorët veterinerë që të marrin mostra të gjakut për analiza laboratorike rreth shëndetit të lopëve.

“59 krerë lopësh që janë konfiskuar në aksionin e Karaçevës janë vendosur në stallën e Qendrës Korrektuese të Dubravës. SHKK tashmë i ka kërkuar AVUK-ut të dërgoi inspektorët veteriner të autorizuar për marrjen e mostrave të gjakut për analiza laboratorike rreth shëndetit të lopëve. Mostrat janë duke u marr në këto momente”, ka thënë Gashi.

Ai ka bërë me dije se sapo t’i pranojnë rezultatet e analizave, do të fillojnë me therjen dhe se mishi i tyre do të përdoret për nevoja të kuzhinave nëpër burgje.

“Sapo t’i kemi rezultatet, do të fillohet me therjen dhe mishi i tyre do të përdoret për nevojat e kuzhinave të institucioneve korrektuese”, ka deklaruar Gashi për Express. Marrja e këtyre mostrave veçse ka nisur tashmë. Në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinës i kanë thënë Expressit se për këto lopë do të vendoset pas daljes së rezultateve.

“Zyra regjionale e AUV-it në Pejë ka urdhëruar praktikën veterinare të kontraktuar, nisjen e marrjes së mostrave të gjakut, nga ora 13:00. Në momentin që laboratori lëshon rezultatin, varësisht nga rezultati do të procedohen tutje”, ka thënë zëdhënësi i AUV-it, Lamir Thaçi.

Ndryshe, këtë aksion e kanë përcjellë nga afër edhe drejtori i Policisë, Rashit Qalaj, dhe kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati.

E se një aksion i tillë do të ndodhte e kishte paralajmëruar në seancën e djeshme vetë ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu.

Veliu ishte thirrur dje në interpelancë në lidhje me hyrjen dhe patrullimin e pjesëtarëve të uniformuar të Republikës së Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës, përkatësisht në fshatin Karaçevë të Komunës së Kamenicës.

Gjatë fjalës së tij, ai kishte treguar se si në kohën sa në krye të Qeverisë ishte Albin Kurti, kishte kërkuar që të kryenin një operacion për mbylljen e kazinove në atë pjesë, por siç thotë, Kurti nuk i kishte dhënë leje.

“Është fakt i vërtetë që gjatë Qeverisë Kurti janë ndërtuar dhe kanë funksionuar pa pengesë të gjitha kazinotë. Në muajin shkurt nga shefi yt kam kërkuar që të bëhet operacion që të ndalojmë punën e kazinove, por nuk ka leju. Shko pyete”, ka thënë Veliu

Ai u kthehet deputetëve me fjalët se shumë shpejt do ta kryejë këtë aksion dhe se do ta shohin.

“Në shkurt më pengoi Kurti, tash s’më ndal askush. Atë punë do ta bëj dhe ndoshta do ta dëgjoni shumë shpejt, do ta bëj”, tha dje Veliu.

Marrë nga Gazeta Express

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni kosove kosove

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj