LIVE UPDATES
Aktualitet

U rrah nga 4 policë, 15-vjeçari tregon shenjat në trup, flet ç’i ndodhi: Më goditën edhe rrugës për në komisariat

15 Maj 2020, 21:03 Nga DOSJA
U rrah nga 4 policë, 15-vjeçari tregon shenjat në trup, flet

TIRANË– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme rreth orës 16.50 tek Parku i Liqenit Artificial në Tiranë. Një video e shpërndarë në mediat sociale, që është filmuar nga qytetarë të rastit, tregon një grup policësh të cilët mbajnë poshtë vetes një adoleshent, ndërsa njëri prej tyre duket ndërsa e godet disa herë me shpulla. Adoleshenti i shtrirë në tokë dëgjohet ndërsa thërret dhe mundohet të lirohet.

Abc News mëson se djali është 15-vjeçari me iniciale S.Ç. Duke folur për Abc News, nëna e tij është shprehur se adoleshenti e ka respektuar karantinën deri më tani, ndërsa shtoi se ditën e sotme i kishte kërkuar që të dilte me shokët nga Liqeni. Zonja thekson se i biri ka qenë vigjilent gjatë gjithë kohës së karantinës dhe ka ndenjur gjithë kohës me të në shtëpi dhe se sot doli vetëm për të bërë xhiro me shokët.

Nëna e djalit tregon: “Djali nuk është fare mirë realisht. Kaloi një traumë të pashpjegueshme. Është 15 vjeç. Ta imagjinosh që ka qenë vigjilent gjatë gjithë kohës së karantinës, ka qenë në shtëpi me mua. Karantinën e kemi ruajtur, e kemi respektuar. Duke parë këtë javë…sot më kërkoi leje që të shkonte nga liqeni, i thashë mirë mami shko, mos u vono. Doli vetëm për të bërë xhiro me biçikletë.”

Më tej zonja tregon se pasi djali u vonua, ajo e mori në telefon dhe e pyeti se ku ishte, ndërsa ai i tregoi që ndodhej në polici pasi “më kapën këta me biçikletë.”


Ndërsa, vetë 15-vjeçari rrëfeu për Abc News se ishte me dy shokë të tjerë dhe po shkonin në shtëpi kur policët u kishin thënë që ktheheshin nga pas.

Por, sipas të riut, pasi ata u thanë që nuk dinin rrugën, policët thirrën patrullën dhe aty filloi gjendja të përshkallëzohej.

Djali tregon: “Po kaloja me dy shokë të tjerë po shkonim në shtëpi, na bërën që të kthehemi nga pas, unë u thashë që nuk e dimë rrugën. I thashë që nuk e di rrugën, a mund të kaloj këtej u thashë. Pastaj thirrën një patrullë policie, u mblodhën 5 policë dhe po më mbanin nga biçikleta se kishin frikë se mos ikja.”

Më pas ai thotë se i thanë që të zbriste nga biçikleta, por ai refuzoi sepse kishte frikë pasi biçikleta nuk ishte e tija, dhe aty filluan që t’i gjuanin me shpulla.

Ai tregon: “Më thanë zbrit, unë nuk zbrita. Pasi nuk zbrita erdhi një polic më kapi nga krahu, më gjuajti në shpullë… më kërkuan kartën e identitet po u thashë që nuk kam se nuk e kam mbushur moshën.

Po ashtu, 15-vjeçari tregon se policët e gjuajtën edhe rrugës për në komisariat, ndërsa ndodhej i prangosur bashkë me shokun e tij në makinë pasi “po fliste shumë sepse ishte i nevrikosur”.

Ai thotë se në polici e mbajnë 45 minuta dhe më pas e liruan pasi i erdhën prindërit.

Ndërkohë, burime për Abc News thonë se për tre nga efektivët në video ka nisur hetimi disiplinor ndërsa efektivi që shihet duke e gjuajtur të riun me shpulla do të shkarkohet.

Marrë nga abcnews.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet policia dhunon adoleshentin tirane policia dhunon adoleshentin tirane

Sondazh

Poll
Aktualitet 15 Maj 2020, 19:08

Si ndryshoi pandemia familjet shqiptare?

SHQIPËRI- Çfarë hoqi familja shqiptare dhe si ndryshoi ajo në këta dy muaj karantinë? A janë krijuar kushtet për një “revolucion” në familjet tona p...

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari