Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Aktualitet
U nda sot nga jeta, Meta për Edi Luarasin: Shembull i kurajës qytetare, frymëzuese
3 Dhjetor 2021, 19:45Nga DOSJA
TIRANË – Presidenti Ilir Meta shprehu pikëllimin për ndarjen nga jeta të ish-aktores Edi Luarasi ditën e sotme. Kreu i Shtetit e konsideroi 81-vjeçaren si “figurë frymëzuese për artistët e rinj dhe shembull i kurajës qytetare e dinjitetit njerëzor duke sfiduar padrejtësitë e diktaturës komuniste.
Meta shton se ndihet i privilegjuar që i dha të ndjerës pak kohë më parë dekoratën “Nderi i Kombit”.
MESAZHI I ILIR METËS PËR NDARJEN NGA JETA TË EDI LUARASIT:
Me shumë keqardhje mësova lajmin e ndarjes nga jeta të aktores së mirënjohur dhe të talentuar, Edi Luarasi, një prej ikonave të filmit dhe skenës shqiptare, të cilën vetëm pak muaj më parë pata privilegjin ta vlerësoj me Dekoratën e Lartë “Nderi i Kombit”.
Duke ju shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe komunitetit të artistëve, lutem të prehet në paqen e merituar!
Luarasi luajti pak role gjatë karrierës së saj pas dënimit të bashkëshortit të saj Mihal Luarasi me 8 vite burg gjatë regjimit komunist. Ajo mban titullin “Artiste e Merituar” dhe “Nderi i Kombit”.
Edi Luarasi ndërroi jetë sot pasi vuante nga një sëmundje e rëndë.
Mesazh ngushëllues për familjen e ish-artistes shqiptare shprehu dhe kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha.
Çdo ditë 24 pacientë me Covid transportohen për në spital nga ambulanca e urgjencës kombëtare, por një pjesë e mirë e tyre vijojnë të trajtohen në shtëpi...
BRITANI E MADHE- Margaret Brown, një ganeze jeton në Britaninë e Madhe, tregoi historinë e saj si një nënë e vetme, duke u shprehur se një shqiptar u martua me ...
TIRANË- Arti shqiptar në zi! Aktorja e njohur Edi Luarasi është ndarë nga jeta në moshën 81-vjeçare për shkak se vuante nga një sëmundje e rëndë. So...
DEVOLL– Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbajtur sot “Foltoren” e radhës me demokratët e Devollit, duke konfirmuar edhe njëherë Kuvendin e 11 dhjetorit, d...
TIRANË– 4 persona kanë ndërruar jetë nga pandemia e koronavirusit në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit n...